• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar\ Ja çfarë pritet të ndodhë!

by Java News
22/07/2024 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi do të mbyllë punimet e sesionit veror, të enjten e 25 korrikut. Çështja më e nxehtë që pritet të diskutohet dhe të votohet në seancën përmbyllëse është propozimi i grupit të ekspertëve të opozitës të Reformës Zgjedhore përsa i përket votës së diasporës dhe herësit për të cilat palët kanë rënë dakord parimisht. Një propozim tjetër që vjen nga opozita është edhe lista mikse, për të cilën përfaqësuesi i Partisë Socialiste për Reformën Zgjedhore në Grupin për Dialogun, Damian Gjiknuri, deklaroi se duhet diskutuar nëse ky propozim përputhet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Por kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim, nëse palët bien dakord për një draft të përbashkët përfundimtar dhe ta paraqesin në Kuvend përpara datës 25 korrik. Në rendin e ditës të seancës të së enjtes është edhe raporti për veprimtarinë vjetore të Kontrollit të Lartë Shtetit për vitin 2023. Më pas pritet që deputetët të votojnë disa projektligje, ndër të cilat ai për Policinë e Shtetit si dhe projektdrafti për ratifikimin e kontratës financiare ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve për linjën hekurudhore Vorë-Hani i Hotit. Pritet gjithashtu që Parlamenti të marrë një vendim edhe përsa i përket shtyrjes së afatit të komisionit hetimor të check-up dhe sterilizimit.

KONSENSUSI

Mazhoranca dhe opozita nuk mundën të bënin një reformë të vërtetë zgjedhore, duke përfshirë në ligjin elektoral dhe rekomandimet e OSBE-ODIR, por para dy ditësh, palët dhanë sinjalet se në seancën e fundit të këtij sesioni kanë gjetur dakordësinë për të adresuar 2 vendimet e Gjykatës Kushtetuese: atë që mundëson votën e emigrantëve, si dhe çështjen e herësit. Grupi i dialogut është rikthyer dhe kanë diskutuar lidhur me propozimet e depozituara nga opozita 2 ditë më parë.

Sa i takon çështjes së votës së emigrantëve kanë dakordësuar që të votojnë jo vetëm shqiptarët e diasporës, por edhe ata që për arsye punësimi, studimesh apo që janë pjesë e misioneve diplomatike e ushtarake jashtë vendit mjafton të kenë një adresë të vlefshme dhe të mund të ushtrojnë të drejtën e votës.

“Mund të jemi shumë afër realizimit të kësaj gjëje nga pikëpamja e rënies dakord përsa i përket projektligjit, pasi këtu kemi futur të gjithë kategoritë që për një arsye apo një tjetër jetojnë për një kohë të caktuar jashtë vendit”, – tha Gjiknuri.

Kurse demokrati Oerd Bylykbashi u shpreh: “Ajo që do të ecë përpara është pikërisht kjo, votimi nga jashtë jo vetëm i atyre që janë diaspora, por të gjithë shqiptarët të cilët kanë të drejtën kushtetuese për të votuar”. Tek çështja e listave të deputetëve, palët nuk janë krejtësisht në një mendje. “Opozita e refuzon propozimin e PS për një prag tjetër, i cili është thjeshtë më i ulët”, – deklaroi Bylykbshi.

Ndërsa socialisti Gjiknuri u shpreh: “Ata janë të gatshëm për një kompromis që i afrohet formulës kushtetuese, pra të një liste që është mikes”. Gjithsesi, si Gjiknuri, ashtu edhe Bylykbashi mendojnë se deri të mërkurën ekspertët do të adresojnë të dy çështjet dhe dokumenti mund të votohet në seancën plenare të 25 korrikut.

Next Post
Parashikimi i motit për ditën e sotme, temperaturat arrijnë deri në 42°C

Parashikimi i motit përgjatë javës\ Ulje e lehtë e temperaturave në të gjithë vendin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

February 18, 2026
Mbyllet seanca për deklaratat përmbyllëse në Hagë, ish-krerët e UÇK: Historia nuk mund të rishkruhet

Mbyllet seanca për deklaratat përmbyllëse në Hagë, ish-krerët e UÇK: Historia nuk mund të rishkruhet

February 18, 2026
Bashkimi Europian i kërkon garaci FIFA-s për sigurinë e tifozëve që do udhëtojnë për të ndjekur nga afër Botërorin 2026

Bashkimi Europian i kërkon garaci FIFA-s për sigurinë e tifozëve që do udhëtojnë për të ndjekur nga afër Botërorin 2026

February 18, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Anatomia e aromës

February 18, 2026
Këshilltarët ndërkombëtarë të Veliajt për Eureporter: Persekutim për motive politike! Paraburgimi po pengon ushtrimin e detyrës

Këshilltarët ndërkombëtarë të Veliajt për Eureporter: Persekutim për motive politike! Paraburgimi po pengon ushtrimin e detyrës

February 18, 2026
Diplomacia si shërbim publik e jo si privilegj

Diplomacia si shërbim publik e jo si privilegj

February 18, 2026
Berisha në Sukth: Rama meriton çdo përgjigje! Po ndryshon ligjin dhe thotë “do ju vjedhim akoma”

Berisha në Sukth: Rama meriton çdo përgjigje! Po ndryshon ligjin dhe thotë “do ju vjedhim akoma”

February 18, 2026
Policia Rrugore: Monitorim intensiv për parandalimin e aksidenteve, 623 automjete shpallen ‘alert’

Policia Rrugore: Monitorim intensiv për parandalimin e aksidenteve, 623 automjete shpallen ‘alert’

February 18, 2026
Begaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Le të ecim bashkë drejt BE-së

Nisja e muajit të Ramazanit, Begaj uron besimtarët myslimanë: Qoftë sa më i mbarë për të gjithë dhe ardhtë me të gjitha begatitë!

February 18, 2026
Iu ndërpre fjala në Strasburg, Berisha: Në 2 minuta kohë, pjesën pikante ia rezervova Ramës, te kamera kërkova qeveri teknike!

Çupi: Berisha “non grata” edhe në BE, nuk e njohin si udhëheqës të PD

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In