• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Të burgosurit me probleme mjekësore do të ‘grumbullohen’ në Lezhë

by A R
26/07/2018 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dënuarit me masë mjekësore “mjekim i detyruar”, të cilët aktualisht ndodhen në burgun e Zaharisë në Krujë si dhe në Spitalin e Burgut në Tiranë, do të transferohen në burgun e Lezhës, ku dy godina të këtij institucioni do të rikonstruktohen dhe do të përshtaten me të gjitha kushtet e nevojshme mjekësore për trajtimin e kësaj kategorie të dënuarish.

Skema e re, që do të zgjidhë një problem të hershëm dhe shumë të rënduar për rreth 250 të dënuar, është prezantuar sot gjatë një tryeze të përbashkët midis Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, gjyqtarëve, avokatëve si dhe shoqërisë civile.

Zgjidhja e problemit të të dënuarve me masa mjekësore ka qenë një nga rekomandimet kryesore të Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës (CPT), por edhe në fokusin e organizatave brenda vendit që monitorojnë situatën në burgje.

Bëhet fjalë për persona të cilët janë konsideruar nga gjykata si të sëmurë mendorë dhe që me vendim nuk duhet të mbahen në burgje të zakonshme, por në në mjedise të veçanta spitalore, ku t’i nënshtrohen trajtimit mjekësor.

Duke marrë fjalën në këtë tryezë Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se zgjidhja e kësaj problematike ka qnë një nga prioritetet e punës së Ministrinë e Drejtësisë, e trajtuar në dy linja kryesore: Me masa afatmesme për përmirësimin e trajtimit të kushteve aktuale në të cilat mbahen dhe trajtohen personat me masë mjekësore “mjekim i detyruar” dhe masa afatgjata, që lidhen me ndërtimin e një institucioni të specializuar, që do të administrohet nga Ministria e Shëndetësisë.

“Në kuadër të masave afatmesme, tashmë ne kemi nisur procesin për rikonstruksionin dhe adaptimin në mjedise spitalore të dy godinave të burgut të Lezhës, në mjedise të përshtatshme për vendosjen e të dënuarve me masë mjekësore “mjekim i detyruar”. Projekti parashikon që dy godinat, të cilat do të rikonstruktohen do të plotësojnë standartet e trajtimit të personave me masë mjekësore duke plotësuar kushtet e tyre si nga ana infrastrukturore ashtu edhe nga ana e trajtimit të tyre shëndetësor dhe social”, është shprehur ministrja Gjonaj.

Ministrja e Drejtësisë ka thënë se të gjitha këto ndërhyrje bëhen në kuadër të reformës së sistemin penitenciar, e cila ka nisur me ndryshimin e modelit të përzgjedhjes së drejtuesve dhe personelit të burgjeve, ka vijuar me investime të rëndësishme në infrastrukturë dhe me projekte konkrete për përmirësimin e trajtimit si të burgiosurve, por edhe të personelit të buegjeve.

Nga ana e saj Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në fjalën e saj shpjegoi mënyrën se si do të organizohet stafi mjekësor që do të shërbejë në ambjentet e reja.

“Fillimisht nevojat për staf mjekësor do të plotësohen përmes një sistemi rotacioni nga mjekët e shërbimit publik dhe brenda vitit do të rishikohet struktura për të shtuar numrin e personelit të specializuar në shëndet  psikiatrik dhe shëndetësor në institucionet ku trajtohen personat me masë mjekësore “Mjekim i Detyruar”. Për herë të parë do të aplikojmë masën e bonusit për mjekët psikiatër që punojnë në këto institucione dhe personeli do të jetë pjesë e integruar e sistemit  sistemit shëndetësor. Pra do të sigurohet që këta persona të trajtohen si pacientë (jo të dënuar) të cilëve u ofrohet shërbim shëndetësor cilësor”, ka theksuar ministrja Manastirliu.

Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, numri i personave me masë mjekësore “mjekim i detyruar” ka ardhur në rritje nga viti në vit. Krahasuar me vitin 2014, ky numër është rritur me rreth 78%. /b.d

Next Post
Gruaja 113-vjeçare zbulon recetën e veçantë të jetëgjatësisë

Gruaja 113-vjeçare zbulon recetën e veçantë të jetëgjatësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In