• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Të fshehtat e themeluesit të shtetit shqiptar Ismail Qemali, ja kush janë

by A R
17/01/2016 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historiani turk Nexhip Alpan ka shkruar një libër historik për themeluesin e shtetit shqiptar Ismail Qemalin. Megjithëse janë nxjerrë nga arkivat dhe janë dokumente autentike, keto te dhena ende nuk janë hedhur në biografinë zyrtare të Ismail Qemalit.

Psh ditëlindja e Ismail Qemalit u mbajt e ‘fshehtë’ për shumë dekada, pasi binte në një ditë me të Enver Hoxhës.

Deri në vitet ’90, teksti zyrtar i historisë së Shqipërisë, Fjalori Enciklopedik, por edhe në memuarë të tjerë, Ismail Qemali nuk ka pasur një datë të lindjes, por shënohej vetëm viti, 1846.

Është po historiani turk Alpan që thotë se ditëlindja e saktë e Ismail Qemalit është 16 tetor 1846, por duke qenë se Enver Hoxha kishte lindur në këtë ditë ajo është mbajtur e fshehtë.

Në atë kohë u është dhënë porosi institucioneve shkencore nga Instituti i Studimeve Marksiste, që drejtohej nga Nexhmije Hoxha, që të eliminohej data e lindjes që binte më 16 tetor nga çdo personalitet tjetër historik, në mënyrë që të mbetej dhe të festohej vetëm ditëlindja e Enverit, dhe kjo të ishte festë zyrtare.

Një tjetër kuriozitet nga jeta e themeluesit të shtetit është se në të gjitha dokumentet e kohës ai quhet Ismail Bej Vlora dhe jo Ismail Qemali, apo Ismail Bej Qemali. Emërtimi thjesht Ismail Qemali u përdor gjatë regjimit komunist, i cili për arsye botëkuptimi nuk mund t’ia linte titullin “Bej”. Sidoqoftë, Ismail Qemali pa “bej”, duket se ka fituar të drejtën e qytetarisë, pasi kështu gjendet pothuajse në të gjithë librat zyrtarë të historisë.

Ismail Qemali u martua dy herë dhe të dy herët me shtetase greke. Për herë të parë me një vejushë nga Konica, që vdiq gjatë lindjes së bashku me vajzën, herën e dytë u martua në vitin 1886, me Kleoniqi Surmeli, vajza e një fisniku grek nga krahina e Edrenesë. Ismail Qemali u detyrua ta rrëmbente gruan e dytë, pasi ligjet e ndalonim martesën e një myslimani me një ortodokse. Nga martesa e dytë Ismail Qemali pati 9 fëmijë, tri vajza dhe gjashtë djem. Vajzat quheshin Myvedet, Alije, Ylvie. Ndërsa djemtë ishin Mahmud Bej, Tahir Bej, Et’hem Bej, Xhevdet Bej, Qazim Bej dhe Qami Bej.

Ismail Qemali dinte, veç shqipes, edhe shtatë gjuhë, të cilat ishin osmanishtja, turqishtja e re, greqishtja e vjetër, latinishtja, italishtja frëngjishtja, sllavishtja.

Vdekja, e dyshimtë. Ismail Qemali vdiq në rrethana misterioze në Peruxha të Italisë, pak momente para se të jepte një konferencë për shtyp. Deri më sot nuk ka në fakt një variant përfundimtar të vdekjes së tij, por gjithmonë janë hedhur dyshime. Mendohet se ai është helmuar. Kufoma e Ismail Qemalit është mbajtur në Peruxha për dy javë pas vdekjes, me idenë e balsamosjes. Por kjo i shtoi edhe më shumë dyshimet për helmim, pasi i kanë nxjerrë të gjitha organet e brendshme për të zhdukur çdo shenjë për autopsinë.

Flamuri – Ka pasur diskutime dhe ende nuk është zgjidhur se cili flamur është ngritur më 28 Nëntor 1912 në ballkonin e shtëpisë historike të Vlorës. Një variant është se flamurin e qëndisi Marigo Pozio, një nuse e shtëpisë ku fjeti Ismaili natën e fundit; një variant tjetër është se flamurin e solli Spiridon Ilo nga SHBA; ndërsa varianti i tretë është ai Eqrem bej Vlorës, sipas të cilit, flamurin ia kishte falur Aleadro Kasstriota, burri i një princeshe që pretendonte se ishte pasardhëse e Skënderbeut.

Fotoja simbol. Fotoja simbol e Shpalljes së Pavarësisë ka ngelur ajo e datës 1 dhjetor 1912. Deri më sot nuk ekziston asnjë fotografi nga momenti i Shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor të vitit 1912.

Dokumenti i Pavarësisë. Nuk është gjetur dokumenti original i Shpalljes së Pavarësisë. Ai që është, është kopje që mendohet se i përket Lef Nosit, i cili në qeverinë e parë shqiptare ishte ministër i Postë-Telegrafës.

Qeveria e parë. Ismail Qemali, si kryeministër dhe kryetari i parë në historinë e shtetit shqiptar që qëndroi në krye të qeverisë nga data 28 Nëntor e vitit 1912 deri në 22 janar 1914, dmth, 12 muaj e 56 ditë.

Eshtrat – Si fillim, kufoma e balsamosur e Ismail Qemalit u varros sipas porosisë së tij, në Kaninë. Ceremonia e varrimit u bë me 12 shkurt 1919, ditën e mërkurë. Pas 13 vitesh të prehjes në kalanë e Kaninës, trupi i pajetë i kryeministrit të parë të shtetit shqiptar u zbrit në Vlorë, në datën e shënuar të 28 nëntorit 1932, me rastin e 20 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Trupi i Ismail Qemalit u vendos në atë vend ku ndodhet edhe sot, në “Sheshin e Flamurit” në Vlorë. Varri monumental i Ismail Qemalit ka figurën e “Flamurtarit”, një vepër kjo e skulptorit të shquar Odise Paskali. / Dita /

Next Post

Sunday Times: Pas Maqedonisë, fluksi emigrantëve drejt Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

June 13, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

June 13, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Protesta anti-establishment që i ‘treti’ partitë anti-establishment

June 13, 2026
Referendum për kufizimin e popullsisë në Zvicër, propozimi i ekstremit të djathtë kundër emigracionit

Referendum për kufizimin e popullsisë në Zvicër, propozimi i ekstremit të djathtë kundër emigracionit

June 13, 2026
Dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëria e re”, mes tyre Altin Goxhaj, Sazan Guri dhe Alfred Çako

Dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëria e re”, mes tyre Altin Goxhaj, Sazan Guri dhe Alfred Çako

June 13, 2026
“Janë të emigrantëve”, protestuesit vendosin këpucë para Kryeministrisë në mënyrë simbolike

“Janë të emigrantëve”, protestuesit vendosin këpucë para Kryeministrisë në mënyrë simbolike

June 13, 2026
Zjarr pranë një blloku banimi në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat! Forcat zjarrfikëse në vendngjarje

Zjarr pranë një blloku banimi në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat! Forcat zjarrfikëse në vendngjarje

June 13, 2026
“Epsteini” ynë

Për ata që thërrasin “Shqipëria është e jona” dhe linçojnë shqiptarët

June 13, 2026
Carlo Ancelotti, ai që përfiton më shumë/ Këto janë pagat e trajnerëve të Botërorit 2026

Carlo Ancelotti, ai që përfiton më shumë/ Këto janë pagat e trajnerëve të Botërorit 2026

June 13, 2026
Siguria ushqimore, dyfishohen procedimet/ Ekspertët: Sfidë, kushtet higjeno-sanitare dhe gjurmueshmëria

Siguria ushqimore, dyfishohen procedimet/ Ekspertët: Sfidë, kushtet higjeno-sanitare dhe gjurmueshmëria

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In