• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Të gjithë në alarm nga “Balena Blu”, kryeprokurori belg udhëzon vartësit dhe prindërit

by A R
24/05/2017 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas takimit të prokurorëve që diskutuan për luftën kundër krimeve kibernetike, prokurori federal i Belgjikës, Frederik Van Lwv u ka bërë një apel prindërve që të njoftojnë autoritetet për çdo ndryshim në sjelljet e fëmijëve.

Ky apel vjen pas vetëvrasjeve të shumta të adoleshentëve në disa vende të Evropes, të cilët kanë rënë në grackën e lojës vdekjeprurëse “Balena Blu”.

“Bota dixhitale nuk njeh kufij. Nuk e di si është siuata në Shqipëri, por do të jetë shumë e dobishme të verifikojmë nëse ekziston edhe këtu ai lloj problemi. Nuk do të çuditesha nëse do ta zbulonit edhe këtu sepse është një problem i fshehur dhe duhet marrë seriozisht nga efektivët e policisë. Mund të ketë prindër të gatshëm të raportojnë se fëmijët e tyre po bëjnë diçka të çuditshme sepse sfidat duken si të pafajshme. Duhet të hyjmë gjithashtu brenda bisedave të tyre për të parë kush është i përfshirë në këtë problem. Ndaj kjo është edhe një thirrje për prindërit. E bëmë këtë edhe në Belgjikë, që të ndërgjegjësohen për çdo ndryshim sjelljeje të fëmijës sepse është pak a shumë i njëjti problem që patëm me fëmijë të izoluar nga interneti, që vendosën të shkonin në Siri e të luftonin atje, apo edhe gra që shkuan në Raka. Është thuajse i njëjti problem”, deklaron Van Lwv.

Por çfarë masash duhen ndërmarrë në këtë situatë?

“Ka shumë gjëra që mund të bëjmë. Së pari duhet t’i mbrojmë të rinjtë dhe të fillojmë të marrim masa mbrojtëse. Duhet të komunikojmë me median, duhet të bëjmë kujdes sepse ai lloj komunikimi mund të provokojë vetëvrasje të tjera dhe në nivelin e shkeljeve kriminale duhet të gjejmë personat që e kanë këtë ide. Por problemi me botën dixhitale është se brenda një kohe të shkurtër gjërat përhapen shpejt, sepse mesazhi ripërhapet nga persona të tjerë, ndaj është e vështirë të gjesh kush e pati idenë fillestare”, ka thënë Van Lwv.

Prokurori federal pohon se tashmë loja vdekjeprurëse “Balena Blu” është një sfidë që kërkon zgjidhje në nivel europian.

“Sfida e lojës “Balena Blu” është një fenomen krejtësisht i ri. E zbuluam dhe ne në Belgjikë. Problemi më i madh me këtë fenomen është se agjencitë e zbatimit të ligjit nuk janë në dijeni mbi të. Neve na u desh gjithashtu të zbulonim çfarë shkelje është bërë, ku është bërë dhe gjendesh përballë një lloj sfide ku shkëmbehen dhe 50 sfida të tjera. E fundit fare është të bësh vetëvrasje. Ka shumë adoleshentë të përfshirë. Ne për momentin kemi diktuar 18 “file” në Belgjikë dhe ka edhe “file” në Francë e Holandë, prandaj vendosëm të mblidhnim të gjithë prokurorët në Belgjikë që të kishim një panoramë sa më të qartë të problemit. Gjithashtu duam që këtë çështje ta zgjidhim në nivel europian”, ka shtuar Van Lwv. Top Channel

Next Post
Pse nuk mund ta kemi më parlamentin e vitit 1992?!

Edhe Haradinaj është produkt Kosove!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com