• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjithë janë të lumtur me Salianjin në qeli

by Ardit Rada
27/09/2024 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Ervin Salianji ka tentuar të përdorë precedentin e dënimit me burg për shpifje, për t’i thënë opinionit publik se është viktimë e kundërshtarit politik. Bashkë me këtë rast, kundërshtarët e tij të vjetër publik në studiot televizive kanë nisur që mbrëmjen e djeshme t’i zbusin qendrimet duke u shprehur se kjo masë është e ekzagjeruar. Në fakt hipokrizia apo zbythja para faktit duhet ndare nga ajo që kërkon realisht opinion. Sepse të gjithë jemi viktima verbale të debatit të ashpër politik që shpesh agravon në fantazi ku askush nuk mban përgjegjësi për çfarë thotë. E shprehur ndryshe, populli ka dashur t’i shohë me kohë në burg të gjithë ata që janë fshehur pas ligjeve se nga foltorja e Kuvendit apo e partisë mund të thuash çdo gjë pa mbajtur përgjegjësi.

Këtë kanë bërë kryesisht Ilir Meta dhe Sali Berisha që në momente të ndryshme kanë bërë thirrje për armatosje të popullit dhe vrasje të uniformave blu apo inspektorëve të shtetit. Këtë bënte Basha dikur që nxiste çadren të dhunonte administratën publike e kështu me radhë. Të gjitha këto deklarata që për ndonjërin janë të harruara, në momentet që janë shprehur kanë tronditur jo pak njerëzit duke ngjallur pasiguri, depresion e neveri ndaj politikës.

Sot Ervin Salianji po përdoret për herë të dytë nga Sali Berisha. Njëherë me tentativën për të inkriminuar ish-ministrin e Brendshëm dhe këtë herë duke ia mbushur mendjen se duhet të bëjë burgun. Ose PD ka nevojë për një hero të ri pas hekurave pasi dështoi të ngjallë ndonjë frymë me Berishën, ose mbështetja e madhe për të cilën flet Salianji realisht nuk ekziston. Pra në 24 orët e fundit, jo vetëm që partia nuk po i ofrohet ta mbrojë brenda selisë, por të pesta herët që ai ka vajtur në seli, s’i ka shkuar në mbështetje askush në oborrin e PD.

E vetmja gjë e guximshme që Salianji ka thënë sot para arrestimit në konferencën LIVE ishte guximi i tij për t’u përballur me çdo mjet me armikun. Dhe realisht e kemi parë sesi mori shkopin e bejsbollit në dorë kundër Sali Berishës kur ky i fundit ngriti dorë kundër godinës dhe njerëzve të partisë së tij.

Deklarata ku çalon sinqeriteti i tij është ajo se s’do përkulet kurrë para kundërshtarit. Ka kohë që Salianji i është përkulur Berishës duke harruar se kur i përkulesh dikujt, i ke kthyer të ndenjurat një tjetri. Në rastin konkret, fatmirësisht dinjitetit të tij dhe jo ndonjë personi fizik.

Next Post
Sherr për të dashurin mes dy grave, njëra i vë flakën tjetrës

Sherr për të dashurin mes dy grave, njëra i vë flakën tjetrës

Comments 1

  1. Leka says:
    2 years ago

    Protesta e popullit vjen per nje rast me te vertete per tu mbrojtur nje politikan qe demohet per fjalen e lire dhe me prova, por ta baxish pjesmarrjen ne politik me shpifje e mashtrime si Salianji kho eshte e papranueshme. Mos kerkoni kot protesta qe thote Saliu se nuk ngrihet populli oer njerez pa moral qe burgun e meritojne

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

March 29, 2026
Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

March 29, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

March 29, 2026
Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

March 29, 2026
“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

March 29, 2026
Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Erjon Braçe vetëofrohet kandidat për Bashkinë: Do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve në gjithë Tiranën

March 29, 2026
Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

March 29, 2026
Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

March 29, 2026
Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In