• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Të fortët” e 23 qershorit, kamata e kripur e Edi Ramës

by
06/09/2015 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi

 

Duket sikur ka një “sy të keq”, apo më mirë një entitet diku, që po kërkon t’i hapë rregullisht telashe Edi Ramës, me deputetët e krahut të tij. Pas Tom Doshit dhe aleatit të majtë Mark Frroku, incidenti i rëndë me armë i Armando Prengës rikthen në skenë, këtë fillim-shtatori, problemin e integritetit të ligjvënësve dhe në përgjithësi, të zyrtarëve të lartë të shtetit.

Incidenti i rëndë me armë që përfshiu Armando Prengën, e fokusoi edhe një herë të gjithë vëmendjen e mundshme të opinionit publik shqiptar, tek ajo çka përfaqësojnë sot të zgjedhurit në Kuvendin e Shqipërisë. Një trupë burrash e grash që sot më shumë se kurrë, kanë trajtat e një bande të armatosurish, të fortësh e hajdutësh. Një imazh që natyrisht nuk i përkon tërësisë së parlamentit shqiptar, por që është bërë pis nga një sektor personash që janë filtruar në jetën politike ose sepse janë të pasur, ose sepse janë të fortë e brutalë, ose sepse, për shkak të dyja arsyeve të mësipërme, dinë të tërheqin vota rreth vetes ditën e zgjedhjeve.

Rama duket se po paguan sot një kamatë tejet të kripur për të gjitha votat shtesë që këta deputetë “të fortë” sollën me vete në pajë, më 23 qershor të vitit 2013. Dhe ky është pikërisht problemi i madh etik që ndodhet në tryezën e politikës shqiptare: të marrësh, bashkë me votat, edhe problemet, apo të mjaftohesh me atë që të jep fushata elektorale, pa “faktorë shtesë”. E majta shqiptare (por edhe e djathta, paçka se nuk ka pasur deri tani incidentet e palës përballë), kanë eksperimentuar prej vitesh futjen e të fortëve në politikën aktive. Duke prishur të gjitha kodet normale të garimit në politikë dhe të kontributeve në institucionet e shtetit. Ka ardhur koha që këtij eksperimenti të rrezikshëm t’i jepet fund një herë e mirë. Kandidatët me muskuj janë një refleks i kushtëzuar i një kohe që duhet të marrë fund dhe që lidhet kryekëput me prezencën e një shteti të dobët, të korruptuar dhe që sugjestionohet nga forca, e jo nga ligji. Na mbetet të shpresojmë që në vitin 2017, kur do të votojmë sërish, të gjejmë më në fund në lista kandidatë me një emër të vetëm dhe që ta kenë skedën penale të pastër. Sa për aftësitë dhe kompetencat profesionale, ky tashmë duket një “luks i tepërt”…

Opozita po bën sot atë që do të bënte çdo opozitë, në kushte të ngjashme. Problem që e shoqëron atë, është jo me të tashmen e saj, por me të shkuarën e atyre që e drejtojnë. Kur Lulzim Basha kërkon ikjen e Ilir Metës për korrupsion, e vështirë të mos tundohesh e të kujtosh 220 milion eurot për të cilat ai u akuzua zyrtarisht nga Prokuroria e Përgjithshme. E njëjta gjë, edhe kur kryetari i sotëm i PD ishte ministër i brendshëm në 21 janar 2011, kur në boulevard u vranë katër protestues të paarmatosur. Madje të vjen të shkosh edhe më larg me krahasimet mes dy epokave: të paktën këta nuk i mbyllin deputetët në selinë e partisë, siç bëri kryeministri i asaj kohe me gardistët, që të mos të vijë e t’i marrë në dorëzim prokuroria.

Megjithatë zullumet e një kohe nuk mund të jenë alibi për gafat e një kohe tjetër. Sot Edi Rama po paguan gradualisht dhe jo pa kosto politike, gabimet dhe mendjelehtësitë e pranverës së vitit 2013, kur turravrapi dhe ethja për të fituar me çdo kusht, ja kishte errur logjikën dhe ftohtësinë në hartimin e listave të deputetëve. Është kjo një sindromë që vjen nga ajo inerci elektorale atij momenti, por edhe nga vetë natyra e ligjit tonë elektoral, si dhe nga kultura e mosrespektimit të rregullave brenda partive politike, ku krerët i bëjnë vetë listat sipas qejfit, interesave dhe simpative personale.

Next Post

Gramoz Ruçi: Të hënën përjashtojmë Prengën nga PS-ja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Fitime rekord nga kriza, gjashtë vende të BE-së kërkojnë taksë për kompanitë e naftës

August 23, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Drejtësia nuk duhet të ndëshkojë

August 23, 2026
Plakja e popullsisë nuk do të thotë domosdoshmërisht ekonomi më e dobët

Plakja e popullsisë nuk do të thotë domosdoshmërisht ekonomi më e dobët

August 23, 2026
Nga zjarri në Ujë të Ftohtë te “hakmarrja e izraelitëve”: Historia e rreme që pushtoi rrjetet

Nga zjarri në Ujë të Ftohtë te “hakmarrja e izraelitëve”: Historia e rreme që pushtoi rrjetet

August 23, 2026
Projekt i madh në Bregun Perëndimor, alarmi nga Evropa: Tërhiqeni menjëherë!

Projekt i madh në Bregun Perëndimor, alarmi nga Evropa: Tërhiqeni menjëherë!

August 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Dy argumente absurde për kundërshtinë e reformës territoriale

August 23, 2026
Pas eklipsit diellor, një tjetër spektakël në qiell më 28 gusht: Hëna do të mbulohet nga hija e Tokës

Pas eklipsit diellor, një tjetër spektakël në qiell më 28 gusht: Hëna do të mbulohet nga hija e Tokës

August 23, 2026
Kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

Kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

August 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor, e Diel 23 Gusht 2026

August 23, 2026
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE/ Deklaronin sipërfaqe toke të rreme për fonde, 37 të arrestuar në Greqi

E rëndë në Greqi! Shqiptari vret me armë të dashurën 45-vjeçare dhe më pas veten

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com