Kjo ndoshta mund të jetë hera e fundit që ora ndryshohet.
Këtë të diel akrepat e orës do të ndryshojnë, duke u shtyrë me 60 minuta mbrapa.
Lëvizja e akrepave bëhet duke u gdhirë e diela, në orën 03:00 të mëngjesit. Ky fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të Tetorit dhe në të dielën e fundit të Marsit, kohë kur ora shkon para.
Pas shumë dekadash Bashkimi Europian pritet që të marrë një vendim historik për mosndryshimin e orës dimërore. Nëse miratohet që ora të mosndryshojë vendimi do të hyjë në fuqi në Tetor të vitit 2019.
/b.d