• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të dashura VIP dhe precedentë penalë, zbulohen disa nga sekretet e banorëve të BBV. Nga Romeo, Meritoni dhe vajza që…!

by Java News
20/01/2024 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Big Brother” ka nisur të shtunën e kaluar dhe menjëherë ka marrë vëmendjen e publikut. 18 konkurrentë u bënë pjesë e garës natën e parë, ku iu bashkëngjitën edhe 6 të tjerë mbrëmjen e së martës. Ndonëse vetëm në ditët e para, menjëherë kanë nisur të krijohen miqësitë e para, apo edhe armiqësitë. Lufta për vëmendje është natyrisht edhe kryefjala e këtij formati, ku gjithçka bëhet për hir të asaj që quhet lojë.

Por si çdo vit, shumë interes kanë edhe historitë që personazhet sjellin brenda këtij formati. Javë pas jave, publiku njihet me detaje nga jeta e tyre, që ndonëse personazhe të famshëm më herët nuk i dinim. Ajo që duam të theksojmë që në krye të herës është fakti se këtë vit, historitë e personazheve që janë pjesë e lojës, do t’ju lënë pa fjalë. Drama, tragjedi, sekrete dhe dashuri janë vetëm disa nga ato çfarë pritet që publiku të njohë javët e ardhshme.

Megjithatë, ka shumë prej tyre që disa pjesë të errëta nuk do të preferonin ti zbulonin. Për shembull, lidhjet e dashurisë që kanë shkuar keq. Shumë prej banorëve në lojë kanë deklaruar se janë single, duke qenë kështu të hapur për njohje të reja. Por atë çfarë nuk kanë thënë, të pakten ende, janë disa nga historitë e tyre të dashurisë, që jo gjithmonë i kemi ditur.

Ajo që ka spikatur ditët e fundit ka qenë kimia e Sarës me Romeon. Dy të rinjtë duket se kanë një raport shumë të mirë së bashku dhe si ashtu zbuluan të dy, shkak është bërë bashkëpunimi i para disa viteve. E në fakt, në vitet ku Sara punonte me Romeon dhe Donaldin, të shumtë janë ata që flasin për një flirt mes tyre. Ndonëse nuk dinë asgjë rreth faktit nëse kanë pasur apo jo një lidhje dashurie, me bindje shprehen se në fakt, si Romeo dhe Sara edhe në atë kohë kishin një komunikim të shkëlqyer dhe se kalonin kohë cilësore së bashku.  Deri më tani në lojë, dy të rinjtë e kanë pranuar njohjen dhe vlerësimin për njëri-tjetrin, por pa folur për një raport më shumë se kaq.

Ndonëse në hije brenda lojës së “Big Brother”, Gabriel Mezini, vite më parë ishte në qendër të vëmendjes për shkak të historive romantike. Konkretisht, futbollisti në atë kohë njihej si i dashuri i Klea Hutës. Dyshja u pa së bashku për disa muaj me rradhë, duke u shndërruar shpejt në një çift të dashur. Megjithatë, kohë më pas, ndarja e tyre mbeti tërësisht pas dhe asnjëherë më nuk u fol për këtë histori.

Por, një situatë më të komplikuar ka pasur Meritoni, i cili ka një konflikt të hapur me nënën e djalit të tij. Ashtu si edhe vetë moderatori e ka thënë, ai është bërë baba i një djali rreth 8 vite më parë, por me ish-partneren nuk ka raporte dhe aq të mira.

“Ajo nuk është tani gruaja ime. Egesta është mami i djalit tem. Djali jem është gjaku jem dhe për kurgjo në botë nuk e lejoj të ma largojë djalin. As me reagime të tilla, veprime të ulëta si një femër, sepse unë jam baba i djalit”, ka thënë Meritoni pak kohë më parë, pasi konflikti i tyre u bë publik.

Ndërkohë, edhe ish- partnerja e Meritonit, Egesta, ka reaguar në “InstaStory” dhe i është drejtuar me akuza të rënda.

“Pas së gjithave, desha të bëj një sqarim rreth çështjes lidhur me Meriton Mjekiqin, njëkohësisht babai i djalit tonë të cilin mund ta quaj baba ‘biologjik’ e përdori këtë term pasi që, Meritoni asnjëherë nuk e ka takuar djalin e tij ‘live’. Ndërkaq që Loarin, djalin tonë, e përdor vetëm nëpër rrjetet sociale ku për t’ia ngritur imazhin vetes së tij. Përderisa mua si nënë dhe familjen time na kërcënon tërë kohën. Turp! Unë dua të shoh djalin tim të lumtur e të ketë një jetë të qetë. Unë si nënë ndjej përgjegjësi ta mbroj fëmijën tim në të gjitha rrethanat dhe ta ruaj nga çdo e keqe, ta rris me nder dhe në rrugë të drejtë e jo të ndjekë hapat e babait të vet, jetë të degjeneruar e shfrenuar, i cili mendon vetëm famën dhe jetën e tij, nevojat e tij personale mbi atë të fëmijës-evladit. Andaj kam vendosur të ndahem nga ai, e ta rris fëmijën vetë ashtu siç edhe e kam bërë gati tri vite”, ka shkruar ajo.

Jo pak probleme me ish-partneren ka pasur edhe Klodian Duro. Gjykata e Tiranës dënoi me 4 muaj burg ish-lojtarin e Kombëtares, Klodian Duro rreth 4 vite më parë. Ish-futbollist u dënua për përndjekje ndaj ish-bashkëshortes, ndërsa u denoncua nga kjo e fundit pasi tentoi të hynte me forcë në shtëpinë e saj. Më herët, ai ndodhej në arrest shtëpie, gjë që duket se e shpëton edhe nga dënimi në burg. Duro ishte divorcuar me partneren përpara disa kohësh, për shkak të mosmarrëveshjeve, ndërsa ajo kishte marrë urdhër-mbrojtjeje.

Por, probleme me drejtësinë nuk ka pasur vetëm Duro. Sakaq, e kemi ende të freskët, çështjen e hapur për dhunë ndaj Romeos dhe Donaldit. Vëllezërit Veshaj janë dënuar me 2 vite burg për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, por në bazë të nenit 59 të Kodit Penal u urdhërua pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim. Ndërkohë që në shtëpinë e “Big Brother” është edhe një vajzë që ka precedent penal. Megjithatë, duke qenë se loja është vetëm në fillim, do të duhet të presim nëse historia do të zbulohet vetë nga protagonistja, apo mediat do ta publikojnë. Ndërkohë, në javët në vijim, pritet të zbulohen histori të forta familjare, ku për herë të parë, disa konkurrentë të kësaj loje, do të zbulojnë raportet e vështira me familjarët

Next Post
Prezentë Nikolla e Gonxhja/ Nga Talat Xhaferri te Ujka, shpallen fituesit e CCIT AWARDS. Nënkryetari Seferi: Biznesi aksioner në suksesin e Tiranës

Prezentë Nikolla e Gonxhja/ Nga Talat Xhaferri te Ujka, shpallen fituesit e CCIT AWARDS. Nënkryetari Seferi: Biznesi aksioner në suksesin e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT/ Plagosja me hanxhar e 45-vjeçarit në Delvinë, kapet autori i dyshuar i krimit, pistat e hetimit!

“Visi i Garave” në pranga pas konfliktit me bashkëshorten, e kërcënoi me armë dhe fshihte pistoletën te tubat e ujit

August 23, 2026
Shpërthim me eksploziv në Laknas, objektiv një makinë! Pronari dëgjoi zhurmën dhe…

Të shtëna me armë në Dukagjin, dyshohet për dy viktima dhe një të plagosur

August 23, 2026
Britania nis kthimin e të dënuarve shqiptarë, 13 të burgosur riatdhesohen dhe 15 vrasës presin transferimin

Britania nis kthimin e të dënuarve shqiptarë, 13 të burgosur riatdhesohen dhe 15 vrasës presin transferimin

August 23, 2026
Rama ultimatum drejtuesve: Nuk arritët objektivat, jepni dorëheqjen!

Rama ultimatum drejtuesve: Nuk arritët objektivat, jepni dorëheqjen!

August 23, 2026
Alarmi për 2027! El Nino mund të jetë më i fuqishmi i regjistruar, meteorologët paralajmërojnë vitin më të nxehtë në histori

Alarmi për 2027! El Nino mund të jetë më i fuqishmi i regjistruar, meteorologët paralajmërojnë vitin më të nxehtë në histori

August 23, 2026
Evropianët po mbajnë gjithnjë e më shumë para cash në shtëpi, frikë nga lufta dhe sulmet kibernetike

Evropianët po mbajnë gjithnjë e më shumë para cash në shtëpi, frikë nga lufta dhe sulmet kibernetike

August 23, 2026
Beteja e Ali Këlcyrës për njohjen e bektashinjve si komunitet fetar më vete në vitin 1923

Beteja e Ali Këlcyrës për njohjen e bektashinjve si komunitet fetar më vete në vitin 1923

August 23, 2026
Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës! Policia blindon tre qytete…

Vrasja e turistit/ Dëshmia e turkes që u kap për përkrahje të autorit: S’kisha dijeni që Sokrat Vata ishte në makinë

August 23, 2026
Irani sfidon Trumpin për sanksionet e reja: Do të dështojnë!

Irani sfidon Trumpin për sanksionet e reja: Do të dështojnë!

August 23, 2026
Franca dhe Gjermania forcojnë mbështetjen për Ukrainën! Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Franca dhe Gjermania forcojnë mbështetjen për Ukrainën! Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com