• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të dhënat e ish-ministrit të Bashës rrëzojnë alibinë për blerje votash

by A R
01/03/2019 07:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dhënat zyrtare të prokurorisë dhe të Ministrisë së Brendshme, gjatë kohës kur drejtohej nga i ministri i Partisë Demokratike Dritan Demiraj, rrëzojnë pretendimin e PD-LSI se shitblerja e votave ka diktuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare. Prokuroria e Tiranës dhe prokuroritë e rretheve nuk kanë regjistruar asnjë procedim penal për shitblerje të votave në zgjedhjet parlamentare të 2017, raporton Shqiptarja.com

Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme, gjatë kohës që drejtohej nga ministri i PD, Dritan Demiraj, ka konfirmuar zyrtarisht se gjatë periudhës zgjedhore nga data 26 maj-24 qershor 2017, janë dërguar për vlerësim në prokurori vetëm 19 raste të korrupsionit aktiv në zgjedhje dhe 2 raste të korrupsionit pasiv në zgjedhje.

Të gjitha rastet i përkasin Qarkut të Beratit. “Nga strukturat policore në bashkëpunim me Prokuroritë e rretheve gjyqësore gjatë periudhës zgjedhore nga data 26 maj-24 qershor 2017, janë trajtuar dhe po hetohen 44 vepra penale, që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, u proceduan penalisht 87 persona, nga të cilët 13 të arrestuar, 67 në gjendje të lire dhe 7 në kërkim.

Janë dërguar për vlerësim në prokurorinë e rrethit gjyqësor Berat edhe 3 raste të tjera, konkretisht: “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, 7 vepra penale. “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, 19 vepra penale. “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, 2 vepra penale. “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, 4 vepra penale. “Kanosja apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, 11 vepra penale. “Shpërdorimi i autoritetit policor”, 1 vepër penale”, ka theksuar Ministria e Brendshme për Shqiptarja.com.

Ndërkaq, gjatë ditës së zgjedhjeve, policia ka referuar në prokurori 10 raste të shitblerjes së votave. Pra, ndryshe nga sa pretendojnë PD-LSI, Ministria e Brendshme dhe strukturat në varësi të saj, gjatë kohës kur drejtohej nga ministri i PD, kanë referuar vetëm 32 raste për blerje votash, ku 22 raste i përkasin vetëm një qarku, atij të Beratit. Rastet e denoncuara u përkasin të gjitha partive kryesore politike.

Prokuroria nuk provoi asnjë rast  

Prokuroria nuk ka provuar dot asnjë rast të shitblerjes së votave në zgjedhjet parlamentare të 2017. Në raportin vjetor të prokurorive mbi gjendjen e kriminalitetit, nuk figuron asnjë procedim penale i regjistruar për veprat penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje, parashikuar në nenin 328 të Kodit Penale si dhe për korrupsionin pasiv në zgjedhje parashikuar në 328/b të Kodit Penal. Ky realitet reflektohet edhe në raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 2017. Në raport theksohet se “akuzat e përhapura gjerësisht për blerjen e votave dhe presionin ndaj zgjedhësve, e ulën besimin e publikut në procesin zgjedhor. PD-ja edhe LSI-ja i përsëritën pretendimet e tyre pranë MVZ-së së OSBE/ODIHR-it se kishte ndodhur një operacion masiv, i përhapur gjerësisht, për blerjen e votës. Të dyja këto parti treguan disa raste konkrete, por në mungesë të provave të mjaftueshme konkluduese, nuk paraqitën ndonjë ankim ligjor kundër rezultateve”.

22 pretendime  

Ministria e Brendshme, gjatë kohës që drejtohej nga ministri i PD, Dritan Demiraj, ka konfirmuar, se gjatë periudhës zgjedhore nga data 26 maj-24 qershor 2017, janë dërguar për vlerësim në prokurori vetëm 19 raste të korrupsionit aktiv në zgjedhje dhe 2 raste të korrupsionit pasiv në zgjedhje.

Prokuroria   

Ndryshe nga pretendimet e PD-LSI, Prokuroria e Tiranës dhe prokuroritë e rretheve nuk kanë regjistruar asnjë procedim penal për shitblerje të votave në zgjedhjet parlamentare të 2017.

Të dhënat e Ministrisë së Brendshme për zgjedhjet e 2017

(Për periudhën zgjedhore nga data 26 maj-24 qershor 2017)

-“Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, 19 vepra penale, në Berat.

-“Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, 2 vepra penale, në Berat.

-“Pengimi i subjekteve zgjedhore”, 7 vepra penale.

-“Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, 4 vepra penale.

-“Kanosja apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, 11 vepra penale.

-“Shpërdorimi i autoritetit policor”, 1 vepër penale

(Gjatë procesit të votimit të datës 25 qershor 2017)

-“Korrupsioni aktiv në zgjedhje” 10 vepra penale.

-“Pengimi i subjekteve zgjedhore” 1 vepër penale.

-“Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”, 1 vepër penale.

-“Dëmtim me dashje i materialit zgjedhor”, 1 vepër penale.

-“Shkelje e fshehtësisë se votimit”, 5 vepra penale.

-“Votim me shumë se një here ose pa u identifikuar”, 2 vepra penale.

-“Kanosja apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” 4 vepra penale.

-“Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve”, 1 vepër penale.

Të dhënat e prokurorisë për zgjedhjet e 2017

Korrupsioni aktiv në zgjedhje (neni 328), zero procedime penale.

Korrupsioni pasiv në zgjedhje (neni 328/b), zero procedime penale.

Pengimi i subjekteve zgjedhore (neni 325), 5 procedime, asnjë i dënuar nga gjykata.

Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve, (neni 326), 20 procedime, asnjë i dënuar nga gjykata.

Shkelja e fshehtësisë së votimit (neni 327), 5 procedime, 2 të dënuar nga gjykata.

Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar (neni 327/a), 1 procedim, 1 i dënuar nga gjykata.

Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike (neni 328/a), 15 procedime, asnjë i dënuar nga gjykata.

Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje (neni 329), 1 procedim, 1 dënuar nga gjykata.

Pengimi i zgjedhësit (neni 330), zero procedime penale.

Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve (neni 330/a), zero procedime penale.

Marrja ose përdorimi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit (neni 331/a), zero procedime penale.

Shpërdorimi i autoritetit ushtarak (neni 332), zero procedime penale.

Shpërdorimi i autoritetit policor (neni 332/a), 1 procedim penale, asnjë i dënuar nga gjykata.

Korrupsioni aktiv në zgjedhje, neni 328 i Kodit Penal

Ofrimi ose dhënia e të hollave, të mirave materiale, premtimi për vend pune ose favorizime të tjera në cilëndo formë në kundërshtim me ligjin, për zgjedhësin ose persona të tjerë të lidhur me të, me qëllim marrjen e firmës për paraqitjen e një kandidati në zgjedhje, për të votuar në një mënyrë të caktuar, për të marrë pjesë ose jo në votime, ose për t’u angazhuar në veprimtari të paligjshme për mbështetjen e një kandidati ose partie politike, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një vit deri në pesë vjet.

Korrupsioni pasiv në zgjedhje, neni 328/b i Kodit Penal

Kërkimi ose pranimi nga zgjedhësi i të hollave, të mirave materiale, ose favorizimeve të tjera në cilëndo formë në kundërshtim me ligjin, për vete ose të tjerët, me qëllim për të dhënë firmën për paraqitjen e një kandidati në zgjedhje, për të votuar në një mënyrë të caktuar, për të marrë pjesë ose jo në votime, ose për t’u angazhuar në veprimtari të paligjshme në mbështetjen e një kandidati ose partie politike, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

/a.rada

Next Post
Mançester Siti, kontratë “faraonike” me kompaninë “Puma”

Mançester Siti, kontratë “faraonike” me kompaninë “Puma”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë

Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë

November 15, 2026
Liga e Kombeve/ Dy ndeshjet e radhës, tekniku Maran: Duam t’ua shpërblejmë tifozëve mbështetjen, golat e Shqipërisë i presim të gjithë!

Maran feston ngjitjen në Ligën B: Kemi vendosur rekord pikësh, kjo skuadër është rritur shumë

November 15, 2026
Negociatat për Ukrainën, burimet evropiane: Formati “E5” në Dublin, një hap drejt politikës së jashtme të përbashkët të BE-së

Negociatat për Ukrainën, burimet evropiane: Formati “E5” në Dublin, një hap drejt politikës së jashtme të përbashkët të BE-së

November 15, 2026
Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

November 15, 2026
Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, rreth 1500 persona mbërrijnë brenda një dite në Spanjë

Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, rreth 1500 persona mbërrijnë brenda një dite në Spanjë

November 15, 2026
Trump, Putin dhe Xi në një pikturë, detaji që rikthen në vëmendje Jaltën e vitit 1945

Trump, Putin dhe Xi në një pikturë, detaji që rikthen në vëmendje Jaltën e vitit 1945

November 15, 2026
Abdylaqimët e djegies së 28 nëntorit

Abdylaqimët e djegies së 28 nëntorit

November 15, 2026
Bonusi i bebes në Shqipëri: Si të aplikoni dhe cila është shuma që përfitoni?

Bonusi i bebes në Shqipëri: Si të aplikoni dhe cila është shuma që përfitoni?

November 15, 2026
Shqipëria kryen me sukses misionin, fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe e mbyll e para në grup

Shqipëria kryen me sukses misionin, fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe e mbyll e para në grup

November 15, 2026
Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve

Dyfishohen detyrimet, “Supertaksa” për pronat e dyta e vilat, kush do paguajë më shumë?

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In