• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjitha epokat nisin në vitin ‘45

by Frrok Çupi
15/06/2022 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Jezusi pat dhënë, i pari, formulën e njeriut të përsosur para njerëzve të varfër, dhe pas Jezusit politikanët e imituan djallëzisht. “Nëse do që të jesh i përsosur, dil e shit gjithçka që ke dhe jepua të varfërve…, pastaj thesarin e ke në qiell”, pat thënë ai në vitet ’30.

Politikat djallëzore kthehen te ‘nderimi’ për varfërinë, alias Jezus, me qëllim që popullin ta kthejnë në një deng me byk të fryrë nga era. Politikanët tanë bëjnë epokë duke u kthyer pandërprerë  te viti ’45, kur Jezusi ishte 1945 vjeç, jo 30.

Si u themelua anti- komunizmi në këpucën e komunizmit?

Këto ditë në vendin tonë është festuar 31 vjetori i krijimit të Partisë Socialiste, që tani ndodhet në qeverisje të vendit përgjatë 9 vjetësh; do të kalojë edhe 3 vjet të tjerë dhe do të bëhet gati për mandatin e katërt. Kjo është Socialistja.

Por si u krijua Partia Socialiste që ka marrë rolin e ‘Zotit’ në shpëtimin e njeriut dhe të tokës, rolin e shpëtimit  prej atyre njerëzve që erdhën si qeverisës në vitin 1992 dhe u vetëquajtën ‘PD’. PS u krijua nga vetë ‘armiku’ i saj, PD. PD erdhi nga ‘qielli’ me misionin për të zhdukur socializmin, por krijoji dhe fuqizoi Partinë Socialiste. Në këtë rast, vetë ‘Socializmi’ u kthye në ‘Jezus’. Socialistët dhe populli tjetër u rrahën për vdekje nga PD sapo mori pushtetin, në 22 mars të vitit 1992. Sapo erdhi në pushtet PD, të parët socialistët i hoqi nga puna, iu shënoi emrin nëpër lista që po u panë në ndonjë festë të rrihen e të shpërndahen, liderin e tyre e burgosi në Tepelenë, ca të tjerëve brenda PS u dha shuma të mëdha me qëllim që të luanin ‘kalin e Trojës’…, dhe kështu ndodhi. Por ndodhi që njerëzit, me qëllim që të ishin së bashku me njerëz, u mblodhën rreth Partisë Socialiste; kështu u bë PS që sot e për vite më vonë do të jetë në qeverisje të vendit.

‘Jezusi’- popull nuk u tmerrua aq shumë nga kamxhiku dhe shufrat që e rrihnin pa pushim: Në zgjedhjet e vitit 1996, në bombën e VEFA-s, në bombën e sajuar të Shkallnurit kundër presidentit, në vrasjet e para të 4 martirëve në Shkodër, të Remzi Hoxhës, Ali Ukaj dhe Ilir Konushevcin… Populli u tmerrua më shumë kur dëgjoi dhe vërejti të njëjtën linjë të ‘varfërisë së ndershme’, siç kishte dëgjuar edhe në fillesa, në vitin 1945. PD, sapo erdhi në pushtet, i dha shqelma popullit ‘demokrat’ dhe e shtyu të hahet me popullin tjetër për shtëpinë, për telefonin, për sheshin e protestës, për rrugën që ndan kopshtin dhe për për kanunin e gjakmarrjes. Në vitin ’93 u kthye direktiva e presidentit: ‘Gjakmarrjen ndajeni sipas Kanunit’.  Qeveria e PD lëshoi urdhër të prerë që çdo socialist që ka shtëpi më të madhe se një dhomë e kuzhinë, të strehojë edhe një familje tjetër ‘demokrate’. Kështu u bë: Populli ndau me popullin dhomën e vetme, banjën e vetme, hapësirën e vetme të ngushtë dhe urrejtjen që zgjerohej përtej dhomave e përtej banjës. Por populli në të dy anët kuptoi se ‘edhe regjimi i ri anti- komunist’, erdhi me të njëjtën fytyrë siç kishte ardhur diktatura komuniste në vitin 1945. Atëherë ‘heronjtë’ ndanin një lajthi, ndërsa tani ‘super heronjtë’, duhej të ndanin një dhomë, një lugë, një lavaman, një këpucë në mëngjes. Edhe telefonat e shtëpive ua morën të tjerëve e ua dhanë ‘demokratëve’. Në të njëjtat rrugë që la socializmi, aty do të ‘shpejtohej’ kapitalizmi; në të njëjtat metoda varfërie do të shtyhej jeta; në të njëjtën mënyrë do të ndizej konflikti. ‘Bekimi’ më i madh që bënin ata të PD- së, kryesisht, ishte ky: ‘Duhej një luftë civile që të zhvillohej vendi!’.

Lufta civile do të hiqte qafe të varfrit?… Jo, kjo nuk duhej bërë, se pa të varfër nuk jetojnë këta lloj regjimesh. Shqipëria hyri në një cikël varfërie e konflikti, por pushteti grumbulloi pasuri të madhe për vete. Shtetet e Bashkuara kanë zbuluar miliarda të vjedhura nga pushteti i kohës së ‘Jezusit të varfër’, pasuri që ndodhen në duar të ish presidentit, të ish kryeministrit dhe rrethit familjar e në pushtet. Ne si komb ramë më poshtë se kombet e tjerë; edhe Çaushesku ynë është një lëngaraq i pasur.

Deri në momentin kur populli do të bëhet i pasur me pasurinë që ia kanë vjedhur, deri në atë moment nuk ka asgjë të papritur:

Kështu janë krijuar epokat e historisë sonë të re, duke u kthyer në vitin ’45. Atë vit partizanët zbritën nga mali dhe zaptuan Pallatin Mbretëror; partizani Meke lëshoi poturet dhe shkeli në krevatin e ‘zotit vetë’. U shkel ideja se populli mund të jetë i denjë për në pallat. Në vitin ’92 u shkel prapë, si atëherë. ‘Ndani shtëpitë, ndani banjat, ndani çfarë t’u gjendet…!’, lëshoi urdhër pushteti i epokës tjetër post- socialiste. Kur nisi lufta civile, e dëshiruara prej kohësh, në vitin 1997, mbinjeriu anti- Jezus u kap në krim: Ministri i Jashtëm u gjet duke ndërtuar banjën e larë në flori;  presidenti i Republikës u kap me thasë plot me dollarë që vinin nga trafiku i naftës dhe armëve; apologjetët e varfërisë u kapën duke futur miliarda në makinën larëse të parave që u quajtën ‘skema piramidale’. Kështu u ndërtua lufta civile, e dëshiruara.

U dogj vendi, por shpëtuan djajtë.

Tani ndodhet sheshit e njëjta skemë: ‘Na votoni prapë ne që ishim mjeshtërit e vuajtjes suaj! Na votoni që t’u shpallim Jezus!’

… Kështu ndodhi këto ditë që shtrohej pyetja: Si u bë PS nga vetë PD?

Next Post
Rama dhe Abazoviç mbërrijnë në Kiev, në mesditë konferencë të përbashkët me Zelenskyn

Rama dhe Abazoviç mbërrijnë në Kiev, në mesditë konferencë të përbashkët me Zelenskyn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com