• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të drejtat tona dhe e drejta “e tyre”

by Ben Andoni
09/02/2020 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nuk ka shqiptar të Shqipërisë dhe Kosovës, i cili nuk gëzohet kur funksionon si duhet ligji. Nuk ka syresh, që nuk kënaqet kur e di se ka një vend të sigurt ku mund të ankohet dhe të dëgjohet për padrejtësinë apo dhe të shpalosë pretendimin për pronën e tij. Nuk ka të tillë që nuk është i qetë kur nuk ofendohet nga administrata lokale dhe qendrore dhe nuk është i kënaqur kur i plotësohen kërkesat bazike të jetës në kohë normale.

Veçse në të gjithë ekzistencën e tij, shteti shqiptar, ka qenë jo pak arbitrar me qytetarin. A mund të gjente dot shqiptari dikur përgjigje për shpronësimet që bënin qeveritë e paraluftës në emër të modernizimit? A ka më përgjigje për ato që komunizmi shqiptar bëri me një kategori njerëzish, që ajo i etiketoi si armiq? A do ketë më përgjigje për ata që ju mor me hir e pahir prona dhe nuk iu kthye më, ose iu tjetërsua pa kompensim? A ka përgjigje për shkeljet e të drejtave bazike të jetës në kohën e socializmit? Po për pronat në kohën tonë? Po me firmat piramidale, që i la vetë shteti? Po me privatizimet e frikshme, që lanë me gisht në gojë familje të tëra?!

Dhe, kthehemi në kohën tonë: Si sillet shteti sott me qytetarët e vet? A nuk mundej vallë që “KÇK”-ja të ishte pak më e menduar? A mundej që Akti Normativ “KÇK” të ishte më i studiuar dhe të përfshinte edhe sugjerimet e grupeve të ndryshme të interesit? Pse nuk u morën parasysh kritikat e specializuara të shoqërisë civile? A ishte vërtetë ky akt, në thelbin e vet antikushtetues. Kuptohet se zërat kritikë e kanë treguar qartë sepse kjo masë e dublon SPAK-un (Strukturën e Posaçme Anti-korrupsion), porse publiku do bëhej më vigjilent kur erdhi reagimi i një institucioni të fjetur, siç është Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i cili theksoi përmes titullares së saj Skëndaj se: Paketa “Anti KÇK” nuk respekton garancitë Kushtetuese të Konventës Europiane. E më poshtë, sipas saj, krimi i organizuar nuk luftohet me fushatë 1-vjeçare.

Në fakt po ndodh si me Ligjin për Median, teksa autoriteteve të qeverisë u takon që konform Ligjit për njoftimin publik të bëjnë të njohur nismat ligjore në mënyrë të detajuar dhe të marrin parasysh ankesat, ku një vëmendje speciale i duhet të merret nga organizatat që merren me të drejtat e njeriut. Dhe, realisht, tashmë privimi i lirisë kërkon prova, nga ato që Akti Normativ, kaq i përfolur, nuk ia mundëson sepse i përball i ashtuquajturi Fakti, i cili jo pak herë ka dalë blof ose i manipuluar.

Kuptohet mirë se sfida ka të bëjë me integrimin e Shqipërisë dhe Hapjen e Negociatave këtë Pranverë, veçse përpjekja nuk mund të mbyllet me fushatë 1-vjeçare, kohë gjatë të cilës do të funksionojë ky akt, ku duket se individi preket hapur dhe frikshëm.

…

Duke u kthyer pas. Qysh nga miratimi i Deklaratës Universale, teoricienët e filozofisë sociale janë përplasur në idetë për të Drejtat e Njeriut. Dy janë çështjet kryesore, nëse të Drejtat duhet të respektohen se janë morale apo se ato konsiderohen thjesht si pozitive. Është kjo një Çështje që ka të bëjë me kontinentin tonë, pasi jo vetëm se lindi tek ne (Evropa konsiderohet me të drejtë si kontinenti më demokratik) apo vallë çdo lloj shteti në botë e ka të detyrueshëm këtë respekt?!

Koha po na tregon se madje edhe vende me parametra të lartë demokratikë nuk i kryejnë si duhet detyrat e tyre ndaj të Drejtave të Njeriut. SHBA, Franca, Anglia, Italia, Spanja…janë përballur realisht me probleme. Le të marrim një moment përballjen e Spanjës me problemin e Katalonjës; Qasjen e pesë vendeve në Evropë ndaj Çështjes së Kosovës; qasjen e Greqisë me problemin e Çamërisë; përplasjen jo normale të Serbisë me të gjithë fqinjët e saj, etj. A duhet që t’i rikthehemi modelit parak së të drejtave natyrore, sipas të cilit të drejtat e njeriut janë të drejta morale që ruajnë dhe mbrojnë interesat parësore, si të thuash karakteristikat e njeriut si person, autonominë e tij, personalitetin etj. Apo e dyta që lidhet me qasjen politike, sipas së cilës të drejtat e njeriut shikohen si norma që duhet të respektojnë shtetet për t’i trajtuar si duhet me ligjet që krijojnë banorët e tyre.

Është për të ardhur keq se që pas luftës së Dytë Botërore, të drejtat e Njeriut në Shqipëri vazhdimisht shkelen dhe përdhosen, ndërsa shteti i jep të drejtë vetes me ligjet që bën të ndërhyjë dhe të manovrojë kudo që të jetë, por gjithnjë jo në interes së shumicës po një pakice, që nuk mund të gjenerojë dot të mira për vendin dhe respektin. Ndaj, hendeku social tek ne është kaq shumë i madh dhe i parikuperueshëm.

Këto ditë, krahas respektit për policinë për punën e saj, evokimin e punës së RENEA-s  (tashmë është në hije), të vinin ndërmend dhe situatat e vështira kur njerëzit e kanë të vështirë të ankohen sepse institucionet janë konfuze. Ashtu si për çdo ditë mund të dëgjosh përballjen arrogante të administratës ndaj njerëzve, ankesat e qytetarëve për gjërat më bazike, dhunimet e njerëzve që nuk marrin përgjigje, ashtu si keq-sjellja me gratë dhe fëmijët që mbetet e madhe. Duket sikur ka një Shqipëri të dhunuesve dhe “të fortëve” ose njerëzve me pushtet politik që nuk i prek askush e që marrin disi forcë dhe nga kaosi i ligjeve dhe qytetarëve që mundohen të respektojnë të drejtën natyrore si koncept moral.

Duket sikur është një Shqipëri e jona, e njerëzve që nuk kemi fuqi për asgjë dhe na sorrollasin dhe një “e tyrja”, e të fortëve që është ajo e arrogancës dhe e fuqisë së lidhur me pushtetin. (Homo Albanicus)

Next Post
Kaosi në KOKSH/ Jep dorëheqjen Stavri Bello. Asambleja vazhdon me debate dhe akuza të ashpra

Kaosi në KOKSH/ Jep dorëheqjen Stavri Bello. Asambleja vazhdon me debate dhe akuza të ashpra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuotat e Trumpit bien, aksionet në bursë ngrihen…

May 16, 2026
“Sa metra ka kilometri i fundit?” Qytetari ironizon Berishën, ja si përgjigjet kreu i PD-së (VIDEO)

“Sa metra ka kilometri i fundit?” Qytetari ironizon Berishën, ja si përgjigjet kreu i PD-së (VIDEO)

May 16, 2026
Artan Hoxha reagon sërish: Nuk kam kryer asnjë krim! Këtë gjë e di mirë Vladimir Mara dhe Altin Dumani

Hoxha zbulon detaje nga paraburgimi i Metës: Rri vetëm në qeli, i kontrollojnë edhe ushqimin

May 16, 2026
Lefter Koka del para gjykatës, avokati: S’ka pasur kompetenca vendimmarrëse, kontratën e ka firmosur si titullar

Lefter Koka nuk rikthehet në qeli, avokati: Është jashtë vendit për trajtim mjekësor!

May 16, 2026
VIDEO/ Ja momenti kur grabitet argjendaria në Kamëz, autorët ikin me çantën e mbushur me bizhuteri

VIDEO/ Ja momenti kur grabitet argjendaria në Kamëz, autorët ikin me çantën e mbushur me bizhuteri

May 16, 2026
“Reshje intensive në orët në vijim”, IGJEO: Rrezik për përmbytje lokale në Shkodër, Lezhë dhe Durrës

“Reshje intensive në orët në vijim”, IGJEO: Rrezik për përmbytje lokale në Shkodër, Lezhë dhe Durrës

May 16, 2026
Rivarrimi i Novruz Cenaliajt, Hita: Kush prek një polic, ka goditur themelet e shtetit

Rivarrimi i Novruz Cenaliajt, Hita: Kush prek një polic, ka goditur themelet e shtetit

May 16, 2026
Pak ditë pas vizitës së Trump, Putin drejt Kinës me ftesë të Xi Jinping

Pak ditë pas vizitës së Trump, Putin drejt Kinës me ftesë të Xi Jinping

May 16, 2026
Mbreti i Panairit

Shqipëria nuk është e hajdutit Sali Kulla dhe e dhëndrit budalla!

May 16, 2026
Mot i keq përfshin autostradën Fier-Vlorë, autoritetet u bëjnë apel shoferëve për kujdes të shtuar

Mot i keq përfshin autostradën Fier-Vlorë, autoritetet u bëjnë apel shoferëve për kujdes të shtuar

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In