• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Të fundit në rajon, në 7 vite u hapën 28 mijë vende pune, në Maqedoni 100 mijë

by A R
06/07/2018 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria hapi vetëm 28 mijë vende të reja pune në harkun kohor 2010-2017 sipas raportimit të rezultateve nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC) lidhur me Strategjinë 2020 të Europës Juglindore. Rreth 60% e këtyre vendeve janë hapur në bujqësi, sipas një raporti të mëparshëm, po të RCC.

Për të njëjtën periudhë, Maqedonia shtoi 103 mijë vende pune, ndërsa Kosova 85 mijë, bëhet e ditur në raportin e RCC. Që të dyja këto shtete kanë popullsi dhe si rrjedhojë forcë pune më të ulët sesa Shqipëria, ndërsa madhësitë e ekonomisë janë të krahasueshme.

“Monitor” ka përpunuar më tej të dhënat, duke marrë për bazë popullsisë përkatëse. Për Shqipërinë rezulton se janë shtuar vetëm 10 vende të reja pune për çdo 1000 banorë.

Rekordin e mban Maqedonia me 49.4 vende pune të reja të hapura për çdo 1 mijë banorë.  Maqedonia e ka orientuar zhvillimin e saj drejt industrive eksportuese me vlerë të shtuar të lartë, siç është psh industria automative.  Shteti fqinjë është një hap përpara Shqipërisë si për teknologjinë e informacionit ashtu dhe për industrinë, teksa është një prodhues i pjesëve të makinave, si psh katalizatorë nga Johnson Doel, një kompani që kishte të ardhura prej 1.2 miliardë eurosh në 2016-n, tre herë më shumë se sipërmarrja më e madhe në Shqipëri dhe ka më shumë se 1000 të punësuar.

Pas Maqedonisë vjen Kosova me 47.2 vende pune për 1000 banorë dhe i fundit, por sërish më mirë se ne Mali i Zi me 33.4 vende për 1 mijë banorë. Edhe

Serbia, e cila për nga numri i popullsisë apo ekonomia ka tjetër dimension në raport me rajonin ka mundur që të hapë jo pak por 400 mijë vende pune, (nga 600 mijë që u hapën në gjithë rajonin për 7 vitet e fundit) shifër kjo që përkthehet në 45.5 vende të reja pune për çdo një mijë banorë. Edhe Serbia njihet për orientimin e saj drejt industrive me vlerë të shtuar të lartë.

Këshilli Rajonal për Bashkëpunim vlerëson pozitivisht ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor duke nënvizuar se ato i janë kthyer rrugës së rritjes duke shtuar në total në ekonomitë e tyre 600 mijë vende pune.

Një tjetër element interesant që merr parasysh raporti është ai i forcës  së punës me kualifikim të që është shtuar në këto vite në Ballkanin Perëndimor që llogaritet në gjysmë milionë. Nga ky total Shqipëria mban më shumë se 20 për qind çka thekson akoma edhe më shumë kontrastin. Pra kemi pjesën më të madhe të forcës së punës me kualifikim të lartë që i është shtuar tregut por ndërkohë kemi raportin më të ulët të vendeve të reja të punës për 1 000 banorë.

Raporti i RCC vlerëson se ka edhe disa zhvillime pozitive të tjera në rajon por të gjitha këto në nivelin që paraqiten nuk do të jenë të mjaftueshme dhe do të vonojnë progresin e qytetarëve drejt nivelit të BE-së me dekada të tëra.

Monitor/a.m.

Next Post
Borë, shi dhe diell; njihuni me parashikimin e motit sipas zonave

Surprizat e motit nuk ndalen këtë Verë, ja parashikimi për fundjavën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

September 29, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

TOP BAROMETER: PS-ja zbret në dyshemenë e saj elektorale, por…

September 29, 2026
Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

September 29, 2026
Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

September 29, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 29 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 29, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

September 29, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Gjyqësori s’po e përfill Kuvendin”/ Çupi: SPAK, tentativa për të paralizuar qeverinë

September 29, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Zvërneci”, Klosi: Tradhti kombëtare do ishte të mos zhvillohej projekti

September 29, 2026
Tenesi do të ekzekutojë një grua për herë të parë në 200 vjet, për çfarë akuzohet -

Tenesi do të ekzekutojë një grua për herë të parë në 200 vjet, për çfarë akuzohet –

September 29, 2026
Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje/ Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën?

Nga taksat te pagat. Paketa fiskale 2027 në tavolinë, biznesi hap listën e kërkesave

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com