OFL (Operacioni Forca e Ligjit) u ka dërguar formularin e vetëdeklarimit 4 të “fortëve” të Shkodër, Bledar Cafi, Gëzim Cafi, Ibrahim Lici dhe Muhamet Lici. Tashmë janë vënë në “lupën” e policisë 4 të fortët, ndërkohë kjo e fundit që duhet të dorëzojnë brenda 48 orëve formularët, ku duhet t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve.
Njoftimi
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
M. L., banues në Shkodër, i cili aktualisht është i paraburgosur në burgun e Shkodrës, I. L., B. C., dhe G. C., banues në Shkodër.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Kush janë 4 të fortët e Shkodrës:
Muhamet Lici është në burg, ku edhe pret vendimin e trupës gjykuese, pasi akuzohet se është kreu i grupit të gjobëvënësve të Shkodrës. I riu Ibrahim Lici, është djali i Mustafa Licit dhe akzuohet se vrasësi i 2 vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilalit. Ai është shpallur në kërkim që prej 30 marsit të vitit 2018. Edhe Bledar Cafi ka të shuar kriminale. Ai është njohur gjithmonë si një person problematik, por i ka shpëtuar shumë akuzave për shkak të mungesës së provave, ndër to edhe vrasje.
g.kosovari











