• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Të egër dhe mizorë”/ Gjyqtari që burgosi Toto Riina-n flet për “mafian shqiptare”: Kanë stil madhështor

by Java News
07/12/2021 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një investigim zbuloi pak kohë më parë, se “Ndrangheta” ka një konkurrent të ri në tregun e kokainës në Evropë. Bëhet fjalë për krimin e organizuar shqiptar, i cili po krijon lidhje gjithnjë e më të forta me kartelet kolumbiane.

Tregu për të cilin ata konkurrojnë është mjaft fitimprurës nëse marrim parasysh se konsumi i pluhurit të bardhë është rritur për më shumë se një dekadë në Evropën Qendrore dhe Perëndimore.

Sipas raportit, roli i luajtur historikisht nga ‘Ndrangheta’ tani po kalon në duart e organizatave të tjera dhe në 10 vitet e fundit, grupet shqiptare janë rritur më shumë se ndonjëherë. Sipas raportit të Europol, duket se këto shoqata tani janë në gjendje të menaxhojnë rrjete të mëdha shpërndarëse në Evropë me një shkallë koordinimi ndërkombëtar dhe të krijojnë marrëdhënie të drejtpërdrejta me furnizuesit në Amerikën Latine. Që nga viti 2012, grupet shqipfolëse janë bërë jashtëzakonisht me ndikim në portet kryesore në Amerikën Latine (Venezuelë, Brazil, Kolumbi dhe Ekuador) dhe në Evropë (Belgjikë, Holandë, Gjermani dhe Spanjë).

Por a ka një mafia shqiptare?

Gjyqtari i antimafias italiane, Pietro Grasso, deklaroi për emisionin “Zona Zero” në Top News, se krimi i organizuar shqiptar është shumë i egër dhe mizor.

Gjithsesi, sipas gjyqtarit të famshëm, nuk bëhet fjalë për mafia në kuptimin si organizohet Cosa Nostra, edhe pse bandat shqiptare kanë aktivitet në gjithë botën.

“Bëhet fjalë për një kriminalitet të organanizuar, shumë të egër, mizorë. Merren me trafiqe të mëdha, në të gjithë botën. Është futur në tregun e drogës në një stil madhështor. Por nuk më duket se kishte një njesi si Cosa Nostra. Flitet për grupe kriminale të organizuara, por jo si mafia italiane”, tha Grasso për “Zona Zero”.

Kujtojmë se sipas një raporti të Europol, shqiptarët kontrollojnë pjesë të mëdha të tregut të kokainës dhe në Europë kanë interes të fortë në Gjermani, Belgjikë, Zvicër, Bullgari dhe Greqi. Por për arsye logjistike dhe afërsie, vendi ku lulëzon biznesi i jashtëligjshëm i mafias shqiptare është Italia./m.j

Next Post
“Kur dëgjon emrin e saj eksitohet”/ Debate të forta mes Ilirit dhe Einxhel

“Kur dëgjon emrin e saj eksitohet”/ Debate të forta mes Ilirit dhe Einxhel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In