• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjithë po largohen sepse me Berishën e kanë humbjen në xhep!

by Kreshnik Spahiu
08/11/2022 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Vala e dorëheqjeve në Partinë Demokratike ka vazhduar sot me dy figurat më të larta, Grida Duma dhe Alfred Rushaj.

Të dy ishin zv/kryetarë të Partisë në kohën e Lulzim Bashës dhe në opinionin publik konsideroheshin si yje në ngritje dhe në karrierën e tyre ishin dy nga personalitetet më të forta të opozitës.

Largimi i tyre juridikisht zëvendësohet me mandatin e listë pasardhëse që sipas rradhës i bie të jenë dy mbështetës të afërt të Lulzim Bashës. Ky i fundit në përpjekje të rikuperimit të gabimeve të 2017 ku 30 deputet nga lista rezervë i dolën nga rreshti, këtë rradhë bëri kujdes që në listat rezervë 2021 të ishin besnikët e tij.

6 muaj para zgjedhjeve lokale, opozita shqiptare është më e çthurur se kurrë.

– dështuan primaret në rrethe sepse askush nuk kandidon për kryetar Bashkie sepse janë të sigurtë në rezultat humbës

– ju lutëm Ilir Metës të bashkohet me ata sepse s’kanë asnjë aleat

– 38 deputet që përfaqësojnē 380.000 votues demokratë janë kundër Sali Berishës

– partia është ndarë në 7 pjesē

– SHBA dhe UK u bën thirrje largoni Berishën

– BE i ka izoluar dhe nuk i njeh më si parti europiane

– as logo dhe as vulë nuk kanë

Historia më e zezë e një opozite në 100 vite po ndodh këtë dimër.

Po ikin gjithë, madje edhe ata që mbështetën Berishën.

Iku i pari Mark Marku, iku Grida Duma, iku Alfred Rusha, iku, iku, iku. Kanë 32 vjet vetëm largohen me mijëra drejtues dhe kontribues nga kjo parti që vetëm demokratike nuk është.

Po ikin të gjithë ata që janë afër dhe e kanë kuptuar se me Sali Berishën e kanë humbjen në xhep.

Po qëndrojnë vetëm disa kufoma që kanë vdekur politikisht ose njerëz të pashpresë që s’kanë alternativa sepse Ramën e urrejnë dhe s’dinë për kë të votojnë.

Po ikin dhe do vazhdojnë të ikin deri në vitin 2025 dhe atëherë do të shikoni sesi do vriten me njëri-tjetrin si atyre që u shpohet gomonja në mes oqeanit, por nuk dinë not.

Do kujtohen atëherë për t’u larguar por bregu do jetë shumë larg se nuk kanë shpëtim.

Iluzioni i foltores ishte zhgënjim i thellë.

– as nuk hapën dyert

– as nuk u bashkuan

– as nuk ju afrua askush

Ajo parti duhet mbyllur dhe hedhur buzë lumi,t ose në të kundërt demokracinë e mori lumi sepse këta vulë humbur do na lënë Edi Ramën edhe disa mandate në pushtet.

Thjesht po ikin të gjithë nga Titaniku i shpuar.

Po largohen më shumë udhëheqës nga partia sesa emigrantë nga Shqipëria.

Shyqyr o Zot kanë Lanën afër zyrave, sepse po të kishin hapësirë detare, do të duheshin mijëra gomone dhe komardare.

Next Post
“Brenda rrjetit të trafikantëve shqiptarë”/ Media britanike: Kalimin në La Mansh e bëjnë kurdët, kush nuk paguan lekët rrezikon të…

"Brenda rrjetit të trafikantëve shqiptarë"/ Media britanike: Kalimin në La Mansh e bëjnë kurdët, kush nuk paguan lekët rrezikon të…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In