Gjiganti amerikan i rrjeteve sociale, “Facebook” njoftoi sot nxjerrjen e një funksioni të ri për menaxhimin e të dhënave personale që merren jashtë rrjetit social.
Ky funksion aktualisht është duke u testuar në Irlandë, Spanjë dhe Kore të Jugut para se të shpërndahet brenda pak muajsh në gjithë pjesën tjetër të botës.
Ky funksion i ri do pritet t’i mundësojë përdoruesve të bllokojnë të dhënat e “Facebook” që të përdoren nga faqe të treta, siç janë faqet e shitjeve në interne, që deri më sot i përdornin këto të dhëna për të propozuar reklama të detajuara.
/a.r