• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Të gjitha na i morën veç shpirtit”, çfarë thanë kandidatët në ditën e parë të fushatës për president në RMV

by A R
05/04/2024 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e parë të fushatës, kandidati presidencial, Stevo Pendarovski, e përmbylli me njw miting në Prilep.

“Më kujtohet se çfarë kam thënë para 5 viteve dhe mund t’ju shikoj në sy, e të mos turpërohem”, tha Pendarovski.

“Gjënë kryesore që kam thënë, është se do të jem president i të gjithëve. Nuk shoh parti, familje, fe apo komb, shoh kush është njeri. Fëmijët këtu do të kenë shanse që të mbeten dhe të prosperojnë, vetëm nëse ka kushte për jetë dinjitoze”, vijoi ai.

VMRO-DPMNE fushatën e nisi me tubim para qeverisë. Kandidatja për presidente, Gordana Siljanovska Davkova, bëri thirrje që të ruhen vlerat themelore të rendit kushtetues.

“Nuk shkohet në Evropë me retorikë BE, NATO. Por me respektimin e dhe praktikimin e vlerave vetëm nëse bëhemi shtet normal e standard në kuadër të BE-së. Gjithë këto vite nuk zbatuan asnjë kriter të Kopenhagës. Ne do ta bëjmë këtë. S’ka nevojë që të përsërisim diçka nëse ekziston”, tha Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente.

“Fronti Evropian” ka hapur shtabin zgjedhor në Likovë. Kandidati presidencial, Bujar Osmani në fjalimin e tij ka theksuar se misioni i presidentit të parë shqiptar është pjesë e mozaikut të madh të lirisë.

Kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari, ka marrë pjesë në hapjen e shtabit zgjedhor në Dibër, kurse kandidaturën e tij e kanë promovuar edhe liderët tjerë të opozitës shqiptare.

“Levica” fushatën e nisi nga Strumica. Siç thanë nga kjo parti, nga bastioni i “zaevizmit” kanë dërguar mesazhin se është koha që LSDM-ja të mposhtet dhe të hiqet si parti dominante në spektrin politik majtist.

“Na morën vullnetin për progres, por edhe shpresën. Na plaçkitën, na shkelën nderin dhe na larguan më të dashurit. Të gjitha na i morën veç shpirtit. Ta kthejmë dinjitetin në Maqedoni. Do të jem presidente e të gjithë të varfërve, të diskriminuarve”, tha Biljana Vankovska, kandidate për presidente.

Kandidati presidencial i koalicionit “Me guxim për Maqedoninë”, Stevço Jakimovski, realizoi takim me qytetarë në Tetovë. Ai edhe një herë i është rikthyer çështjes së mungesës së debatit.

“U ikin debateve se po fshehin diçka. Mendojnë se për shkak se kanë marrë nga 975.000 euro kanë ndonjë përparëse. Jo miliona, miliarda le të derdhin, populli e kupton se kush me sinqeritet lufton për qytetarët e Maqedonisë, e kush përpiqet t’i gënjejë”, tha Stevço Jakimovski.

Kandidati presidencial i partisë “Znam”, Maksim Dimitrievski, hapi fushatën në Krushevë me prezantimin e programit të tij që ka 5 parime strategjike dhe 5 prioritete për 200 ditët e para nëse zgjidhet si president.

Dimitrievski propozon që ndryshimet kushtetuese të hyjnë në fuqi pasi Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së.

/a.r

Next Post
Ankohet Argita Berisha: Na kanë bllokuar edhe pasuritë që i kemi krijuar para “Partizanit”

Ankohet Argita Berisha: Na kanë bllokuar edhe pasuritë që i kemi krijuar para "Partizanit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

March 5, 2026
Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

March 5, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

March 5, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

March 5, 2026
I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarin në Tropojë

I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarin në Tropojë

March 5, 2026
Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

March 5, 2026
Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

March 5, 2026
Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

March 5, 2026
Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

March 5, 2026
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, analisti tregon prapaskenat: Berisha po përpiqet të…

Tomor Dosti vdiq i lirë

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In