• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjithë kanë Covid!, po ku shkuan fjalët e Helena Kadaresë!?

by Frrok Çupi
27/10/2021 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Frrok Çupi

Para tre ditësh, Helena Kadare, kur s’ka dalë në publik prej vitesh, doli dhe lëshoi një lutje për rininë. “Ne të rriturit i shpëtuam kësaj murtaje në sajë të vaksinës. Por çfarë na duhet jeta pa nipërit e mbesat tona”. Ky ishte mesazhi i Helenës, teksa rinia i bie rrethe rrotull qyteteve dhe universiteteve me këngën; ‘Nuk e bëjmë vaksinën!’. Shumë prej tyre dëgjojnë ekstravagancën e tjetrit në krah, ndërsa të tjerë dëgjojnë ‘gomerët e zgjuar’ të internetit. Por virusi po merr trenin dhe i bie vërdallë vendit tonë dhe kontinentit mbarë me më shumë viktima ngarkuar.

… Më erdhi në mendje një këngë e pas- viteve 2000 nga një komedi amerikane: “Të gjithë kanë SIDA/ SIDA, SIDA, SIDA/ Dhe kështu ky është fundi i historisë sonë/ Dhe të gjithë kanë vdekur nga SIDA’.

Këtu në Tiranë, sot në mëngjes, një djalë të ri (17 a 18) të veshur mirë, e pashë teksa u afrua te kabina e ambulancës për tamponin. Pastaj më ra në sy kur u kthye për përgjigjen. Pastaj u preka e nuk ia ndava sytë, sepse ai u shkreh në lot…

Atëherë, a mund të jemi komikë me jetën si në këngën ‘Sida’?!

Pjesa e parë komike është se nuk po këndohet as ‘Virusi/ Virusi/ Virusi’ qoftë edhe si komedi. Shumica, që në mëngjes po nisen me këngë në gojë ‘Partia/ Partia/ Partia’. Vetëm këta muajt e fundit, fjala ‘Partia!’ ka zënë më shumë kohë nga jeta e njeriut se sa vetë ‘jeta’ ose ‘vdekja’. Vaniteti po merr kohën më të madhe te njeriu. Kur mblidhen në Parti herën e dytë, askush nuk numëron e as do me ia ditë sa kanë vdekur nga ata të foltores së parë.

Komedia e dytë është ajo e ‘predikuesve’ të shkencës, që thonë se ‘Covidi është historia e vitit të kaluar… Ne vendosëm që Covidi mbaroi!’. Disa mbajnë mend pranverë- verën e izolimit të vitit 2019; kur ca shijuan ballkonin, ca shijuan ekranet dhe familjen e ca u iku truri…

Por ne jemi përsëri në gjendje të rëndë. Disa histori të frikshme… disa statistika më të frikshme po na vijnë përditë. Sot një fëmijë 5 vjeç nga Saranda humbi jetën. Sot vdiqën 6 vetë dhe 264 u infektuan. Para dy ditësh humbën jetën 10, edhe një ditë më parë 11… Por në kohën e ‘izolimit’, të paktën, rinia ishte e sigurt se ‘nuk kishte lidhje’. Tani jemi në momentin kur me ‘rininë ka lidhje’. Të rinjtë nuk duan vaksinën, ky është paradoksi… “E kam të pamundur t’i gjej logjikën refuzimit të vaksinës prej tyre. Është njësoj si t’i thuash Jetës jo! Kaq e thjeshtë”. (Fjalët e Helena Kadaresë).

Një gazetar i Londrës, Sam Leith shkruante dje rreth të të njëjtës ‘dramë’. Pikërisht mes tyre ishte thënë se ‘Iku!’ Kjo është historia e vitit të kaluar!’. Por bash atëherë kur e quajtën ‘të vitit të kaluar’, në 48 orë, katër vetë ranë ‘si miza’- shkruan autori: Vëllai, nëna, nipi dhe babai! Edhe kolegu i tij që drejtonte Festën Letrare doli pozitiv. Atëherë u detyrua të zëvendësonte kolegun. Kur mbërriti, u prezantua para audiencës: ‘Mirë se erdhët në Cliveden!’. Ata lëshuan një të qeshur me shije të keqe, domethënë ç’është kjo ‘Mirëserdhët!’ në një kohë trishtimi.

Komedia e tretë është mënyra si po shkojnë ‘të gjithë’ në një drejtim. Të paktën kështu duhet kur shikojmë në ekrane rini që nuk do vaksinën. Këta janë të zellshmit që tallen me ata që u shkojnë pas politikanëve ‘si delet’ në të njëjtin drejtim; por për vete u shkojnë pas disa njerëzve ‘të ditur të ekraneve’. Ndërsa gjithë bota që do jetën po e quan vaksinën të nevojshme, por jo të mjaftueshme, ka shumë edhe këtu që po shkojnë në të kundërt.

Media britanike ka guxuar të shkruajë se ‘na duhet akses të shkojmë në rrugë pa kufoma dhe jo në rrugë të mbushur me kufoma!’. Kaq i lartë është alarmi; por ne nuk guxojmë ta themi, pasi tingëllon i pashpirt.

Disa thonë se ‘këto janë dokrra’ për të ndihmuar qeverinë që të shtrëngojë rregullat. Mirë, edhe kështu le të jetë. Qeveria nuk ka përse manifeston ‘instinktin liridashës’, por të ushtrojë efekte politike. Sot duhet bërë një gjë duke shtrënguar rregullat, ndryshe një ditë edhe qeveria do të detyrohet ta bëjë po atë gjë, por absolutisht.

Next Post
Nesër dita e “JO”-së greke, Hoxha: Lista e zezë, SHISH dhe anti-terrori gati, çfarë po ndodh në jug

Nesër dita e “JO”-së greke, Hoxha: Lista e zezë, SHISH dhe anti-terrori gati, çfarë po ndodh në jug

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po ju, e doni Shqipërinë?

Po ju, e doni Shqipërinë?

July 11, 2026
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

July 11, 2026
Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

July 11, 2026
BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

July 11, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

July 11, 2026
Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

July 11, 2026
VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

July 11, 2026
U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

July 11, 2026
Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

July 11, 2026
Po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, aksidenti në punë i merr jetën 36-vjeçarit në Kolonjë

Po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, aksidenti në punë i merr jetën 36-vjeçarit në Kolonjë

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In