• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë/ Interesat e kredive në lekë për individët, më të lira se asnjëherë tjetër

by Java News
07/02/2022 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Normat mesatare të kredisë për individë në monedhën vendase shënuan një tjetër rënie vitin e kaluar dhe prekën nivelin më të ulët historik.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se interesi mesatar i kredive të reja në lekë zbriti në 6.34%, nga 6.52% që kishte qenë një vit më parë. Ndikimin kryesor në uljen e normës mesatare të interesit e dhanë kreditë me qëllim blerjen e banesave, që kanë edhe peshën kryesore në volumin e kredisë bankare për individët.

Statistikat tregojnë se interesi mesatar i këtyre kredive në lekë për vitin e kaluar zbriti në 3.43%, nga 3.66% që kishte qenë një vit më parë. Rënia graduale e normave të interesit në lekë dhe ngushtimi i diferencave me euron ka dhënë një ndikim të ndjeshëm në shtimin e huamarrjes së individëve në monedhën vendase gjatë viteve të fundit. Ndërkohë, normat e interesit për overdraftet dhe kreditë konsumatore në terma mesatarë shënuan një rritje të lehtë, por duke qëndruar pranë niveleve më të ulëta historike, që ishin shënuar vitin e kaluar.

Për sa i takon kredive për individë në monedhën euro, normat e interesit vitin e kaluar shënuan një nivel mesatar prej 3.61%, me një rritje shumë të lehtë nga shifra prej 3.59% e vitit të kaluar. Produkti kryesor i kredisë për individë që jeept në euro, kredia për banesa u dha mesatarisht me një normë interesi prej 3.17%, nga 3.12% që kishte qenë për vitin 2020.

Normat e ulëta të interesit i kanë dhënë një shtysë të fortë rritjes së kredisë për individë gjatë viteve të fundit. Kjo vlen sidomos për kredinë me qëllim blerjen e pronave. Kosto e ulët e kredisë ka shtyrë gjithnjë e më shumë familje të zgjedhin të blejnë një pronë të tyren, ndërsa shumë të tjerë po blejnë pasuri të paluajtshme me qëllim investimi, duke parë tendencën në rritje të çmimeve.

Megjithatë, viti 2022 me shumë të ngjarë mund të shënojë pikën e kthesës për sa i takon normave të interesit. Vala inflacioniste që ka përfshirë ekonominë globale në gjysmën e dytë të vitit të kaluar ka filluar të reflektohet edhe në qëndrimin e politikave monetare. Disa prej bankave qendrore kanë nisur rritjen e normave të interesit, ndërsa disa të tjera do ta hedhin këtë hap së shpejti. Këtu përfshihet edhe Banka e Shqipërisë. Pas mbledhjeve të fundit Këshilli Mbikëqyrës i bankës qendrore ka përcjellë orientime të qarta se stimuli monetar do të tërhiqet dhe normat referuese të interesit do të rriten këtë vit.

Në Shqipëri, shtrëngimi monetar pritet të kthehet për herë të parë pas afërsisht 11 vjetësh. Hera e fundit kur Banka e Shqipërisë pati rritur normën bazë të interesit ishte marsi i vitit 2011. Rritja e normës bazë të interesit do të përcillet gradualisht edhe në produktet e tjera të tregut financiar në lekë, përfshi këtu depozitat dhe kreditë për individët. Bazuar në zhvillimet e muajve të fundit dhe paralajmërimet e bankave qendrore, ndoshta viti 2022 do të shënojë një rikthim të një rritje të mirëfilltë të interesave në tregun financiar shqiptar. Ndryshimi i kahut të politikës monetare do ta bëjë gradualisht më të shtrenjtë kredidhënien, por nga ana tjetër do të rrisë përfitimet nga mbajtja e kursimeve në depozita apo investimi i tyre në instrumente financiare të huamarrjess, bonot dhe obligacionet./Monitor

g.kosovari

Next Post
Të njëjtin koment i bëri Borës! Beatrix: I çmenda komshinjtë kur doli Egzona

Të njëjtin koment i bëri Borës! Beatrix: I çmenda komshinjtë kur doli Egzona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Voyager 1” arrin një tjetër rekord historik, sinjali nga anija kozmike do të kërkojë 24 orë për të mbërritur në Tokë

“Voyager 1” arrin një tjetër rekord historik, sinjali nga anija kozmike do të kërkojë 24 orë për të mbërritur në Tokë

November 11, 2026
“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

Berisha ndryshon mendje pas presionit nga opozita rivale: Duam lista 100% të hapura dhe prag të arsyeshëm! (VIDEO)

November 11, 2026
Liga e Kombeve/ Kombëtarja në përballjen me Finlandën, bilanci flet për skuadrën skandinave

Liga e Kombeve/ Kombëtarja në përballjen me Finlandën, bilanci flet për skuadrën skandinave

November 11, 2026
Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

Lufta dhe paqja/ Zelensky: Në tryezë u diskutua mundësia e shkëmbimit të deri në 1,500 të burgosurve nga secila palë!

November 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Blushi, boll të ngatërruar e kemi historinë, mos na e çmend tani!

November 11, 2026
Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK!

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK!

November 11, 2026
Përleshje me thika në Vlorë, shkak dyshohet konflikti për një vend parkimi! Policia në vendngjarje, raportohet se…

Përleshje me thika në Vlorë, shkak dyshohet konflikti për një vend parkimi! Policia në vendngjarje, raportohet se…

November 11, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

Dosja “Partizani”/ Avokati Beqiri zbardh skemën: Ja si Berisha vuri në lëvizje gjithë institucionet për të vjedhur këtë pasuri! U falsifikua dhe sajua

November 11, 2026
Sulmi kibernetik ndaj supermarketeve evropiane, Komisioni Evropian: Përpjekje për të minuar besimin e konsumatorëve

BE ngre alarmin për sulmet kibernetike, pas frigoriferëve në shënjestër mund të jenë edhe pajisjet elektro-shtëpiake!

November 11, 2026
Analiza e REL: Ajri që thith Kosova “mbytës”, 171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar! Pse nuk po zgjidhet problemi?

Analiza e REL: Ajri që thith Kosova “mbytës”, 171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar! Pse nuk po zgjidhet problemi?

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In