• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të dhënat e Sky ECC dhe Enchrochat, janë të papërdorshme! E thotë gjermani këtë!

by Ylli Manjani
19/06/2025 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Ylli Manjani

Gjykata e Berlinit, ajo që inicoi marrjen e një opinioni në Gjykatën Europiane të Drejtësisë për mundësinë e përdorimit gjyqsor të të dhënave të Sky ECC dhe Enchrochat, ka rrëzuar të gjitha akuzat ndaj personit në gjykim, akuza të cilat bazoheshin vetëm në të dhënat e marra nga Enchrochat.

I ka rrëzuar me një arsyetim të vetëm:

Të dhënat e marra nga Autoritetet Franceze nga përgjimet e platformave SKY ECC dhe Enchrochat, janë TË PAPËRDORSHME!!!

Ja ku e keni!

Është vendim të një vendi të BE.  Është i gjykatës që e ka shterruar të gjithë arsyetimin ligjor të mundshëm. Ky vendim u mor pasi kishte vendosur më parë, as mish as peshk, Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë.

I pafajshëm për 17 nga 18 akuzat e ngritura.

E sjell këtë rast në vemendje për dy arsye:

Së pari për t’u përgjigjur publikisht drejtuesit të SPAK i cili na kërkoi në televizor një vendim të vetëm që e rrëzon sky ecc dhe,

së dyti për të informuar publikisht gjykatësit e Gjykatës sonë Kushtetuese që nuk pranonin të referoheshin tek vendimet e Malit të Zi dhe Kroacisë me pretendimin “moral” se “gjykatësit e këtyre vendeve janë të korruptuar”. (Çfarë gjykimi për kolegët e vendeve fqinj!!! Moralistët tanë kushtetues!!)

Ja ku e keni!

Vendim i plotë i gjykatës së Berlinit.

Po ju sjell vetëm 1 paragraf që ta lexojnë të gjithë të interesuarit dhe, mbase e kuptojnë se gjykatat Shqiptare që sillen si gjykata të OKB, rrefuzojnë të gjykojnë legjitimitetin e këtyre të dhënave sipas ligjit nga ata varen.

Ja paragrafi që kap gafil të gjithë trupën gjyqsore tonën që rrefuzon të zbatojë ligjin tonë:

“Në mënyrë alternative, vlera provuese e mesazheve të bisedave (të sky ecc dhe enchrochat) do të zvogëlohej aq shumë nga mungesa e informacionit të lidhur me fshehtësinë sa – në mënyrë të ngjashme me një dëshmitar që jep dëshmi të dëgjuar nga burime të tjera dhe që nuk mund të ballafaqohet për shkak të një deklarate bllokuese – prova e krimit nuk mund të bazohet vetëm në biseda. Nuk ka mjete të tjera kuptimplota prove në dispozicion.”

E thotë gjermani këtë, në vendim zyrtar gjykate!  E thotë pikë për pikë atë që Gurali Brahimllari dhe unë kemi 2 vite që e parashtrojmë pa u lodhur përpara çdo gjykate e gjykatësi. Këto të fundit fatkeqsisht janë larg, shumë larg të qënit gjykata të pavarura dhe besnike të ligjit Shqiptar.

Po nxjerr këtu foto të ekstremitetit të vendimit të përkthyer zyrtarisht nga ana jonë. Kush ka interes ja japim në rrugë elektronike.

Të dhënat e Sky ECC dhe Enchrochat, janë të

 

Next Post
Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite… pse dështoi “Kupola e hekurt”?

Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite... pse dështoi "Kupola e hekurt"?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In