• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Të gjithë i kërkojnë të jetë i pamëshirshëm me politikën…!”/ Hila: Durim, Dumani nuk është Skënderbeu!

by Java News
20/12/2022 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në rubrikën Komenti i Ditës nga Dritan Hila në Dritare TV u diskutua për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, të zotit Altin Dumani.

Kjo çështje u shoqërua me një lloj entuziazmi, tanimë publiku ka kaluar atë kuriozitetin e përplasjes mes qeverisë dhe ambasadës amerikane përsa i përket emrit që do zgjidhej.

Nëpërmjet një analize të thelluar zoti Hila shpjegon se ky konflikt ishte i fryrë nga rëndësia që i jep marrëdhënieve midis shtetit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuar, por gjithsesi ishte një përplasje që u komentua në mënyra të ndryshme.

“SPAK-u krijua nga SHBA si një mënyrë për të luftuar korrupsionin, për të qenë një strukturë e përqëndruar dhe një bërthamë pretorianësh në mbrojtje të ligjit. Një bërthamë e vogël e cila u kaluan në site sa i përket të kaluarës së tyre, sa i përket lidhjeve me botën e krimit ose me politikën dhe janë ata që janë. Në tre vitet e tij të para SPAK-u pati problematikat e veta.

Për dy vite nuk u plotësua Byroja Kombëtare e Hetimit, pa të cilën SPAK-u nuk është në gjendje të veprojë. Janë pikërisht oficerët gjyqësorë, ata që kryejnë punën paraprake, kryejnë hamallëkun edhe sitën e një organi hetimi siç është SPAK. Gjithashtu SPAK pati problemet e veta financiare, të cilat ende vazhdojnë sepse nuk është se janë të mbuluar financiarisht. SPAK-u ka një problem të madh. Të gjithë i kërkojnë të jetë i ashpër dhe i pamëshirshëm me politikën por harrojnë që këta prokurorë pas 9 vitesh këta prokurorë dalin sërish në rrugë të madhe në kuptimin që janë pa mbrojtje.

Thuhet që ligji parashikon, se pas përfundimit të kësaj detyre ata mund të zgjidhen në një pozicion tjetër në prokurori. Një shembull është ai i ish-prokurores së Përgjithshme zonjës Ina Rama, për të cilën thuhej se pas postit së prokurores së Përgjithshme duhej të fillonte punë si gjykatëse në Gjykatën e Apelit. Gjë të cilën Këshilli i Lartë i Drejtësisë nën hyqmin e zotit Berisha nuk e zbatoi kurrë.

Nëse amerikanët të cilët janë edhe ata që ideuan, sponsorizuan dhe formatuan reformën në Drejtësi duhej të kishin bërë një ligj më të mirë, të paktën të kishin kopjuar drejtësinë e tyre ku një gjykatës del në pension vetëm kur do ai vet, pra është i përjetshëm në postin që ka. Këtë duhet të kishin bërë edhe me SPAK-un. Tani na mbetet vetëm të jemi më të matur kur gjykojmë punën 3 vjeçare të tij dhe aq më tepër të drejtuesit zotit Arben Kraja, i cili nuk mund ta vinte në efiçencë të plotë SPAK-un që në ditën e parë të krijimit të tij.

Nuk duhet të harrojmë këtu që SPAK-ut i duhej të merrej edhe me problemet e zakonshme, si gjobat e policëve kur në fakt SPAK duhet të merret vetëm me politikën.

Jemi në momentin që është zgjedhur një drejtus i ri i SPAK, i cili ka vetëm anën administrative të çështjes, por kur publiku shpreson shumë prej tij. Bëhet fjalë për një prokuror i cili në të shkuarën ka goditur grupin, ose individë të spikatur të krimit, siç ishte rasti i Lul Berishës.

Megjithatë ky është vetëm seksioni i hetimit, pastaj ështe edhe ai i gjykimit. Mbetet të shohim sesa do t’i puthitë dosjet SPAK në mënyrë që në të ardhmen të mos hidhen poshtë nga Gjykata e Posaçme, ose ajo Kushtetuese ose ose edhe më keq kur i çojnë në Strasburg dhe i hedh poshtë Strasburgu. Është e nevojshme që zoti Dumani para se të jetë një individ, ose prokuror i mirë duhet të jetë një koordinator i mirë. Ti japë besim trupës së vetë, për aq sa ka në dorë dhe të ketë mundësi ta motivojë”, u shpreh Hila./m.j

Next Post

Më mirë socialistët se SHBA!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In