• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të enjten reshje të konsiderueshme, Bashkia Tiranë: Shmangni lëvizjet

by A R
23/03/2016 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana ashtu si edhe pjesa më e madhe e vendit tonë, sipas parashikimeve metereologjike, gjatë ditës së nesërme pritet të përfshihet nga mot i keq dhe me reshje të dendura. Ndaj nisur pikërisht nga këto parashikime, Bashkia e Tiranës ka nisur të marrë masat për të qenë në gatishmëri për të përballuar çdo situatë që mund të sjellë përmbytje, rrëshqitje të dherave dhe bllokime rrugësh në gjithë territorin e saj. 

Në një deklaratë për mediat Drejtori për Zhvillimin e Marrëdhënieve me Komunitetin dhe Njësitë Administrative, Admir Abrija ka bërë të ditur se si rrjedhojë e parashikimeve edhe të qendrave rajonale të sinoptikës, Bashkia e Tiranës ka angazhuar të gjitha ndërmarrjet e veta për të qenë të gatshme për të ndërhyrë dhe për ti ardhur në ndihmë çdo situate emergjente që mund të krijohet. Për këtë qëllim ai ka bërë të ditur gjithashtu se puna është bashkërenduar me njësitë administrative, Ministrinë e Brendshme dhe Drejtorinë e Emergjencave Civile. Ai gjithashtu i ka bërë thirrje banorëve të Tiranës që gjatë ditës së nesërme të shmangin lëvizjet me mjetet e tyre dhe të përdorin mjetet e transportit publik. 

“Bashkia e Tiranës i bën thirrje të gjithë qytetarëve që, kryesisht ditën e nesërme, paradite deri pasdreke, të evitojnë qarkullimin me automjetet e tyre private, si dhe të përpiqen që të përdorin transportin publik për të udhëtuar nga një destinacion në tjetrin”, – tha Admir Abrija. Gjithashtu një thirrje ai ka përcjellë edhe për ata banorë të kryeqytetit që jetojnë në zonat rurale, të cilëve I ka kërkuar të evitojnë punët afër lumenjve. 

“Bashkia e Tiranës i bën thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët jetojnë në zona rurale të saj, që të marrin masa që mos të frekuentojnë, të miturit brigjet e lumenjve, në zonat që paraqesin rrezikshmëri”, – shtoi Abrija. Ai ka bërë të ditur po ashtu se Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion të qytetarëve të gjithë numrat e kontaktit të shërbimit të zjarrëfikseve, Policisë Bashkiake, emergjencave dhe gjithë shërbimet e tjera që Bashkia e Tiranës ofron.

Next Post

Fotolajm/ Aktorja i përgjigjet Kim Kardashian...nudo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In