• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të dhënat izraelite: Bie efikasiteti i Pfizer, 30% më pak efektive ndaj variantit Delta

by
07/07/2021 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vaksina Pfizer është më pak efektive ndaj variantit Delta. Kjo tregohet nga të dhënat e lëshuara nga Ministria izraelite e Shëndetësisë, në një analizë të infeksionit në një vend ku vaksinimi masiv ndodhi ekskluzivisht me atë lloj imunizimi.

Të dhënat, ndërsa konfirmojnë se vaksina mbron nga rastet serioze dhe shtrimi në spital, tregojnë se efektiviteti në parandalimin e rasteve simptomatike ka rënë me rreth 30%, nga 94.3% (majin e kaluar) në 64% në qershor. Ndërsa, sa i përket mbrojtjes nga simptomat e rënda, niveli i efikasitetit është ende mbi 90%.

Megjithatë, në muajin maj, zyrtarët izraelitë publikuan një raport në të cilin thuhej se dy doza të vaksinës së Pfizer sigurojnë 95%  mbrojtje kundër infektimit, shtrimit në spital dhe simptomave të rënda të sëmundjes.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i kompanisë Pfizer nuk ka pranuar që të komentojë të dhënat e fundit të paraqitura nga Izraeli, por ai u bëri jehonë të dhënave nga kërkime të tjera, që tregojnë se antitrupat e nxitura nga vaksina e Pfizer janë në gjendje të neutralizojnë të gjitha variantet e koronavirusit, përfshirë variantin Delta, megjithëse me një fuqi më të ulët.

Nga 9.3 milion banorë që ka Shteti I Izraelit, rreth 60% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës Pfizer dhe sipas ekspertëve të shëndetësisë, me rritjen e nivelit të vaksinimit, Izraeli nuk ka më gjasa të rikthehet sërish në një situatë kritike.

Të njëjtët indekse nga Ministria e Shëndetësisë rikonfirmojnë vlefshmërinë e vaksinës në luftimin e rasteve të rënda dhe shtrimin në spital.

Sakaq, një studim nga Shëndeti Publik Angli zbuloi këtë muaj se vaksinat Pfizer-BioNTech dhe Oxford-AstraZeneca ishin secila shumë efektive, me 96% dhe 92%.

Mirëpo, gjetjet paraprake të një studimi skocez të botuar në The Lancet muajin e kaluar zbuluan se vaksina Pfizer siguroi 79% mbrojtje ndaj të gjitha infeksioneve nga varianti Delta, krahasuar me 92% ndaj variantit Alpha.

I njëjti studim, i cili analizoi të dhënat nga 5.4 milion njerëz në Skoci zbuloi se vaksina AstraZeneca ofronte 60% mbrojtje ndaj infeksionit me variantin Delta krahasuar me 73% për variantin Alpha.

Sidoqoftë, kjo mund të ndryshojë nëse virusi mutohet më tej. Kjo është arsyeja pse mjekët dhe zyrtarët e shëndetit publik duan që më shumë njerëz të vaksinohen. “Sa më shumë që lejojmë virusin të përhapet, aq më shumë mundësi ka që virusi të ndryshojë”, këshilloi Organizata Botërore e Shëndetësisë muajin e kaluar.

/b.h

Next Post
A ka besueshmëri PD te ndërkombëtarët për antikorrupsionin?

Tani është koha…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In