• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të drejtosh partinë nga tarraca

by Artur Ajazi
31/01/2024 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ka plot eksperienca në botë, se si drejtohet partia nga larg, nga shtepia, nga burgu, apo dhe nga mërgimi. Kjo po i ndodh tani, ish-liderit historik Berisha, që po drejton Rithemelimin e partisë nga tarraca e pallatit tij. Mbledhjet e kryesisë, apo dhe direktivat, jepen nga tarraca, po ashtu edhe urdhërat për ndarjen e territorit në “4 rajone për nisjen e aksionit opozitar”. Situata në të cilën po kalon Rithemelimi, (kur objekti kryesor duhej të ishte ribashkimi) mbetet e pakuptimtë.

Dy gjëra janë, ose Berisha nuk e kupton realitetin duke qendruar në banesë i detyruar nga masa e gjykatës, ose ka vendosur ta marrë me vehte në fatin e tij politik atë që ka mbetur nga PD e dikurshme. Të drejtosh nga tarraca partinë (si dikur Mao Ce Dun nga malet e Kinës) dhe të pretendosh se “je forcë fituese kur të vijnë zgjedhjet e reja”, është njëlloj sikur ngopesh me lugë të zbrazur. Berisha nuk pranon të bindë vehten se, 33 vite pasi ka bërë një rrugëtim të gjatë në karrierën si politikan, ka ardhur koha të mendojë seriozisht mbi fatin e asaj force politike. Askush nuk është i zëvëndësueshëm.

Kur vdiq Enveri, gati të gjithë thonin “bobo, kush do të na drejtojë”. U gjend Ramizi. Dhe kur iku ai, kishte njerëz që thanë “bobo, kush do të marrë frenat e shtetit dhe partisë”. Por ja u gjend Fatosi. Kjo ndodhi edhe kur iku (përkohosisht) edhe Berisha. Nisën të pezmatohen njerëzit e tij në parti duke i thënë, “mos ik Doktor, mos na ler vetëm”..Broçkulla të tilla dëgjon vetëm në parti të drejtuara gjatë nga një dorë, nga një person dhe nga një mëndje. Të tilla parti, i përkasin sistemeve njëpartiake. Në demokraci, elitat vijnë, japin kontribute, ikin, lëvizin, tërhiqen, dhe nuk kthehen më.

Ajo ç’ka ndodhi me Partinë Demokratike, mbetet unikale në historinë e partive politike të periudhës postkomuniste në vendet e Europës Lindore. Nuk mund të pretendosh drejtim të partisë, pa i caktuar vehtes një limit kohor, apo kritere statutore që janë detyrimisht të zbatueshme për këdo brënda saj. Drejtimi nga burgu, tarraca e pallatit, apo egzili  i partisë, ngjet me një skenar tallës ndaj anëtarësisë dhe mbështetësve të saj. Kjo për faktin se, duke vendosur “Veton” mbi vazhdimësinë, u pret rrugën prurjeve të reja,  apo  dhe zgjedhjeve të lira brënda partisë.

Në Europën e qytetëruar, ka dhjetra emra të njohur politikanësh, që kanë qenë dikur kryetarë partish, por që sot janë thjesht anetarë të saj. Të dish ku mbaron koha jote në politikë, është kulturë. Të dish ku është vendi yt në politikë është zgjuarsi dhe largpamësi.

Next Post
Shqipëria në alarm nga zgjebja? Dermatologia: S’ka vend për panik, sëmundje që kurohet lehtësisht

Shqipëria në alarm nga zgjebja? Dermatologia: S’ka vend për panik, sëmundje që kurohet lehtësisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

May 7, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Idealizimi i tepruar i sistemit zgjedhor

May 7, 2026
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

Spahiu: Në demokracitë perëndimore garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo ajo që fiton

May 7, 2026
“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

May 7, 2026
Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

May 7, 2026
PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

May 7, 2026
Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

May 7, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Berisha i vetëm në garë, Balliu: Pronari real i PD nuk është Saliu, por Shkëlzeni!

May 7, 2026
Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

May 7, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Sherr në një mobileri Nikël, përfundojnë në spital dy vëllezër, autorët në kërkim

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In