Ai mund të jetë larguar herët në finalen e Euro 2016, por kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo i shtoi disa rekorde të reja karrierës së tij tashmë të lavdishme në paraqitjet në Francë.
Në turneun e tij të katërt të Evropianit ai arriti më në fund ta ngre kupën ‘Henri Delaunay’ pas fitores prej 1:0 kundër Francës në finalen e Euro 2016, duke shënuar historinë e futbollit të kombit të tij. Ishte një moment tjetër i madh në karrierën e sulmuesit të Real Madridit.
EURO2016.com ka shkruar një artikull, në të cilin tregon rekordet që tani mban Ronaldo mbi supe pas përfundimit të Euro 2016.
Golashënuesi më i mirë në ndeshjet e Kampionatit Evropian
Me gjashtë gola para Euro 2016, Ronaldo përmirësoi këtë statistikë të tij, duke shënuar tre gola në turneun e mbajtur në Francë, me ç’rast e barazon legjendën franceze, Michel Platini me nëntë gola në të gjitha paraqitjet në Evropian.
9 gola: Ronaldo dhe Platini
7: Alan Shearer (Angli)
6: Ruud van Nistelrooy (Holandë), Patrick Kluivert (Holandë), Wayne Rooney (Angli), Thierry Henry (Francë), Nuno Gomes (Portugali), Zlatan Ibrahimoviq (Suedi), Antoine Griezmann (Francë).
Paraqitje më së shumti në Kampionatet Evropiane
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/19_1468241691-747068.jpg)
Pas paraqitjeve në Euro 2016 Ronaldo bëhet futbollisti me më së shumti paraqitje në Evropian me 21, duke tejkaluar mesfushorin gjerman, Bastian Schweinsteiger e portierin e Italisë, Gianluigi Buffon që kanë 18, respektivisht 17.
21 paraqitje: Cristiano Ronaldo (Portugali)
18: Bastian Schweinsteiger (Gjermani)
17: Gianluigi Buffon (Itali)
16: Lilian Thuram (Francë), Edwin van der Sar (Holandë), Cesc Fabregas (Spanjë), Andres Iniesta (Spanjë)
15: Sergio Ramos (Spanjë), David Silva (Spanjë)
Më së shumti paraqitje në histori të Portugalisë
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/cropped-4828897_1468241703-7603271.jpg)
Ish-futbollisti i Sportingut dhe Manchester Unitedit ka thyer është një rekord të rëndësishëm gjatë këtij Evropiani. Ai bëhet lojtari me më së shumti paraqitje për Portugalinë, duke e kaluar legjendën portugeze, Luis Figo, i cili ka thënë se “kur Ronaldo është në më të mirën e tij është i pandalshëm”.
133 paraqitje: Cristiano Ronaldo (2003–)
127: Luis Figo (1991–2006)
110: Fernando Couto (1990–2004)
103: Nani (2006–)
94: Rui Costa (1993–2004)
Lojtari i parë që shënon në katër Evropiane të ndryshme
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/oni_1468241767-6409939.jpg)
Ronaldo e filloi Euro 2016 si një nga shtatë lojtarët që ka shënuar në tre Evropiane të ndryshme, dhe në garë për t’u bërë lojtari i parë që shënon në katër Evropiane të ndryshme së bashku me të ishte edhe Zlatan Ibrahimoviq, transmeton Koha.net.
Atij iu desh që të priste deri në ndeshjen e tretë të Euro 2016 për të arritur këtë rekord, duke shënuar dy herë kundër Hungarisë, përderisa Ibra nuk ia arriti të gjejë rrugën e golit.
Ronaldo ka shënuar kundër këtyre kombëtareve në katër Evropiane:
2004 ndaj Greqisë (1), Holandës (1)
2008 kundër Republikës Çeke (1)
2012 kundër Holandës (2), Republikës Çeke (1)
2016 kundër Hungarisë (2), Uellsit (1).
Të gjitha golat e tij në Evropiane mund t’i shikoni në videon më poshtë.
Golashënuesi më i mirë i Evropianëve (përfshirë edhe kualifikimet)
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/9_1468241781-516636.jpg)
Portugezi është para Zlatan Ibrahimoviqit edhe si golashënuesi më i mirë i Evropianëve përfshirë edhe ndeshjet kualifikuese. Ai ka 29 gola, katër më shumë se Ibra.
29 gola: Cristiano Ronaldo (Portugali)
25: Zlatan Ibrahimoviq (Suedi)
23: Robbie Keane (Republika e Irlandës)
22: Hakan Şükür (Turqi), Jon Dahl Tomasson (Danimarkë)
21: Jan Koller (Republika Çeke)
Përveç këtyre rekordeve ai në këtë Evropian ka humbur edhe dy rekorde.
Futbollisti më i ri i paraqitur në finale
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/falimi_1468241799-915040.jpg)
Finalja e mbrëmshme ndaj Francës ishte e dyte për Ronaldon në këtë nivel, ai shkruajti historinë në finalen e 2004 që e humbi ndaj Greqisë, por ai ishte bërë lojtari më i ri që ishte paraqitur në një finale me 19 vjet e 150 ditë.
Ndërsa ky rekord u thye pikërisht nga një tjetër portugez, Renato Sanches, i cili filloi takimin ndaj Francës në Saint-Denis në moshën 18 vjeçare e 328 ditë.
Lojtari më i ri i Portugalisë që ka luajtur në EvropianRonaldo ishte bërë lojtari më i ri për Portugalinë që ka luajtur në një turne të madh, me paraqitjen e tij në Euro 2004 në moshën 19 vjeç e 128 ditë, kurse ka shënuar në fitoren prej 2-1 në ndeshjen hapëse kundër Greqisë.
Edhe ky rekord është thyer nga bashkëlojtari i tij te Porugalia, Renato Sanches , cili debutoi në Evropian si zëvendësues në barazimin prej 1-1 ndaj Islandës me 18 vjet e 301 ditë.
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/roonii_1468241841-9583465.png)
Të gjitha rekordet që Ronaldo i mban momentalisht janë;
Me kombëtaren:
Paraqitje më së shumti në Evropian: 21
Më së shumti gola në Evropian: 9 (aq sa ka edhe Platini)
Lojtari i vetëm që ka shënuar në katër Evropiane të ndryshme
Lojtari i vetëm që ka shënuar nga tre gola në Evropiane të ndryshme
Më së shumti gola të shënuar në Evropiane, përfshirë edhe kualifikimet: 29
Më së shumti paraqitje me Portugalinë: 133
Më së shumti gola për Portugalinë: 61
Me Klube:
Më së shumti gola në garat e UEFA-s për klube: 96
Më së shumti gola në Ligën e Kampionëve: 93
Më së shumti gola në një sezon të Ligës së Kampionëve: 17 (2013/14)
Më së shumti gola për Real Madridin: 364
Më së shumti Këpuca të Arta: 4 (2007/08, 2010/11, 2013/14, 2014/15)
Më së shumti pjesë e “Ekipit të Vitit” nga përdoruesit e UEFA.com: 10 (2004, 2007–2015)
Golashënuesi më i mirë në të gjitha garat e UEFA-s (për meshkuj, femra, klube, kombëtare, të rinj, futsal, amator)
1 Cristiano Ronaldo 131
2 Raul Gonzalez 106
3 Klaas-Jan Huntelaar 90
3 Andriy Shevchenko 90
5 Filippo Inzahgi 86
5 Lionel Messi 86 (pas tij, lojtar jo evropian është Didier Drogba me 50)
7 Margret Lara Vidarsdottir 84
8 Zlatan Ibrahimoviq 82
Këto janë rekordet që më së miri tregojnë nivelin që Cristiano Ronaldo ka qenë në futbollin evropian e botëror, tre herë më i miri i botës, që është rrugës për t’u zgjedhur edhe njëherë më i miri i botës./a.m.
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/roanldo_1468241666-5466944.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/rooni_1468241872-4899083.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/roga_1468241877-2286705.jpg)