• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Të dehur në timon dhe me shpejtësi/ Policia arreston 16 shoferë, pezullohen 104 patenta

by Java News
28/06/2023 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia Rrugore ka arrestuar këtë të mërkurë 16 drejtues mjetesh, pasi drejtonin automjetet në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Mësohet se janë vendosur rreth 2345 masa administrative për parakalime të gabuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit, mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.

Si dhe janë pezulluar rreth 104 leje drejtimi, pasi drejtuesit e mjetit janë kapur nën efektin e alkoolit si dhe qarkullonin në sens të kundërt.

Njoftimi i policisë:

Siguria Rrugore/Policia e Shtetit, apel përdoruesve të rrugës:

Udhëtoni me jetën në mendje dhe mbrojeni jetën duke zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor! 104 leje drejtimi janë pezulluar gjatë 72 orëve të fundit, për shpejtësi tej normave të lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt.

16 shtetas janë arrestuar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, si dhe 2345 masa administrative janë caktuar për parakalime të gabuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit, mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.

Nisur nga rastet e shumta të konstatuara nëpërmjet mjeteve inteligjente, dronëve, kamerave, radarëve automatikë dhe patrullave të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, të qarkullimit me shpejtësi deri në 184 km/h në Bypass-in e Fierit dhe deri 156 km/h në Rrugën e Kombit (qarkullonte me 184 km/h një shtetas nga Bosnja dhe Hercegovina; qarkullonin me 156 km/h shtetas kosovarë), të parakalimeve të gabuara, të përdorimit të celularit gjatë drejtimit të automjetit, të mosvendosjes së rripit të sigurimit, si dhe të shkeljeve të tjera që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, Policia e Shtetit apelon edhe një herë për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve:

Zbatoni me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, mos kryeni parakalime të gabuara, mos qarkulloni me shpejtësi mbi normat e lejuara, mos përdorni celularin gjatë drejtimit të automjetit, mos kryeni manovra të rrezikshme në rrugë, mos drejtoni automjetet nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, vendosni rripin e sigurimit dhe vendosin kaskën mbrojtëse kur drejtoni një motomjet! Mos shkelni rregullat e qarkullimit rrugor dhe mos rrezikoni jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, duke bërë video me qëllim publikimin në rrjete sociale, pasi tashmë funksionon një njësi e posaçme për monitorimin e rrjeteve sociale ku publikohen paligjshmëri. Apelojmë dhe për këmbësorët dhe për shtetasit që lëvizin me biçikletë apo me motor elektrik, që të zbatojnë rregullat e lëvizjes në rrugë, të ecin në trotuare, në anë të karrexhatës ose në korsitë e përcaktuara, si dhe të mos kryejnë manovra të befasishme dhe të rrezikshme. Të gjitha rrugët monitorohen me makina inteligjente, radarë automatikë, dronë, kamera dhe me patrulla të lëvizshme me mjete të paloguara, të pajisura me logjistikën e nevojshme dhe me alkool-testues.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë.

/f.stafa

Next Post
DASH: Vendet e Ballkanit i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale

DASH: Vendet e Ballkanit i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In