• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjitha arsyet se përse Rama është i interesuar që vulën e PD ta ketë Berisha

by Poli Hoxha
03/03/2023 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Poli Hoxha

Seancën e kësaj të enjteje në parlament për çështjen “McGonigal” e hapi Enkelejd Alibej, i cili i drejtoi Edi Ramës 30 pyetje pikante dhe të ndërtuara në mënyrë profesionale. Ajo që u pa ndërkohë, ishte Edi Rama në karrigen e kryeministrit që nxinte i gjithi.

Pas Alibeajt, në podium doli Sali Berisha, i cili në stilin e tij të zakonshëm nisi që të paralajmëronte se nëse Rama nuk përgjigjej për akuzat, atëherë Shqipëria do të zhytej në kaos dhe vetëm në kaos. Ndërkohë që kreu i Rithemelimit fliste, Edi Rama, u zhvendos në sallë dhe ul afër Pandeli Majkos. Hija e zezë që i kishte rënë kur dëgjonte pyetjet e Alibeajt, ju zhduk si me magji dhe kamerat e fokusuan duke qeshur me të madhe.

Pas Berishës e mori fjalën vetë. Shmangu si një i pandehur çdo sqarim për komplotin që ka stisur me McGonigal kundër PD-së dhe Lulzim Bashës dhe në shumicën e fjalimit, u morr me Berishën dhe revolucionin.

Pasi fyeu dhe talli si gjithmonë, pjesa e re në fjalën e tij ishte përmendja me iniciale e disa personave, të cilët financojnë revolucionin. Për njërin prej tyre, “Personin Z”, la për të nënkuptuar se bëhej fjalë për djalin e ish- kryeministrit, Zen Berishën. Përtej financimit të revolucionit, kryeministri e lidhi “Z-në”, edhe me rusët. Tha këto dhe iku, duke e lënë “mishin e dhisë” në sallë.

Në daljen e dytë në foltoren e parlamentit, Sali Berisha, nuk u kundërpërgjigj për personat me iniciale që i përmendi kryeministri, por përsëriti sërish paralajmërimin për një destabilizim të vendit.

Pra loja vazhdon. Lojtarët janë të njëjtët; Edi Rama dhe Sali Berisha. Mesazhi për SHBA dhe Perëndimin është i qartë: Në Shqipëri ka vetëm dy pole pa rivalë, të cilët në këtë vend kanë në dorë pushtetin, opozitën, shiun, diellin dhe qametin.

Që të dy nuk e fshehin më, se janë në të njëjtën varkë me vrima gjithandej e cila ka të shkruar: “Mbartës të korrupsionit madhorë dhe minues të demokracisë”.

Duke qenë formalisht dhe zyrtarisht në të njëjtën varkë në oqeanin e drejtësisë shqiptare dhe të SHBA, është e drejta e tyre për të bashkëpunuar me çdo mjet e mënyrë, që të mos mbyten.

Kjo është arsyeja thelbësore se përse edhe vendimin e gjykatës së Apelit për “vulën” e PD, e presin të dy si një komardare shpëtimi.

Po përse Edi Ramës i intereson që vulën, logon dhe simbolet e PD ti ketë “revolucioni” i Sali Berishës?

Nëse e vutë re, Edi Rama në parlament dhe Sali Berisha te shkallët e tij, në sinkron të plotë sulmuan egër Lulzim Bashën duke përmbysur të vërtetën e skandalit “McGonigal”, i cili u sajua dhe u pagua pikërisht për të groposur Bashën nëpërmjet sajimit të “parave ruse”.

Sali Berisha thotë se Edi Rama ka ndërhyrë në gjykatë, që vulën e PD-së ta marrë grupi properëndimor i PD-së. Nëse kjo do të ishte e vërteta dhe jo e kundërta, përse ky kryeministër që kontrollon gjykatat, nuk ndërhyri edhe në gjyqin e parë, kur Agron Zhukri dha vendimin pro Kuvendit të Stadiumit?!

Edi Rama për herë të parë në seancën e kësaj të enjteje për “McGonigal”, nuk ja përmendi Sali Berishës “nongartën”. Kjo sepse de jure, edhe vetë është “nongrata” nga SHBA, ndërkohë që e ka të sigurt që do të bëhet i tillë edhe de fakto, menjëherë pasi të humbasë imunitetin si kryeministër i një vendi anëtarë i NATO.

Ramës i intereson një Sali Berishë “nongrata” dhe me vulë në xhep për të mbajtur në lojë përball Perëndimit jo vetëm veten, por edhe “nongratat”, Vangjush Dako, Tom Doshi dhe Aqif Rakipi, të cilët i ka indirekt ende në kupolën e Rilindjes dhe në grupin parlamentarë.

Edi Ramës gjithashtu i duhet Sali Berisha me vulë dhe si “opozitë zyrtare” në vend, për ta mbajtur vendin në një krizë politike permanente, duke i dërguar mesazhe SHBA, në këto kohë delikate të luftës në Ukraninë. Synimi është që aleatët ta ndajnë mendjen, se pavarësisht korrupsionit dhe shkatërrimit të demokracisë që përfaqësojnë, Shqipëria ka dy faktorë të vetëm; PS-në e Ramës dhe PD-në e Berishës.

Pra ata dhe shqiptarët kanë vetëm dy alternativa, dy të këqija “ligjore”, mes të cilave mund të zgjedhin. Dhe kuptohet, farsën se “e keqja më e mirë” që mund të ruajë stabilitetin është ai, Edi Rama e luan shkëlqyer.

Gjithashtu Edi Ramës i duhet Berisha me vulë, sidomos për hallet e tija fare- fare personale. Vërtet Interpol po heton për “Personin O” që është i vëllai, por kemi edhe personin “Z”, që është djali i “kreut” të opozitës shqiptare. I duhet sidomos si i vetmi investim për të qëndruar në pushtet dhe si e vetmja mënyrë, (dëshpëruese në fakt), për të shpëtuar nga SPAK dhe nga SHBA.

Nuk ka zgjedhje lokale në 14 maj, sepse ato i ka marrë në tavolinë, por edhe sepse realisht nuk i interesojnë, (Vula po), as atij as Sali Berishës. Por ato për pushtetin qendror, po vijnë shpejt.

Tani imagjinon Edi Ramën dhe Sali Berishën së bashku në vitin 2025. Jo sërish në studion e piktorit Ramadan Karanxha si plot 34 vite më parë, janar 1991, por në ndonjë nga strofullat e Saimir Manes apo Shefqet Kastratit duke biseduar për hallet e pushtetit, pasurisë dhe ato personale natyrisht:

Rama: Sali ti gëzojmë vulat e  “pluralizmit” shqiptarë, sa ti kemi ne nuk e rruajmë për “nongrata” e për SPAK!

Dhe Berisha: Ti gëzojmë Edvin bashkë me Sajen, Çetin, “Personin Z” dhe “Personin O”. Kjo ishte loja!

Next Post
Selia blu e “boshatisur”, vendimi për vulën pritet nga një grup i vogël simpatizantësh në bar

Selia blu e “boshatisur”, vendimi për vulën pritet nga një grup i vogël simpatizantësh në bar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In