Kundër trajnerit Panucci. Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Andorra, trajneri i komanduar i kombëtares Ervin Bulku dhe kapiteni Elseid Hysaj të paktën ishin kundër deklaratave të italianit, pas ndeshjes me Turqinë, kur tha se këta lojtarë kam dhe s’kam çfarë marr më shumë.
Duket sikur e keqja ka kaluar dhe si Bulku ashtu edhe Hysaj shprehën bindjen se ndaj Andorras, skuadra do të marrë fitoren e parë të kualifikueseve të europianit.
Skuadra ka zhvilluar edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes. Situata fizike e lojtarëve është e mirë, por mbetet për t’u përcaktuar formacioni dhe rreshtimi me të cilin do të nisë ndeshja kundër Andorras.