E kemi parë prëj shumë vitesh teksa drejton ‘Proçesin sportiv’ krah bukuroshes Marina Vjollca. Muajt e fundit kur Marina u largua Edi Manushi prezantoi krah Fjoralba Ponarit.
Por mesa duket Manushi ka hequr dorë përfundimisht nga ky emision dhe nuk do ta shihni më duke moderuar ‘Proçesin sportiv’. Mbrëmjen e kaluar gjatë emisionit ‘Top arena’, vetë prezantuesi njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e ‘Proçesit sportiv’ dhe se rrugëtimit të tij me programet sportive i ka ardhur fundi.
“Është momenti t’ia lëmë stafetën brezit të ri, 10 vjet janë shumë,”- tha Edi pa zbuluar nëse do ta shohim në ndonjë format tjetër.
Për momentin nuk dihet nëse ai po largohet nga Top Channel, apo do të drejtojë ndonjë emision tjetër.