• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të fitosh pushtetin, duhet të jesh realist

by Artur Ajazi
23/11/2023 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Partia Demokratike (dy gjysmake) nuk besoj se ka shansin të fitojë pushtetin, përsa kohë nuk kupton realitetin ku ndodhet, realitetin si zhvillohen ngjarjet brënda dhe jashtë saj. Ajo sot është një forcë politike në degradim. Ka qenë dhe mbetet, parti klanore, me ambicje progresiste Zero. Gjithë historia e saj, lidhet me një person, me një emër, me një kryetar, me një ish-lider (siç i thonë ata sot), dhe të tjerët janë fshirë nga memorja. Në atë parti jetojnë me imazhin e 1992, 1996, dhe 2005, dhe nuk shohin, nuk lexojnë, dhe nuk kuptojnë ç’po ngjet sot me aktualitetin në Rajon dhe më gjerë. SHBA dhe BE, nuk kanë fare interes, të destabilizohet Shqiperia, Ballkani, apo dhe më tej.

Partia Demokratike, ka kohë që ka hyrë në beteja dhe në “luftë” me amerikanët, europianët, dhe çdo forcë progresiste që nuk përkrah atë, dhe ish-liderin historik. Të fitosh pushtetin në Shqipëri dhe jo vetëm, duhet të jesh parti dhe forcë politike realiste, tu prezantosh votuesve dhe masës së gjërë popullore, programin tënd ambicioz, alternativën më të mirë qeverisëse, pikat kyçe ku do të zhvillohet vendi dhe jeta e shqiptareve. Aspak ose pothuajse në perqindje të papërfillshme, ka bërë PD lidhur me afrimin dhe konsolidimin e prurjeve të reja në gjirin e saj.

Tek ajo forcë politike, mbijeton dhe mbizotëron e vjetra, e keqja, e dhunshmja, krahinizmi, klanorja, dhe Zero ambicje për të ecur përpara. Ideologjia e saj është e vjetëruar sa vetë ish-PPSH-ja e dikurshme, nga ku ka zanafillën politike ish-lideri historik. Afrimi i zgjedhjeve të reja të 2025, pritet ta gjejë PD më të ç’organizuar se kurrë, mes procesesh gjyqsore, dhe aksionesh të dhunshme duke penguar jetën parlamentare dhe institucionale të vendit. Furia e gjoja “akuzave dhe denoncimeve publike ndaj qeverisë” mbetet e vetmja “gozhdë” ku ish-lideri dhe shpura e tij “shpresëmadhe për pushtet” kanë varur shpresën e fundit.

Të errur nga zilia e pushtetit dhe shpëtimi i ish-liderit, taborri i Partisë Demokratike (Foltores) nuk kupton realitetin mbi të cilin “noton”, mungesën e besimit dhe shpresës që ka ngjallur tek ajo pak anetarësi që i ka mbetur. Duket sikur gjithë “SHQUP-i” blu, punon dhe mendon si të jetonin në 1992 apo 1996. Shqiptarët nuk kanë ç’të besojnë dhe shpresojnë më tek ata, që nuk po arrijnë të bëjnë dot partinë e tyre, nga ata që nuk po arrijnë të ndajnë me gjyqe pafund “kujt i përket vula”, duke mbjellë zhgënjim tek populli.

Mjafton të ndjekësh propogandën e kësaj opozite, për të bindur vehten se “vetëm në pushtet nuk vjen kurrë kjo parti”. Mungesa e njohjes dhe angazhimit në realitetin ku jeton sot Shqiperia, shpërfillja e asaj ç’ka arritur Edi Rama dhe qeverisja e tij në këto 12 vjet, mënyra se si baltos dhe nuk përshtatet me jetën institucionale si forcë politike, ka krijuar ndasinë e madhe mes kësaj opozite dhe shqiptareve. Po vazhdoj gjatë kjo situatë, ka gjasa që kjo opozitë, të humbë përfundimisht jo vetëm beteja elektorale, por edhe vendin e saj si forcë politike me anëtarësi të kufizuar.

Next Post
Rama: 22 nëntori, Dita e Alfabetit të shpallet festë zyrtare! Ftoj Kosovën të bëjë të njëjtën gjë

Rama: 22 nëntori, Dita e Alfabetit të shpallet festë zyrtare! Ftoj Kosovën të bëjë të njëjtën gjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

October 7, 2026
Tronditëse! Hidrauliku akuzohet për vrasjen e 7 grave, në telefon gjenden 75 mijë fotografi

Tronditëse! Hidrauliku akuzohet për vrasjen e 7 grave, në telefon gjenden 75 mijë fotografi

October 7, 2026
Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

October 7, 2026
Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

October 7, 2026
Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

October 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës për sot, shenjat që kanë ditë plot surpriza dhe mundësi të arta

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Politico e krahason Veliajn me Imran Khan dhe Bolsonaron: Inteligjenca artificiale u jep zë politikanëve të burgosur

October 7, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com