• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të fajësosh të tjerët

by Çapajev Gjokutaj
11/12/2021 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Çapajev Gjokutaj

Rusët fajësojnë për gjithçka qeverinë, amerikanët prindërit, polakët historinë. Lexoj se kështu paska thenë poeti amerikano-rus Joseph Brodsky.

Jam i prirur që të mos besoj në përgjithësime të tilla, ku i njomi dhe i thati futen në një vathë e milen në një shtrungë.

Edhe 5-6 veta që diskutojnë në një kafene vështirë se bien dakort se kush na e ka fajin që kemi 100 vjet dhe s’po bëjmë që s’po bëjmë dot shtet për të qenë. Hajde e përgjithëso me një të rënë të lapsit se ç’prirje kanë e kë fajsojnë popuj qindramilionësh.

Por një mendje tjetër më thotë se gjithsesi ka diçka racionale në thenien e Brodsky-t.

Rusët kanë jetuar e jetojnë në sisteme autoritare e totalitare, ndaj është logjike që për ta shteti të bëjë dhe shiun dhe diellin, dhe hyun dhe satananë, dhe fatin dhe taksiratin.

Polakët historikisht kanë qenë të ndrysur e të grisur mes kafshimeve të gjermanëve dhe rusëve, ndaj mund të fajësojnë historinë.

Amerikanët, që nga fillimi i kolonizimit të Botës së Re, kanë jetuar në një sistem ku vendos kryesisht nicjativa e lirë, individualizmi dhe sipërmarrja, ndaj mund të priren ta shfryjnë mllefin tek prindërit.

Gjynah mos paça, por kur jam i lodhur e tundohem të bëhem cinik, them se jo pak prej nesh, dmth shqiptarëve,  fajësojnë edhe prindërit, edhe qeverinë, edhe historinë.

Pastaj kujtohem se prirja për të fajsuar të gjithë të tjerët, por jo bashkëkohësit – duke filluar mundësisht nga vetja – është prirje fëmijësh. Këta, me që ndihen të dobët deri në britmë, fajësojnë gjithçka. Vocërraku që sa ka marrë këmbët psh rreh karriken që e pengon, paçka se është ai që vete e përplaset me të.

Por s’kalon shumë dhe një dell ironik më zhyt edhe më thellë se më shtyn të mendoj që jashtëzimi i fajit si dukuri fëmijërore, mund t’u shkojë popujve të rinj, por kurrsesi  pasardhësve të pellazgëve.

Bëre ç’bëre, iu zbraze popullit, i them vetes dhe prapë më kujtohet fëmija që rreh karriken

Next Post
“Këshilltari i Presidentit Meta po mbledh firma”/ Bejko: Berisha po bën grusht shteti, por do shfryhet

Sherri/ Bejko: Po merrni demokratët në qafë/ Balliu: Në 11-Dhjetor, Basha shkarkohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In