• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjitha mosmarrëveshjet në tryezë? Kotzias mohon bisedimet për çështjen çame

by A R
29/01/2018 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raundi i dytë i bisedimeve mes ministrit Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias pasoi një klimë të mirë në raportet mes dy vendeve dhe disa deklarata optimiste nga politikanë të dy vendeve për progresin e bërë drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjeve të mbetura pezull mes vendeve.

Por edhe pse çështjet e diskutuara në vija të përgjithshme ishin publike, nuk u specifikuan me detaje temat e diskutimeve duke mos marrë një përgjigje konkrete nëse në tryezë ishte hedhur për diskutim edhe çështja çame.

Për Greqinë kjo çështje nuk ekziston. Disa ditë pas këtyre bisedimeve, Ministri i Jashtëm Grek i është përgjigjur shqetësimeve të opozitës greke për çështjet e diskutuara.

Ai ka deklaruar se çështja çame nuk ekziston dhe se nuk është diskutuar për këtë në negociatat mes vendeve.

“Nuk ekziston çëshja çame dhe sigurisht që nuk përbën pjesë në bisedimet mës dy palëve”, ka deklaruar ministri i jashtëm grek në letrën me të cilën i ka kthyer përgjigje pyetjeve që i kishte bërë në Parlament për informim rreth bisedimeve greko-shqiptare kreu i departamentit të politikës së jashtme të Nea Demokratia, Jiorgos Kumuntsakos. Deputeti i opozitës greke qe fokusuar më tepër në çështjen came në pyetjet e tij rreth bisedimeve Kotzias-Bushati.

Kotzias ka thënë se “bisedimet janë fokusuar në çështjet bilaterale, për të cilat ka pasur mosmarrëveshje në 70 vitet e fundit dhe besoj se ka pasur progres substancial drejt gjetjes së zgjdhjeve të qëndrueshme për të mirën e përbashkët të të dy vendeve dhe qytetarëve dhe në përputhje me rregullat dhe vlerat evropiane”.

Ndërkorhë, Tirana zyrtare as e ka mohuar dhe as e ka pohuar nëse kjo çështje ishte pjesë e diskutimeve. Edhe pse nga kryeminsitri Rama ëhstë theksuar më shumë se njëherë se me Greqinë do të diskutohen të gjitha çështjet “duke parë njëri-tjetrin në sy”.

Po, ashtu ministri Bushati ka deklaruar në raportimin në Komisionin e jashtëm se “Çdo shtetas me origjinë çame do të gëzoj pronat në Greqi”, duke theksuar se të gjitha çështjet janë diskutuar./JavaNews/a.m.

Next Post
10 klubet më të pasura në botë, i kryeson Manchester City

Goditja e Cityt, 65 mln euro për një mbrojtës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In