• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjithë ata që udhëhiqen nga motoja “pas meje qameti”

by Mero Baze
10/10/2021 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Piter Lukas, gazetari I njohur amerikan me origjinë shqiptare përshkruan një bisedë me Sali Berishën, në vitet 90, kur e ka pyetur për një pasardhës të mundshëm në PD dhe Berisha i ka kujtuar shprehjen  “pas meje qameti…” në frëngjisht. Aksioni i tanishëm politik i Sali Berishës, është fiks finalizimi I kësaj mendësie.

Sali Berisha po përpiqet të fusë PD në një betejë pa krye, vetëm për të treguar që ose kjo parti do të bëjë çfarë do ai, ose të shkatërrohet.

Dhe e gjitha kjo për një arsye të vetme, sepse Lulzim Basha nuk i rezistoi presionit të SHBA kundër Berishës por e hodhi në rrugë.

Foltorja e tij po përpiqet të mobilizojë njerëzit e mërzitur me Lulzim Bashën, që deri para pak kohësh të nxirrnin sytë t’ua prekje Bashën, të cilët në fakt kanë të njëjtin mentalitet si Berisha dhe sot njësoj si Berisha udhëhiqen nga motoja “Pas meje qameti”.

Lulzim Basha nuk u bë i keq më 2021, as më 2017 as më 2013. Ashtu ka qenë. Kush nuk ka dashur ta shikojë, thjesht ka dashur t’i shërbejë pasi ka kuptuar se ka qenë i përzgjedhuri i Berishës. Të tjerët që e kanë kritikuar nuk kanë pasur gjë me Lulzim Bashën si person, por si një kukull e Sali Berishës. Tani që kjo arsye ka pushuar, ata nuk kanë problem me Lulzim Bashën por me përpjekjet e Berishës për të gjetur një kukull tjetër.

Po kaq qesharake është teza e tyre se gjithë ish-armiqtë e Bashës deri para pak kohe, tani janë mbështetës të tij dhe kjo është një arsye më shumë sipas tyre që Basha ka tradhtuar.

Basha nuk është një njeri I rëndësishëm në historinë e PD që të ketë armiq. PD ka kritikë të saj të ashpër ata që janë kryesisht njerëz që kanë qenë në PD dhe ata nuk kanë gjë me Bashën, por me Berishën. Prozhektorët e tyre nuk janë mbi Bashën, por mbi Berishën. Tani që dhe Berisha është njësoj armik si me Bashën dhe me ata, nuk do të thotë që këta janë aleatë të Bashës. Pasi kështu i bie që gjithë gazetaret e Zeni-tv, që kanë qene gjithë jeten Anti-PD dhe Anti-Berishë, sot që janë bere me Berishën, i ka çuar Sorosi. Se ata për dreq kanë qene dhe zyrtare te Sorosit në Tirane. Bejtja për shembull, ka drejtuar per vite te tera qendrën e shtypit të Fondacionit Soros në Tiranë, tani drejton qendren e shtypit të fondacionit “Anti Soros” në Tiranë, që është fondacioni i pareve të pista të familjes Berisha. Kjo nuk tregon pozicionin e tij. Ky është një budallallëk ku të çon logjika e berishistëve. Ata janë aty për hallin e tyre, njësoj si këta që ka lënë Luli pa punë.

Problemi që ka PD është se nuk identifikon dot armiqtë e vërtet të saj, por kërkon të shpikë armiq, për të justifikuar betejat personale të Berishës.

Armiku më i madh i së ardhmes së Partisë Demokratike është vetëm një emër dhe ai është Sali Berisha. Çdo kush që punon për të, me objektivin, ose të nënshtrojë PD, ose ta shktarrojë atë, është një armik i rëndësishëm i PD.

Personalisht mund ta ndihmoja Sali Berishën që t’i hidhja dorën e fundit të baltës mbi varr, PD, siç po bën ai dhe mbështetësit e tij, por mua ende më dhimbset PD, pasi nuk kam ndonjë interes tjetër për të, përveç historise sime. Armiqtë real të PD janë pikërisht këta që i janë vënë në resht Sali Berishës në kryqëzatën e tij për ta nënshtruar PD, që ose të rrijë “gatitu” para tij, ose të shkrihet.

Në këtë listë tani nuk është më Lulzim Basha. Ai mund ta shuajë PD, edhe duke mos bërë asgjë, siç nuk po bën, por së paku nuk po turpërohet të plotësojë tekat e një plaku të lig që mendon se “pas tij le të bëhet qameti…”

Next Post
Me 7 fëmijë mes bjeshkëve, njihuni me familjen që jeton pa internet dhe pa TV

Me 7 fëmijë mes bjeshkëve, njihuni me familjen që jeton pa internet dhe pa TV

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

March 3, 2026
Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

March 3, 2026
Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

March 3, 2026
“Nuk duam të vrasim Trumpin”, Irani u jep garanci me shkrim amerikanëve

Si të mendojmë për luftën e Trump me Iranin

March 3, 2026

Gjyqi ndaj Veliajt, caktohet data e seancës së parë në GJKKO

March 3, 2026
Diaspora pret fletë-votimet, Celibashi: Printimi nisi, brenda 2 javësh shpërndarja

“Partitë nuk deklarojnë financimet, 50% s’marrin pjesë në zgjedhje”, Celibashi rekomandon raportime periodike

March 3, 2026
Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

Gonzato: Financimi i partive politike, parakusht për procesin e anëtarësimit në BE

March 3, 2026
Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

March 3, 2026
Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

March 3, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In