• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të gjithë indikatorët janë në rënie”/ Epidemiologu: Shumë shpejt do të kthehemi në normalitet!

by
25/05/2021 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë indikatorët e pandemisë së koronavirusit janë në rënie dhe shumë shpejt do të kthehemi në normalitet. Këtë deklaroi në studion e “Ditari” në A2 CNN epidemiologu Artan Simaku. Sipas tij sezoni turistik do të jetë pothuajse normal, por nuk duhet humbur vigjilenca.

“Ky do të jetë një sezon pothuajse normal, pasi masat duhet të respektohen në ambientet e mbyllura. Është vaksinuar stafi i zonave turistike dhe kjo është një ndihmë shumë e madhe për lehtësimin e sezonit të verës. Komiteti i Ekspertëve vendos për masat bazuar në disa indikatorë. Është një grup faktorësh që merren në konsideratë. Jemi në kohën e duhur për një rishqyrtim të masave nga Komiteti i Ekspertëve bazuar në këtë grup faktorësh. Të gjithë indikatorët janë në rënie.

Për shkak të masave numri i pacientëve është më i ulët, ka rënie të numrit të rasteve fatale dhe rasteve që janë të intubuar dhe atyre që kanë nevojë për terapi intensive. Por duhet thënë që nuk ka vend për neglizhencë, se në persona të caktuar rrezikshmëria mbetet. Do të jemi në normalitet të ri, por duhen mbajtur parasysh masat”.

Vaksinimi masiv i popullatës dhe imuniteti natyral janë për Simakun, dy janë faktorët që kanë ndikuar në zbutjen e pandemisë.

“Janë dy faktorë kryesorë; ritmi i lartë i vaksinimit, në mënyrë të pandërprerë dhe imuniteti natyral i popullatës dhe të gërshetuara të dyja na çojnë drejt imunitetit të tufës që mund të jemi Covid Free, por edhe nëse ka raste, do të jenë të papërfillshme.  Po të kemi parasysh n r total të vaksinave që kalojë mbi 2.5 milionë doza është sasi e konsiderueshëm me të cilën arrihet plotësisht imuniteti i popullatës dhe mund të themi pa frikë që Shqipëria ka një performancë shumë të mirë në menaxhimin e pandemisë në tërësi”.

Sa i takon efektshmërisë së vaksinave, Simaku theksoi që edhe të gjitha vaksinat kanë një efektshmëri të lartë dhe japin mbrojtje shumë të lartë ndaj Covid-19

“Të gjitha vaksinat kanë një efektshmëri të lartë dhe japin mbrojtje shumë të lartë ndaj Covid 19 dhe nuk ka asnjë lloj hezitimi dhe nga popullata vaksinimi ka qenë i mirëpritur dhe nuk ka patur fenomene anësore.

Studimet janë në ecurinë e tyre dhe do t’ju njoftojmë për efektshmërinë, po në të gjitha shtetet ku janë aplikuar efektshmëria është tepër e lartë si Sinovac, që ka qenë e debatuar, arrin 90% në vendet ku është aplikuar. Vaksinimi është i mirëpritur nga të gjitha grupmoshat”.

/b.h
Next Post
Kinë, mbi 510 milionë doza vaksinash të COVID-19 të injektuara deri tani

Kinë, mbi 510 milionë doza vaksinash të COVID-19 të injektuara deri tani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In