Të dhëna të frikshme për raportin me smartfonët
Nëse sytë tuaj ende të përgjumur dhe me sklepa janë tek telefoni sapo zgjoheni në mëngjes, ashtu sikurse bëni një luftë shumë të madhe për t’u ndarë nga ai deri në orët e vona të natës, nuk jeni i vetmi që e bëni këtë.
Kjo tani po quhet një ‘sëmundje’ globale, sa që studiuesit thanë se duhet të bëhet e detyrueshme që ata që shesin smartphone duhet të paralajmërojnë konsumatorët për problemet potenciale me të cilat mund të përballen kur e blejnë një celular.
Një studim i “Deloitte Mobile Consumer’, ka gjetur se më shumë se një e treta prej nesh i kontrollon aparatet telefonike mes 25 dhe 50 herë në ditë, ndërsa 16 për qind prej nesh e bëjnë veprimin më shumë se 50 herë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Kjo është aq e zakonshme saqë pronarët e smartphoneve në Britani të Madhe, të gjithë bashkë merren me telefonat e tyre 1.1 miliardë herë çdo ditë.
Shifrat vijnë nga raporti i cili ka anketuar 4.000 njerëz në Britani të Madhe dhe tregon se një në 10 pronarë smartphonei merret me të menjëherë sa zgjohet, dhe jo vetëm për të fikur alarmin. Ndërsa 53 për qind merren me telefonin cdo 15 minuta.









