• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Të dhënat e INSTAT: Në korrik u shtrenjtuan ndjeshëm qiratë dhe kafeja

by A R
18/08/2025 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë dhe më shumë në krahasim me nivelin e përgjithshëm të çmimeve, sipas tabelës së detajuar mbi inflacionin nga INSTAT.

Qiratë për banesat janë rritur ndjeshëm që prej vitit 2021 dhe kanë vijuar me këtë trend deri në mesin e vitit 2025. Sidomos në periudhën midis muajve janar 2023 dhe korrik 2025, rritja ka qenë e qëndrueshme, me norma mujore që shpesh arrijnë nga 3% deri në 5% në bazë vjetore. Në muajin korrik 2025 ndryshimi vjetor i çmimit të qirasë ishte 5.4%, nga 0.9 për qind që ishte ky ndryshim në shkurt 2025. Ky ritëm rritjeje ka reflektuar presionin që po përballin familjet shqiptare, veçanërisht në zonat urbane, ku kërkesa për banesa me qira mbetet e lartë për shkak të urbanizimit dhe fluksit të lartë të turistëve, sidomos në Tiranë ku ka edhe lëvizje migratore te brendshme.

Një faktor kryesor që ka ndikuar në shtrenjtimin e qirave afatgjata lidhet me zhvillimet turistike, ku shumë ndërtesa janë dhënë me qira afatshkurtra, duke i hequr ato nga tregu i qirave afatgjata, që kanë si klientë kryesisht familjet vendase.

Nëse jep shtëpinë me qira mujore, sipas të dhënave nga agjencitë e pasurive të paluajtshme, në kryeqytet, një apartament 1+1, më i liri është në zonën e Freskut, që varion nga 330-400 euro, më i shtrenjti te zona e ish-Bllokut dhe e Stadiumit Air Albania, deri në 800 euro/muaj. Për apartamente 2+1, qiraja fillon nga 550 euro 2+1 dhe arrin në 1300 euro në zonën e Stadiumit Air Albania dhe ish-Blloku.

Një tjetër kategori që ka njohur rritje të ndjeshme çmimesh mbi mesataren e përgjithshme janë pijet joalkoolike dhe shërbimet e kafeneve. Në korrik 2025 çmimet mesatare të kafesë u rritën me 6% në krahasim me korrikun 2024.

Çmimet e kafesë, çajit dhe ujit të ofruara në ambiente publike janë rritur në mënyrë të qëndrueshme, sidomos pas vitit 2022, duke reflektuar kostot në rritje për pagat e stafit dhe çmimet e importit të kafesë.

Kjo duket se nuk ka ndikuar shumë në kërkesën për konsum, pasi kafeneja mbetet një pjesë e rëndësishme e kulturës shqiptare. Megjithatë, për konsumatorët me të ardhura të kufizuara, frekuentimi i përditshëm i kafeneve është kthyer gjithnjë e më shumë në një luks të vështirë për t’u përballuar.

Ndërkohë që qiratë dhe pijet në kafene mbeten ndër sektorët me rritje më të lartë, edhe disa kategori të tjera kanë shënuar luhatje. Gjithashtu mbulesat e dyshemesë ndonëse janë një produkt që nuk kanë shumë peshë në shpenzimet e buxheteve të familjeve janë në rritje të vazhdueshme.

Në korrik 2024 çmimet e këtij grupi u rriten mesatarisht 6.7%. Një vit më parë në korrik ky ndryshim ishte 2.9%. Edhe pse normat e përgjithshme të inflacionit kanë filluar të bien krahasuar me kulmin në vitin 2022, çmimet nuk po kthehen në nivelet e mëparshme, duke u shndërruar në barrë të përhershme mbi konsumatorët.

Next Post
Tel Avivi në revoltë historike, 500 mijë qytetarë kërkojnë fundin e luftës në Gaza

Tel Avivi në revoltë historike, 500 mijë qytetarë kërkojnë fundin e luftës në Gaza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

March 19, 2026
“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

March 19, 2026
Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

March 19, 2026
Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

March 19, 2026
Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

March 19, 2026
A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

March 19, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Partia është mbushur me pensionistë”, ish-ministri i PD: Berisha po mendon largimin…

March 19, 2026
“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

March 19, 2026
Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In