• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Të burgosurit e liruar politikë në Iran rikthehen në jetën normale, por pa sendet e konfiskuara –

by Java News
01/10/2026 08:44
Të burgosurit e liruar politikë në Iran rikthehen në jetën normale, por pa sendet e konfiskuara -
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Kur aktivistja Sanaz Yekta u kthye në shtëpi pasi u lirua në shkurt nga burgu famëkeq i Iranit, Evin, shumë prej sendeve të saj mungonin.

Policia kishte bastisur banesën e saj në kryeqytetin Teheran, pasi ajo ishte arrestuar dhe akuzuar në vitin 2025 për fyerjen e liderit suprem. Sipas saj, policia i kishte marrë, ndër të tjera, stolitë e saj prej ari dhe argjendi, si dhe orën inteligjente.

Pavarësisht se 46-vjeçarja u lirua, autoritetet po i mbajnë sendet e saj dhe po e sfidojnë gjykatën e cila urdhëroi që t’i ktheheshin ato.

“Vërtet nuk e di se si duhet t’i kthej sendet e mia”, tha Yekta në një intervistë për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë.

“Unë vërtet kam nevojë për këto sende”, tha gruaja nga Teherani.

Yekta nuk është e vetme.

Aktivistët thonë se autoritetet zakonisht refuzojnë t’ua kthejnë sendet njerëzve të konsideruar të burgosur politikë, duke argumentuar se kjo praktikë synon t’i ndëshkojë ish-të burgosurit edhe pasi të jenë liruar.

Për ish-të burgosurit politikë, humbja e sendeve të tyre mund të jetë goditje e rëndë, veçanërisht pasi shumë prej tyre nuk lejohen të punojnë në institucionet shtetërore. Lufta gati shtatëmujore me Shtetet e Bashkuara e ka thelluar krizën ekonomike të Iranit, duke i lënë edhe më të cenueshëm ata që tashmë përballen me vështirësi financiare.

“Pse u duhet institucioneve të sigurisë ari i një të burgosuri politik?” pyeti Yekta, e cila është pjesëtare e komunitetit hebre të Iranit. “Kur të burgosurit politikë lirohen, ata kanë nevoja financiare dhe e kanë të vështirë të gjejnë punë”.

Yekta ka hyrë dhe ka dalë nga burgu disa herë vitet e fundit.

Në vitin 2024, ajo u mbajt në paraburgim për gjashtë muaj, nën akuzat se kishte valëvitur një flamur izraelit në publik dhe kishte shprehur mbështetje për Izraelin, armikun kryesor të Republikës Islamike. Më pas, në fund të vitit të kaluar, ajo u dënua për fyerjen e liderit suprem. Yekta u dënua me pesë vjet burgim, por u lirua para kohe për arsye shëndetësore.

“Plaçkitje”

Edhe ish-të burgosur të tjerë politikë kanë bërë pretendime të ngjashme.

Mohammad Habibi, mësues dhe aktivist sindikal, tha se policia ia konfiskoi dy telefonat celularë, një laptop dhe libra kur e arrestoi në vitin 2022. Sipas tij, sendet ende nuk i janë kthyer më.

“Ata e quajnë konfiskim; në realitet, është plaçkitje”, shkroi Habibi në një postim në X.

Mehdi Mahmoudian, një aktivist i njohur për të drejtat e njeriut dhe ish-i burgosur politik, tha se autoritetet kanë refuzuar t’ia kthejnë sendet personale, përfshirë telefonat celularë, më shumë se tetë muaj pasi u ndalua dhe më pas u lirua.

Kjo, sipas tij, ka ndodhur pavarësisht urdhrave të përsëritur të gjykatës për t’ia kthyer sendet.

“Duket se në Republikën Islamike, një urdhër gjykate nuk është asgjë më shumë se një letër. Prandaj, me sa duket, pronësia e njerëzve respektohet vetëm për aq kohë sa një institucion i sigurisë nuk ka vënë syrin te sendet e tyre”, shkroi Mahmoudian në X më 16 shtator.

“Kur një institucion i sigurisë konfiskon pronën e njerëzve dhe shpërfill urdhrin gjyqësor për ta kthyer atë, konfiskimi është thjesht një emër i sjellshëm për përvetësimin e pasurisë së njerëzve”, shtoi ai.

Konfiskime “arbitrare”

Sipas Kodit Penal të Iranit, sendet e konfiskuara duhet të kthehen kur nuk janë më të nevojshme për një hetim penal, përveç rasteve kur pronësia e tyre është e kontestuar ose kur ato i nënshtrohen konfiskimit apo shkatërrimit të ligjshëm.

Por Mousa Barzin, avokat iranian dhe ekspert ligjor me bazë në Turqi, i tha Radio Fardas se kjo nuk ndodh gjithmonë.

“Së pari, vetë konfiskimi mund të kryhet në mënyrë arbitrare, pa një urdhër gjykate. Agjentët e sigurisë mund të hyjnë në shtëpinë e dikujt dhe t’i marrin sendet pa bërë madje një listë të sendeve ose pa pasur autorizim ligjor për t’i konfiskuar ato”, tha ai.

“Së dyti, gjatë hetimit dhe procedurave gjyqësore, shpesh nuk merret parasysh fakti se këto sende duhet t’i kthehen personit pasi hetimi të ketë përfunduar”, shtoi ai.

Next Post
VIDEO / Rama ndan pamjet nga vizita e Von der Leyen: Ju uroj një ditë të mbarë me…

VIDEO / Rama ndan pamjet nga vizita e Von der Leyen: Ju uroj një ditë të mbarë me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Krenar për Shqipërinë”- Rama she stafi i tij dhurojnë gjak, Apeli i kryeministrit për qytetarët!

“Krenar për Shqipërinë”- Rama she stafi i tij dhurojnë gjak, Apeli i kryeministrit për qytetarët!

October 2, 2026
Skandal në Fier / Arrestohet në flagrancë këngëtari, akuzohet se përndiqte vajzat e mitura

Dalin detaje të reja nga arrestimi i këngëtarit fierak, Erind Xhaferi u procedua edhe dy vite më parë për ngacmim seksual!

October 2, 2026
Protestë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkohet miratimi i ligjit për mbrojtjen e UÇK-së

Protestë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkohet miratimi i ligjit për mbrojtjen e UÇK-së

October 2, 2026
Arrestimet/ Rama për WELT: Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit

Arrestimet/ Rama për WELT: Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit

October 2, 2026
Franca përballet me krizën e borxhit, qeveria prezanton buxhetin për 2027

Franca përballet me krizën e borxhit, qeveria prezanton buxhetin për 2027

October 2, 2026
Zjarri në Tërbun s’ka të ndalur, flakët përparojnë dhe rrezikojnë banesat e stacionin e ujit! Operacion nga toka dhe ajri për shuarjen

Zjarri në malin e Manatisë në Lezhë del sërish jashtë kontrollit, flakët rrezikojnë të përhapen drejt Mirditës

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat në Francë/Dhjetëra të plagosur, mbi 2 mijë të arrestuar, mbyllen qindra shkolla

Përshkallëzohen protestat në Francë/Dhjetëra të plagosur, mbi 2 mijë të arrestuar, mbyllen qindra shkolla

October 2, 2026
Maran para Finlandës: Për të qenë kompetitivë, duhet të japim më shumë se 100%

Maran para Finlandës: Për të qenë kompetitivë, duhet të japim më shumë se 100%

October 2, 2026
SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë drejt Gjirit Persik, rriten tensionet me Iranin

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë drejt Gjirit Persik, rriten tensionet me Iranin

October 2, 2026
Liqeni i Fierzës drejt kuotave kritike, niveli i ujit zbret në 266.95 metra

Liqeni i Fierzës drejt kuotave kritike, niveli i ujit zbret në 266.95 metra

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com