• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Të gjithë meritojnë drejtësi”, Alec Baldwin akuzohet për vrasje të pavullnetshme

by A R
20/01/2023 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori Alec Baldwin do të akuzohet për vrasje të pavullnetshme në lidhje me vrasjen e kineastes Halyna Hutchins, e cila mbeti e vrarë në një shesh xhirimi. Baldwin ishte duke zhvilluar prova për një skenë për filmin “Rust’ kur qëlloi me armën e përcaktuar për rolin.

Akuzat do të ngrihen gjithashtu ndaj Hannah Gutierrez Reed, ekspertja e armëve të filmit. Avokatët e të dyve thanë se synojnë t’i hedhin poshtë akuzat në gjykatë. Prokurorja e qarkut e Santa Fe, Mary Carmack-Altëies njoftoi ngritjen e akuzave të enjten.

“Aktori dhe producenti Alec Baldwin dhe ekspertja e armëve Hannah Gutierrez Reed do të ngarkohen secili me dy akuza për vrasje të pavullnetshme. Kam konstatuar se ka prova të mjaftueshme. Këtu askush nuk është mbi ligjin dhe të gjithë meritojnë drejtësi.”

Avokati i Baldwin, Luke Nikas, e quajti vendimin e prokurorëve “një gabim të tmerrshëm drejtësie”.

Nëse shpallen fajtorë, të dy përballen me një dënim deri në 18 muaj burg dhe një gjobë prej 5,000 dollarësh. Ata do të gjykohen nga një juri, thanë prokurorët. Regjisori i filmit Joel Souza u plagos gjithashtu në të shtënat, por prokurorët thanë se për këtë rast nuk do të ngrihet asnjë akuzë.

Ndihmësi i regjisorit të filmit, David Halls, u deklarua fajtor për akuzën e përdorimit të pakujdesshëm të një arme vdekjeprurëse, thanë prokurorët. Ai do të vuajë një dënim prej gjashtë muajsh shërbim prove.

/a.r

Next Post
VIDEO/ Spahiu, i ashpër ndaj Tabakut: Në nivelin e një parukiereje. E bëri Basha nënkryetare bashkie, pasi s’ka punuar asnjë ditë në jetën e saj

"Rama është Messi, Berisha Ronaldo". Habit me krahasimin Kreshnik Spahiu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com