• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të djathtët në KiE vlerësojnë zgjedhjet e 25 prillit: Ishin me standarde

by Java News
21/06/2021 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka diskutuar këtë të hënë zgjedhjet e 25 prillit dhe sipas deputetit Arlind Çarçanit, që është përfaqësues i Shqipërisë në këtë Asamble zgjedhjet vlerësohen si më të mirat të organizuara ndonjëherë në vendin tonë.

“Është një ditë e rëndësishme për vendin tonë ku në Asamblenë e Këshillit të Europës po raportohet mbi Zgjedhjet e 25 Prillit të mbajtura në Shqipëri. Si përfaqësues të Shqipërisë në delegacionin e PACE sot në asamble ndihemi të nderuar që nga të gjithë folsit kemi marr vlerësim për mbajtjen e zgjedhjeve me standarte në vendin tone. Ku u vu në dukje dhe u theksua që zgjedhjet ishin më të mirat ndër vite. U vlerësua Reforma Zgjedhore, si dhe puna e të gjitha institucioneve për përgatitjen e mbarëvajtjen e zgjedhjeve”, tha Çarçani.

Deputeti i opozitës parlamentare thotë se zgjedhjet u vlerësuan madje edhe nga kreu i grupit parlamentar të së djathtës në këtë Asamble, Aleksander Pociej.

“Delegacioni i vëzhgimit të zgjedhjeve të Kuvendit arriti në përfundimin se Zgjedhjet Parlamentare u karakterizuan nga fushata të gjalla dhe gjithë përfshirëse falë një kornize ligjore që ndihmoi në sigurimin e respektimit të lirive themelore.

Delegacioni vëzhgues i Asamblesë vuri në dukje se ditën e zgjedhjeve, në shumicën e qendrave të votimit të vizituara nga anëtarët e delegacionit, procesi i votimit ishte përgjithësisht i qetë dhe procedurat ndiqeshin në përgjithësi. Delegacioni ynë vuri në dukje se zgjedhjet parlamentare u mbajtën pas një marrëveshje politike përparimi të arritur në Qershor 2020 e cila u pasua nga një reformë zgjedhore”, citohet Pociej.

Sipas vëshguesve të KiE korniza ligjore është një bazë e përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, me përjashtim të disa paqartësive që janë vërejtur.

Delegacioni vëzhgues i KiE përbëhej nga 20 anëtarë dhe mbërriti në Shqipëri më 21 prill dhe mbylli misionin më 26 prill. Delegacioni i Asamblesë u nda në 11 ekipe dhe vëzhgoi proçesin e votimit në një numër vend votimesh në Tiranë, kryeqytetin dhe rrethinat e saj, si dhe në Elbasan, Durrës, Kavajë, Dibër, Fier dhe në fshat./m.j

Next Post
“Mbledhja e PD, një mbledhje qesharake”, ish-nënkryetari i FRPD: Mos e trajtoni Partine Demokratike si Lulokratike!

“Lul Basha e ka fajin”! Përgjimet e grupit që bënte teste anti-COVID false për 40 euro: O majmun, plehrë, legen, të puq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In