• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të gjitha arsyet e sulmit të PD-së ndaj Fatmir Xhafajt

by Flogert Muça
11/05/2018 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça/

Partia Demokratike ka risjellë para dy ditësh një histori të vjetër për të krijuar një kauzë të re politike tani që i ka rënë kauza “Tahiri” sëbashku me teoritë e tjera politike të ngritura prej saj. Sulmi i saj ndaj ministrit të Brendshëm vjen jo rastësisht në momentin kur Izet Haxhia ka mbërritur në Shqipëri e ku pritet (sipas tij) të japë fakte të reja kundër Sali Berishës mbi ngjarjet e 97-98-ës. Është gjithmonë mirë në politikë që kur pritet të të plasë një skandal, të prodhosh një pseudongjarje, qoftë edhe duke e rikthyer çështje të vjetra për të qenë në sulm e jo në mbrojtje.

Mirëpo, mesa duket PD-ja me këshilltarët e saj mizerabël (citoj Berishën që tha pas zgjedhjeve të 2017-ës se Basha ka këshilltarë mizerabël) ka zgjedhur sërish një kauzë të rënë që në nisje, e cila përpos kësaj, zhvillohet në momentin e gabuar dhe me mjetet e gabuara.

Pse është kauzë e rënë që në nisje?

Së pari, por të ishte çështja e Xhafajt ashtu siç e interpreton PD-ja, ambasadori i SHBA-ve nuk do e mbante gojën kyçur, por do fliste pa teklif siç jemi mësuar ta dëgjojmë prej së paku dy vitesh. Do e thoshte troç ndoshta që para se Xhafaj të emërohej ministër. Do ja thoshte Ramës ndoshta edhe në mënyrë informale që t’i paraprinte një skenari ultimativ publik. Këtë Lu se ka bërë, përkundrazi, i ka dhënë një mbështetje të plotë Xhafajt. Këtë e kishte bërë edhe për reformën në drejtësi, ku Xhafaj kryesonte komisionin.

Së dyti nëse e vërteta të ishte siç e intepreton PD, as autoritetet italiane nuk do të rrinin duarkryq. Ato nuk do të zhvillonin takime intensive me Xhafajn ministër e as nuk do ta prisnin atë në Itali për të vazhduar e thelluar bashkëpunimin dypalësh. Po të ishte siç pretendon PD, italianët do i kërkonin më parë vëllain Xhafajt e më pas do besonin në integritetin e tij për të vazhduar bashkëpunimin. Thënë këto arsyetime të thjeshta, kupton që ajo që PD-ja po bën sot është thjeshtë politikë dhe përsëritje e akuzave të vjetra politike pa asnjë gjë të re.

Kuptohet, sulmi ndaj Xhafajt është i përsëritur edhe prej faktit se ai është një ndër personat që ka mbështetjen e fortë amerikane pasi rezultoi i sukseshëm me reformën në drejtësi që udhëhoqi para se të emërohej ministër.

Por pse ky sulm zhvillohet në momentin e gabuar dhe me mjetet e gabuara?

Siç theksova më lart, jo rastësisht kjo stuhi në gotë u ngrit në momentin që Izet Haxhia u ekstradua në Shqipëri, por edhe në momentin që Shqipëria është më afër se kurrë çeljes së nëgociatave kryesisht falë një reforme të mirë në drejtësi. Ajo që mund të thotë Haxhia dhe ajo që mund të sjellë drejtësia e re mund të jenë një përmbytje në oborrin e SHQUP-it, ndaj edhe PD veproi shpejt me mjetin e parë që pa në letër duke tentuar balancimin. Mirëpo edhe pse përdorimi i këtij sulmi brenda për brenda Shqipërisë për kapital politik nuk përbën ndonjë problem të madh, kur kalon kufinjtë përbën një problem të madh për të ardhmen e vendit.

Kjo sepse të hedhësh një të tillë akuzë në të gjitha kancelaritë e Europës në momentin që duhet lobuar për çeljen e negociatave me BE-në është të duash t’i vësh flakën rrugës drejt saj. Dhe mesa duket PD-ja pasi humbi betejën në Parlamentin gjerman ku anti-shqiptari i Bashës, Krichbaun, nuk mundi të bindë Bundestagun të votojë kundër Shqipërisë, tani PD ka zgjedhur të çojë në kancelaritë e Europës një tjetër grusht balte të vjetër vetëm e vetëm që besimi ndaj nesh të ulet.

Edhe njëherë PD-ja ka ‘ngatërruar’ luftën politike ndaj Edi Ramës, duke e kthyer në një luftë kundër Shqipërisë. Pasioni me të cilin PD punon për të nxirë Shqipërinë do të kishte ndihmuar jo pak vendin në rrugën drejt BE-së, nesë do të ishte pasion pozitiv. Deri në fund të qershorit mesa duket PD do vazhdojë me të tilla histori që nuk do dëmtojnë Edi Ramën, sa do dëmtojnë Shqipërinë.

a.ç

Next Post
Rusia: SHBA-BE të dorëzohen, bota nuk është e tyre! Nuk ka paqe, nëse na shpallni luftë!

Rusia: SHBA-BE të dorëzohen, bota nuk është e tyre! Nuk ka paqe, nëse na shpallni luftë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In