Një grua obeze arriti të dobësohet rreth 107 kilogramë pasi u nda nga i dashuri. Patty Sanchez nga Nevada u shëndoshë aq shume deri në 327 kilogramë pasi hante vazhdimisht, e inkurajuar edhe nga i dashuri që ishte i apasionuar pas tuleve.
Ajo arriti deri në atë pikë sa të konsumonte deri në 13 mijë kalori në ditë dhe këtë gjë e ka bërë për disa vite me radhë.
Pasi e kuptoi se i dashuri po i rrezikonte jetën, 51-vjeçarja vendosi të ndahej prej tij.
Patty, e cila është nënë e katër fëmijëve ia doli të reduktonte peshën e trupit, duke u dobësuar 107 kg dhe shpreson të dobësohet akoma më shumë.
Mjekët thonë se ajo ia ka hedhur domethënë nuk është më në rrezik për jetën, megjithëse 51-vjecarja duhet të vazhdojë procesin e dobësimit.