• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjithë bëjnë sikur nuk e kanë mendjen tek rendi i ri botëror, deri më 11 maj

by Mero Baze
19/02/2025 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Të gjitha palët në Shqipëri po përpiqen të shmangin një qëndrim ndaj politikës së re të SHBA-së në botë dhe goditjes së saj ndaj Bashkimit Evropian.

Kryeministri Edi Rama ka gjetur një formulë alarmi për BE, duke thënë se qëndrimi i ri i Presidentit Trump duhet parë si një ogur për një alarm që Evropën të zgjohet nga gjumi.

Opozita e Sali Berishës, nga ana e saj, mendon vetëm se si të shpëtojë Sali Berishën nga “non grata” prej Trump-it. Për këtë është gati të bashkohet dhe me Moskën, në mënyrë që Berisha të mos ketë më sanksione. Duke blerë shtrenjtë një strategjist të Trump-it për t’u mbushur mendjen shqiptarëve se ai tani ka blerë SHBA-në, ai është ndoshta I vetmi politikan që merr frymë në Evropë, përveç Putinit, i cili është i gëzuar për këtë që po ndodh, pasi kaosi perëndimor, është një shans për të si një potlikan që është I sanksionuar në dy shtetet më të mëdha të perëndimit, SHBA DHE Britani të Madhe si I korruptuar dhe minues I demokracisë.

Nga ana tjetër, drejtësia e re, e mbetur pezull nga mbështetja ndërkombëtare, duket se nuk ka një strategji të qartë për të mbijetuar. Ajo e di se tani mbijetesia e saj varet nga dobësimi i pushtetit të socialistëve.

Për këtë, SPAK do të përpiqet të godas sa më shumë socialistët deri më 11 maj, pasi nuk do që ata të marrin një shumicë me 84 vota, pasi e shohin si një rrezik për kontrollin e tyre.

Ndaj, mos u çuditni të shihni se si do të vazhdojë përleshja mes SPAK-ut dhe shumicës në pushtet deri më 11 maj, duke shtuar urdhëra arresti dhe duke arrestuar figura të larta të Partisë Socialiste. Aktualisht, SPAK po sillet si opozita më e fortë kundër Edi Ramës në këto zgjedhje, me objektivin që të mos ketë fatin e vet vetëm në dorë të tij, pasi e di që Berisha i kërcënon se do t’i shrrijë votat, sa për të qenë në Kuvend, por jo në tavën e pushtetit.

Pra, siç shihet qartë, Shqipëria është i vetmi vend, që ndoshta është më i rrezikshëm se kushdo tjetër si komb, nga ky ndryshim gjeopolitik, pasi mund të na çojë në luftë në Kosovë, por të gjithë bëjnë sikur nuk e kanë mendjen deri më 11 maj.

Deri atëherë, gjërat do të jenë vjetëruar me një shpejtësi marramendëse dhe Shqipëria dhe Kosova së bashku do t’i duhet të rishikojnë strategjinë e Sigurisë Kombëtare për ta lidhur atë ngushtë me Bashkimin Evropian dhe politikat e sigurisë së tij. Tani, e vetmja rrugë është që Evropa të udhëheqë betejën për territoret dhe aleatët e saj politikë dhe ushtarak.

Bashkimi Evropian duhet ta kthejë anëtarësimin në një institucion faktik, dhe të tejkalojë burokracinë e prodhuar përmes këtij procesi, e cila kishte qëllim të bëjë që vendet aspirante për BE, vende me fytyrë perëndimore, t’i pranonin. Tani, duhet që ata të pranojnë dhe pastaj të bëhen perëndimorë. Ndryshe, ata nuk janë më vende pa alternativa.

Shembulli I Shqipërise në shekullin e kaluar është I pacipë. Shqipëria ishte vendi unik në botë që krijoi aleanca tre superfuqi brenda shekullit, pa dridhur qerpiku.

Fitoi pavarësinë dhe njohu shtetin shqiptar falë SHBA-së dhe Presidentit Willson, ndërtoi komunizmin falë lidhjes me Rusinë dhe i mbijetoi stalinizimit falë lidhjes me Kinën. Tani ka vetëm një alternativë, dhe ajo është Bashkimi Evropian, në ditët e tij më të këqija.

Çdo lojë poltike që e dëmton këtë orientim gjeopolitik duke përdorur 11 Majin, është një goditje ndaj fatit të Shqipërisë dhe egzisencës së saj, në një botë ku po ritkhehet e drejta e më të fortit dhe ndëshkimi I viktimave. Mendo pak sikur sot të ishte data 24 Mars 1999.

Next Post
Basha, ky Frank Underwood në shtëpinë e demokratëve

Përse e sulmojnë SPAK-un Rama dhe Berisha

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Rama të vejë në Kuç të Kurveleshit, të takojë Kryeplakun dhe ata të tjerët që pinë kafe bashkë me të, më 2021, dhe të bëjë një Konventë të II-të me parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit 2025, duke shenuar publikisht minimalen 99 vota dhe maksimalen 101 deputetë.
    Kuçjotët janë burra e gra të mrekullueshëm.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Faktet ishin me ne, por përjetimi i tyre ishte e vërteta”, Rama ‘zbërthen’ mesazhin e protestës së flamingove

“Faktet ishin me ne, por përjetimi i tyre ishte e vërteta”, Rama ‘zbërthen’ mesazhin e protestës së flamingove

July 24, 2026
“Zvërneci, pjesë e vizionit europian”, Rama: Procesi i negociatave me BE-në do të japë zgjidhjen

“Zvërneci, pjesë e vizionit europian”, Rama: Procesi i negociatave me BE-në do të japë zgjidhjen

July 24, 2026
Rama jep garanci për zonat e mbrojtura: Ligji do të jetë 100% në përputhje me direktivat e BE-së

Rama jep garanci për zonat e mbrojtura: Ligji do të jetë 100% në përputhje me direktivat e BE-së

July 24, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nga 61 bashki në 41?

July 24, 2026
“Bulevardi i flamingove ishte pasqyrë”, Rama: Shqiptarët kërkojnë më shumë, statistikat nuk mjaftojnë më!

“Bulevardi i flamingove ishte pasqyrë”, Rama: Shqiptarët kërkojnë më shumë, statistikat nuk mjaftojnë më!

July 24, 2026
LIVE/ PS mbledh grupin parlamentar, Rama: Protestuesit janë matësi i ri i standardeve tona

LIVE/ PS mbledh grupin parlamentar, Rama: Protestuesit janë matësi i ri i standardeve tona

July 24, 2026
Rrethohet nga RENEA, Nertil Buzi ‘shpërthen’ në lot: Ata ma kanë bërë, më kanë marrë 730 mijë paund

Rrethohet nga RENEA, Nertil Buzi ‘shpërthen’ në lot: Ata ma kanë bërë, më kanë marrë 730 mijë paund

July 24, 2026
Kosovë, caktohet data e seancës konstituive të Kuvendit, Haxhiu: Të shmangen zgjedhjet e reja

Kosovë, caktohet data e seancës konstituive të Kuvendit, Haxhiu: Të shmangen zgjedhjet e reja

July 24, 2026
VIDEO/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi zbulon risitë e Kuvendit për sesionin e ri

VIDEO/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi zbulon risitë e Kuvendit për sesionin e ri

July 24, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

Avokati Ndreca: As vetë Ols Dado nuk ka thënë që është emëruar në mënyrë të ligjshme!

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In