• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të dashurohesh me “viktimat” e tua

by Mero Baze
19/10/2017 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Opozita nuk mund të mos mblidhej sot për çfarë ka ndodhur. Edhe gjuha e saj e ashpër kundër kryeministrit nuk është teprim. Çdo opozitë do ta bënte në vend të saj këtë gjë.

Por një gjë nuk do ta bënte simbolikisht asnjë idiot. Të thërriste viktimat e luftës së saj politike dhe trofetë e fitoreve të veta, si të barabartë në krye të vendit.

Njeriu që i dha tonin tryezës opozitare quhet Koço Kokëdhima. Nuk ka ndonjë rëndësi pse ai ka qenë mik i Edi Ramës. Miqësitë shkojnë e vijnë dhe njeriu ka të drejtë t’i ndryshojë ato. Por ai është trofeu i vetëm i betejës politiko- ligjore të opozitës së Lulzim Bashës kundër qeverisë së Edi Ramës, mandatin e kaluar.

Nga ana tjetër, ajo që nuk ka ndryshuar akoma tek Koço Kokëdhima, është aksioni i tij i vetëm politik në historinë e këtij vendi, për kanabizimin e Shqipërisë.

Ai nuk është vetëm ideatori i liberalizimit të kanabisit, por është një iniciator me vepra konkrete në këtë drejtim. Ai ka bërë lobing publik dhe politik për këtë çështje, ka bërë takime në popull, ka takuar viktima të kanabisit dhe e ka kthyer atë në “kalë beteje”.

Për shkak të afërsisë së tij të madhe me Edi Ramën në vitin 2015, beteja e tij për liberalizimin e kanabisit, u muar dhe si një sinjal që Edi Rama kishte mbyllur një sy për atë që po ndodhte.

Më pas Kokëdhima u prish me Edi Ramën, për shkak se Rama i hapi rrugë aksionit opozitar, për ta çuar Kokëdhimën para Gjykatës Kushtetuese.

Nën paranojën se ai e shiti mandatin e tij në Gjykatë Kushtetuese nga presioni i ambasadorëve të Perëndimit, Kokëdhima u prish me Edi Ramën dhe ju bashkua disa nismave, përfshi dhe LSI, për të bllokuar dhe rrëzuar qeverinë Rama.

Pavarësishtë pozicionit të ri,  ai kurrë nuk ka bërë qoftë dhe një deklaratë për të tërhequr platformën e tij të “Zgjidhjes” së çështjes së kanabisit, përmes liberalizimit të tij.

Ai vazhdon të mbetet politikani i parë dhe i vetëm në Shqipëri, që e ka këtë objektiv të jetës së tij politike.

Duke e u ulur sot në krye të vendit në tryezën e opozitës, Lulzim Basha vetëm sa ka bërë qesharake një çështje serioze të opozitës, siç është beteja kundër qeverisë për këtë çështje.

Shqipëria ka nevojë të japë prova serioze për shkëputje të fortë dhe të qartë nga historia e drogës dhe bandave që kanë lidhje me politikën, nga Shkodra, Elbasani, Vlora e Saranda.

Por mes atyre ndaj të cilëve duhet të distancohet politika shqiptare, Koço Kokëdhima është në krye të listës. Ai jo vetëm që duhet të izolohet politikisht, por ndaj tij duhet të procedohet dhe penalisht, pasi ka bërë presion publik për të lejuar kanabizimin e vendit.

Duke vendosur atë në krye të vendit në tryezën opozitare, Lulzim Basha banalizon tërësisht energjitë opozitare. Dhe ajo që është më e keqja, kam frikë se e bën nga kureshtja, përse Edi Rama e mbante afër atë njeri. Me siguri mendon se ka zbuluar një talent dhe në këtë pikë ka nevojë të flasë më gjatë me Berishën.

Kurioziteti i tij për rivalin dhe ish- mikun e tij, e bën atë sot një lider qesharak opozitar, që në vend që ta paraqesë Kokëdhimën si një trofe të betejës së tij kundër Ramës, po na  e nxjerr si një hero kundër Ramës.

Me këtë logjikë i bie që nëse Saimir Tahiri dorëhiqet dhe përballet me drejtësinë, duke e fituar betejën, dhe për këtë shkak të mërzitet me Edi Ramën dhe PS, Basha ta ftojë dhe atë në tryeza opozitare. Dhe kështu të vazhdojë pa fund, duke marrë viktimat e luftës së tij politike si heronj, në pritje për të marrë në “sini” kokën e Edi Ramës.

Koço Kokëdhimën nuk e çoi Edi Rama në Gjykatë Kushtetuese, por opozita. Ai ka humbur mandatin prej Lulzim Bashës. Nga një dorë ia kemi dhënë të gjithë, por Bashën vumë para me dosje në duar. Tani nëse Lulzim Basha nuk di të mbrojë as sukseset e veta, nuk ka pse ja jep meritat Edi Ramës. Se megjithë dhimbjen që ka ai,  vetë, Edi Ramës i bëhet nder ta quajë Kokëdhimën viktimë të tij. Dhe këtë dhuratë vetëm një kryeopozitar si Lulzim Basha mund t’ia bëjë. Ai që mendon se çdo gjë që flak Edi Rama, duhet shijuar.

a.ç

Next Post
Dielli shkëlqen më pak, po afron epoka e re e akullnajave

Paralajmërimi i shkencëtarëve: Bëhuni gati për epokën e akullnajave, dielli ka filluar të ftohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com