• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjitha gënjeshtrat e Berishës mbi Yuri Kim dhe McGonigal

by Mero Baze
18/02/2023 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka sulmuar në daljen e tij të fundit tek ish kolegia e tij Grida Dume, ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim duke e akuzuar se ka bashkëpunuar me ish agjentin e FBI McGonigal dhe kryeministrin Edi Rama për të komplotuar ndaj tij dhe mbështetësve të tij në opozitë.
Duke pasur parasysh standardet që ai ka në mendje për shtetin ligjor në Shqipëri, dhe duke i transferuar ato në SHBA, ai ndërkohë u jep shqiptarëve një përfytyrim të përmbysur për SHBA, si një vend, ku me lek mund të blesh  Presidentin, Sekretarin e Shtetit, drejtësinë dhe gjithçka tjetër.
Por për ta bërë të besueshme këtë më parë ka shpikur një skemë bashkëpunimi mes Edi Ramës, ambasadës së SHBA në Tirane drejtuar nga Yuri Kim dhe ish agjentit të FBI McGonigal.
Le ti marrim me radhë gënjeshtrat e tij.
Gënjeshtra e parë.
Sipas Berishës Mcgonigal ka bashkëpunuar me Yuri Kim dhe Edi Ramën për tu vënë gjoba biznesmenëve që kanë mbështetur “Foltoren” financiarisht sipas tij.
Së pari le ti vendosim ngjarjet në kohë. Ish agjenti i FBI McGonigal ka ardhur në Shqipëri sipas gjithë fakteve të provuara në vjeshtën e vitit  2017 dhe vitin 2018. Në atë kohë në Shqipëri ka qenë ambasador i SHBA Donald Lu dhe jo Yuri Kim. Kjo e bën gjithçka qesharake.
Së dyti brenda gënjeshtrës së parë, Yuri Kim ka ardhur ambasadore më 2020, ndërsa “Foltorja” e Sali Berishës ka nisur në Shtator 2021.
Pra McGonigal ka ardhur më 2018, Yuri Kim më 2020, ndërsa Foltorja më 2021. Se si mund të bëhen bashkë të trija këto në një ditë vetëm një i rrjedhur nga trutë mund ta shpjegoj.
Gënjeshtra e dytë që po prodhon Berisha është se përmes McGonigal është lobuar që Berisha të shpallet “Non Grata”. Këtu bën të vetën dhe zilia që ka se për paret ruse që akuzohet Basha ka disa indicie kurse për këtë asgjë. Për “non gratën” nuk ka asnjë fakt dhe asnjë dëshmi përveç një deklarate të vet Berishës që citohet nga Belind Këllici dhe që i referohet një blog anonim i Berishës në anglisht në SHBA.
Pra i vetmi fakt është dëshira e Berishës që të fabrikoj se për shpalljen e tij “non grata” është lobuar nga Rama dhe Mcgonigal. Më parë ka qenë Sorosi në plan të parë. Me sa duket Berisha është gati të shpjegoj fatkeqësinë e tij dhe turpërimin familjarisht me çdo lloj skandali që i dëgjojnë veshët në SHBA apo Shqipëri.
Nga ana tjetër ai nuk shpjegon dot para gazetarëve, se kush i ka shpallur politikanët  e tjerë “non grata” në Shqipëri disa prej të cilëve i përkasin dhe Partisë Socialiste ose të afërt me të. Dhe mbi të gjitha nuk e shpjegon dot se si Presidenti i SHBA apo Sekretari i Shtetit, nga gjithë personat e dizajnuar si “non grata” në Shqipëri dhe botë, kanë pasur të drejt për të gjithë përveç Sali Berishës gruas vajzës dhe djalit të tij, hajdut.
Gënjeshtra e tretë është po ashtu lajmi i fabrikuar në një blog anonim të Berishës në gjuhën angleze, i cili thotë se biznesmenët e njohur shqiptar Shefqet Kastrati dhe Zamir Mane kanë paguar deri në 15 milion euro për të mos u shpallur “non grata”. Sipas tij këto pare ja kanë paguar McGonigalit. Burimi i lajmit është sipas vet autorit të blogut opozita shqiptare , pra zyra e Berishës.
Natyrisht nuk jam çmendur të analizoj se sa e pamundur është të paguash 15 milion euro në të zezë dhe ti çosh në SHBA, dhe as të gjej logjikë përse duhen paguar këto pare.
Por kjo gënjeshtër e Berishës është në të vërtet një shantazh i tij ndaj këtyre dy biznesmenëve të mëdhenj, miq të afërt të tij, të cilët me sa duket nuk e kanë ndjekur me paret e tyre, në aventurën e fundit të Foltores. Është një lloj hakmarrje primitive e tij për tu treguar atyre se do ti baltos, si njerëz që janë “non grata” si ai, por që e kanë blerë SHBA me lek.
Është ndoshta një nga poshtërimet më të mëdha që një politikan i ka bërë miqve të vet biznesmenë në Shqipëri, një poshtërim që tregon në të vërtet fytyrën e Sali Berishës dhe çdo të thotë të ndihmosh atë qoftë dhe me miliona. I mjafton braktisja një ditë për tu vërsulur si hijenë.
Gënjeshtra e katërt është që ambasadorja Yuri Kim ka thirrur në ambasadë biznesmen të mëdhenj shqiptarë dhe i ka kërcënuar se do ti shpall “non grata” nëse financojnë “Foltoren” e Sali Berishës.
Që SHBA e ka bërë publike qëndrimin se kush ndihmon apo mbështet “Foltoren” nuk është person i dëshiruar i SHBA kjo është e ditur. Por ambasadorja e SHBA nuk ka asnjë arsye të thërras biznesmen në zyrë për ti qortuar për këtë, pasi ende nuk ka ndonjë evidencë publike se kush qëndron pas financimit të Foltores.
Të gjithë besojnë dhe u duket logjike se pas “Foltores qëndrojnë milionat e eurove që ka vjedhur Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, Argita Berisha dhe Liri Berisha nga shqiptarët në kohën që ishin në pushtet dhe që vazhdojnë akoma me bizneset e tyre.
Vet Sali Berisha ka deklaruar publikisht se nuk ka harxhuar pare për Foltoren, pasi të gjitha gjerat sipas tij i ka bërë falas me kontributin e mbështetësve.
Nga na doli tani që paska biznesmen që i kanë dhënë pare dhe i paska kërcënuar amabsada?. Nëse ka biznenë që kanë dhënë pare dhe ai nuk i ka deklaruar atëherë ai ka punë me drejtësinë tonë jo me ambasadën. Ambasada i ka publike qëndrimet e saj.
Gënjeshtrat e tij rreth kësaj teme janë të verifikueshme nga çdo shqiptar pasi për shkak të mungesës së respektit që ai ka për të vërtetën dhe faktet, ia bën të lehtë të gjithëve të kuptojnë se ose ka rrjedhur ose thjesht gënjen.
Dhe e gjithë kjo e bën edhe më banal revolucionin e tij, i cili ka nisur të gjej alibi për ndëshkimin e Berishës dhe do përfundoj të jetë arsye për mbretërimin e Edi Ramës.

Next Post
Tërmetet tragjike në Turqi e Siri, Bozo: Shqiptarët të qetësohen, lëkundjet në vendin tonë arrijnë deri në…!

Tërmetet tragjike në Turqi e Siri, Bozo: Shqiptarët të qetësohen, lëkundjet në vendin tonë arrijnë deri në…!

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Për çka shkruan o Mero, ke shumë të drejtë. Por, i duhen lexuar zonjës Juri Kim, që ka drejtësinë në dorë.
    Është e kotë të prononcohemi për këtë punë, mbasi jemi lodhur e telikosur nga Sali Berisha e Co.
    Postoja ambasadës USA në Tiranë këtë artikull, për të reaguar ndaj përdhunuesit të SHBA-ve dhe demokracisë shqiptare – Sali Berisha.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com