• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Të gjitha palët kanë nisur që të kalkulohen për zgjedhjet e 2021

by Alfred Peza
23/01/2020 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Përtej cic mic-eve të ditës, që më shumë rreken të ushqejnë me lajme mediat sesa të prodhojnë realpolitikë, të gjitha partitë kryesore në Shqipëri kanë nisur që tani në fillimet e 2020, përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2021.

Kjo me sa duket është edhe arësyeja, se përse pas rikthimit të opozitës në sistemin politik të vendit përmes tryezës së reformës elektorale, makina e madhe e politikës sonë duket sikur po punon në vakum. Ky boshllëk sa vjen dhe bëhet gjithnjë e më i madh me kalimin e javëve, nga mungesa e aksioneve, programeve, nismave, aleancave, produkteve e ideve të reja politike, ballafaqimeve dhe lëvizjeve të forta që i japin impulse, nerv dhe krijojnë një dinamikë të re në skakierën e madhe kombëtare.

E gjitha çfarë duket se po ndodh aktualisht, është një antidotë e atmosferës së një viti më parë kur PD, LSI dhe aleatët e tyre parlamentarë nisën që të ngrinin temperaturat politike përmes protestave, takimeve, debateve të forta televizive, konferencave, thirrjeve, qëndrimeve gjithnjë e më “in extremis” të cilat çuan në mesin e shkurtit në dorëzimin e mandateve të të gjithë deputetëve që ndodheshin në Parlament dhe daljen e tyre nga sistemi politik e demokratik i vendit.

Vijimi i kësaj historie dihet tashmë, sikundër edhe fundi i saj, që përkoi me nisjen e këtij viti të ri kalendelarik. Deri në pranverë në planin ndërkombëtar pritet që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të kuptojnë nëse do të çelen apo jo negociatat për anëtarësimin në BE. Ndërkohë që angazhimet në kuadër të Presidencës së OSBE për këtë vit, kanë nisur që ta vendosin politikën tonë të jashtme në një kuotë cilësisht të re, që në ditët e para të këtij viti.

Në planin e brendshëm, projekti i madh i rëndërtimit të pasojave të tërmetit, është kryefjala e angazhimit të të gjitha burimeve të brendshme financiare dhe e resurseve të tjera qeverisëse dhe shtetërore. Mbajtja e Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt, do të qartësojë shumë dilema që lidhen me kohën dhe mënyrën e menaxhimit të pasojave të tmerrshme që solli për qarqet Durrës- Tiranë dhe Lezhë, tërmeti i 26 nëntorit.

Parlamenti është i detyruar që të presë përgjigjet nga Komisioni i Venecias për disa nga çështjet më të debatuara vitin e kaluar, siç ajo për vendimin e Presidentit të Republikës për një nga anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetutese, apo për paketën “Anti Shpifje”. Deri atëherë, në Tiranë ka pak vend për intepretime dhe diskutime, ndaj edhe kjo thjeshtë sa shton lëvizjet bosh të ingranezheve të debatit publik.

PS prêt të mbylli procesin e zgjedhjeve të brendshme dhe mbajtjen e Kongresit të saj të radhës më 29 shkurt, kostituimin e Asamblesë së re Kombëtare, zgjedhjen e sekretariatit dhe Kryesisë së saj të re. Për të vijuar më pas nga muaji mars e tutje, me gjithë trupën e re të zgjedhur përgjatë këtij procesi, me punën parapërgatitore në terren tu bërë gati për fushatën e qershorit 2021, ku synon fitoren e mandatit të tretë qeverisës.

Ajo që përflitet më shumë brenda kampit të opozitës, është nisja e parapërgatitjeve për realizimin e një strategji të re në planin propogandistik. Marrëdhëniet me mediat dhe me publikun, si një nga pikat më të dobëta të derisotme të PD dhe aleatëve të saj të tjerë, duket se do i lihet në dorë këtë herë “skifterëve të vjetër” që do ti lëvizin si gjithmonë fijet e kontributit të tyre “opozitar”, përmes duarve të tjera me ndihmën edhe të ekspertëve të huaj.

Organizimi digjital, rrjetet sociale dhe mediat online, duket se do të jetë fokusi edhe risia e opozitës së Lulzim Bashës këtë herë. Por e gjitha kjo duket një qasje shumë e “vjetëruar” përballë një mazhorance, e cila ka shumë vite që operon me një sukses të dukshëm politik dhe elektoral, duke bërë diferencën në këtë fushë.

E qartë që tani është se ndryshe nga fushatat e tjera zgjedhore, për shkak të mësimit që kanë nxjerrë me sa duket edhe nga pësimi i madh i 30 qershorit të vitit të kaluar, opozita po i rikthehet metodave demokratike të garës dhe konkurimit elektoral. Sesa do ia dalë, kjo mbetet për tu parë. Lajmi i mirë është se nga rruga, opozita është rikthyer në sistem, duke vrapuar me sa mundet për të rikapur kohën e humbur!

Next Post
Vrau çiftin për një mur në Gjirokastër, kërkohet burgim i përjetshëm për Apostol Kostën

Vrau çiftin për një mur në Gjirokastër, kërkohet burgim i përjetshëm për Apostol Kostën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

March 24, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Shqipëria nis përgatitjet për sezonin turistik, Rama poston momente nga puna për pastrimin e vijës liqenore në Pogradec

March 24, 2026
27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

March 24, 2026
Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

March 24, 2026
Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

March 24, 2026
Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

March 24, 2026
PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

March 24, 2026
Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

March 24, 2026
Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In