• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Të dhënat administrative/ Në janar-shtator 30 mijë persona dalin të papunë

by Java News
14/12/2020 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në tremujorin e tretë të këtij viti, të punësuarit me pagë që deklarohen në tatime dhe paguajnë sigurime, kanë pësuar rënie të ndjeshme në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në raport me të dhënat e raportuara nga Anketa e Tregut të Punës.

Të dhënat nga INSTAT, që u referohen të dhënave administrative (të punësuarit me pagë të deklaruar zyrtarisht) tregojnë se, numri i të punësuarve ka rënë me 30 mijë persona gjatë 9 muajve të 2020-s, në krahasim me fundin e 2019-s.

Kjo shifër është dy herë më e lartë se raportimet nga Anketa e Forcës së Punës (të papunë konsiderohen personat që ishin pa punë gjatë javës së referencës (as nuk kishin një punë dhe as kryen ndonjë punë (për një orë ose më shumë) kundrejt një page ose përfitimi), nga e cila, numri i të punësuarve në raport me fundin e 2019-s ka rënë me rreth 16 mijë persona.

Sipas të dhënave administrative, shihet se nga totali prej 29 mijë e 600 personash, që kanë humbur punën gjatë një viti, mbi 10 mijë i takojnë sektorit privat, 17 mijë sektorit bujqësor dhe 1600 persona, sektorit shtetëror (për të papunët në sektorin bujqësor, të dhënat administrative i referohen Anketës së Forcës së Punës).

Në 6-mujorin e parë, sipas të dhënave administrative, por dhe atyre nga Anketa, dolën të papunë rreth 50 mijë persona, si rrjedhojë e karantinës së ashpër, që detyroi mbylljen e qindra bizneseve dhe goditjes që eksportuesit morën nga rënia e porosive nga partnerët e tyre jashtë. Ndërsa në 3-mujorin e tretë, të dhënat administrative tregojnë një rimëkëmbje të dobët, ku 30 mijë persona ende janë jashtë tregut të punës, ndërsa sipas Anketës, vetëm rreth 16 mijë persona që nuk u rikthyen në punë.

Kriza e pandemisë u shndërrua në krizë ekonomike në të gjithë botën duke ndikuar negativisht, ndër të tjera, edhe punësimin. Eurostat gjeti se prej pandemisë, punësimi shënoi rënie vjetore në vendet e BE-së me mbi 5%. Më e goditur shihet se ka qenë shtresa e mesme.

Por qeveria shqiptare u shpreh optimiste për uljen e papunësisë së krijuar nga pandemia Covid-19, ndërsa parashikimet më të fundit nga Ministria e Financave tregojnë se, vitin e ardhshëm do të shuhen të gjitha efektet që u dhanë në punësim.

Sipas projeksioneve zyrtare të Ministrisë së Financave të azhurnuara në treguesit e rishikuar makroekonomikë, norma e papunësisë më 2021 pritet të arrijë në 10.9%, në një nivel më të mirë se para krizës.

Rënia e papunësisë në vitet në vijim, më shumë sesa oferta që vjen nga tregu i punës, pritet të shkaktohet nga zhvillimet demografike në vend.

Shqipëria, vitin tjetër hyn në ciklin e plakjes së shpejtë të popullsisë, e për rrjedhoje, nis edhe tkurrja e forcës së punës. Tkurrja e forcës së punës, e kombinuar me emigracion të lartë, do të çojë në ulje trendin e papunësisë, e cila gjithsesi mbetet në nivele më të larta se në Europë.

Produktiviteti i ulët i punës është bërë shkak që popullsia të zhvendoset në vende të tjera ku fitimet nga puna për të njëjtin profesion janë më të larta se në Shqipëri. Kjo ka qenë më e dukshme për profesione si mjekësia, IT dhe profesione të tjera me kualifikim të ulët./B.Hoxha/monitor/

Next Post
Largohen shirat, por ulen temperaturat/ Parashikimi i motit për sot

Largohen shirat, por ulen temperaturat/ Parashikimi i motit për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In