• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Të burgosurit e Fierit festojnë Vitin e Ri

by Java News
19/12/2015 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me qëllim festimin e fundvitit në një atmosferë të gëzueshme edhe për personat e privuar nga liria, në IEVP Fier u organizua ditën e sotme një aktivitet artistik, ku morën pjesë personalitete nga bota e artit dhe politikës. Bashkia Fier organizoi një koncert në institucionin e ri të burgut Fier me të ftuar nderi aktorët e mirënjohur, Artistë të Popullit, Reshat Arbana dhe Luftar Paja, si dhe historianin Moikom Zeqo. Gjithashtu, të pranishëm ishin drejtues të qeverisjes vendore, deputetë zonalë dhe artistë të qytetit të Fierit.

Mori pjesë në këtë aktivitet edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, i cili në fjalën e tij tha se ky aktivitet ka një simbolikë shumë të madhe, sepse aktivitete të tilla kanë lidhje edhe me misionin që ka Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, që është rehabilitimi dhe riintegrimi i këtyre personave në shoqëri.

Zhvillohet aktiviteti festiv i fundvitit në IEVP Fier“Ka një lidhje shumë të madhe midis procesit të riintegrimit dhe artit, sepse edhe vetë ky proces është art. Prandaj ne kemi këtu sot ikonat e artit, të cilët njohin më mirë jo vetëm ndjeshmërinë njerëzore, por edhe nevojën apo shpresën tuaj për të dalë sa më shpejt nga ky institucion. Në emër të DPB falenderoj stafin e këtij institucioni, i cili është i ri dhe në një kohë shumë të shpejtë u bë funksional, çka ju e shihni edhe vetë, që infrastruktura është në nivelet më të kënaqshme e standardet më të mira në vendin tonë dhe pse jo, edhe më gjerë. Do të doja që kjo infrastrukturë të ishte në të njëjtin nivel me profesionalizmin dhe angazhimin e stafit, qoftë atij me uniformë e social. Ju tashmë jeni njohur me iniciativën e Ministrit të Drejtësisë për miratimin e ligjit të amnistisë, që është dhurata më e mirë që mund t’ju bëjmë juve dhe të afërmve tuaj në këtë fundvit, pasi disa nga ju do të kenë fatin të lirohen menjëherë pasi ligji të hyjë në fuqi. Me këtë iniciativë ne kemi patur parasysh respektimin e dinjitetit tuaj, sepse në vetvete amnistia nuk është thjesht një politikë penale apo heqje dorë e shtetit nga ndjekja penale, por lidhet me respektimin e dinjitetit tuaj. Duke patur parasysh legjislacionin ndërkombëtar dhe atë vendas në fuqi, ku primare janë të drejtat e njeriut, u ndërmor kjo iniciativë. Ju uroj gëzuar festat, pavarësisht se ju këto festa po i bëni larg familjeve tuaja, por me bindjen që ju të dilni sa më shpejt nga ky institucion”, tha në fjalën e tij Drejtori Zoto.

DSC_0051Gjatë aktivitetit i përshëndetën të pranishmit dy Artistët e Popullit, aktorët Reshat Arbana dhe Luftar Paja, të cilët uruan të burgosurit për festat dhe për liri të shpejtë. Aktori Arbana recitoi poezinë e mirënjohur “Në mundsh” të Rudyard Kipling, e cila ishte një mesazh i fortë për të burgosurit, pasi vetë poezia evokon për një njeri që qëndron i fortë në çdo situatë dhe triumfon ana e tij më njerëzore, kundrejt të gjitha vështirësive në jetë. Ndërsa aktori Paja solli humor me disa rrëfenja satirike. I ftuari tjetër i veçantë ië këtij eventi, historiani Moikom Zeqo, tha në fjalën e tij se jeta është një e drejtë natyrore e thelbit të ekzistencës së njeriut.

DSC_0080

“Jeta e njeriut është gjëja më misterioze dhe kjo jetë mund të shpërdorohet, mund të bëhet me gabime, por edhe mund të përmirësohet. Njeriu duhet të ndiejë shijen e jetës, sepse nëse nuk e ndjen atë atëherë nuk ka kuptim as dënimi, as shoqëria dhe asgjë tjetër. Juve nuk jeni të vetëm. Jeni njerëz që keni bërë gabime dhe jeni dënuar për to. Por gabime bëjnë të gjithë dhe kjo nuk do të thotë të mos ndjeni thelbin e së drejtës së jetës.” tha mes të tjerash historiani Zeqo.

Edhe drejtori i institucionit pritës të IEVP Fier, Arjan Hasani, në fjalën e tij përshëndetëse u uroi festat banorëve të këtij institucioni, apo siç i quajti ai ‘bashkëudhëtarët e tij’, të cilët nuk i ka konsideruar asnjëherë si vuajtës dënimi, por si pjesë e një misioni të përbashkët që ka në fokus bashkëjetesën, harmoninë dhe tolerancën.

“Së bashku kemi menduar të krijojmë një ambjent të ngrohtë dhe miqësor, që jam i sigurtë se do të nxisë miqësinë tonë edhe jashtë dyerve të këtij institucioni, atje ku jemi të gjithë të barabartë, si qytetarë të lirë e të përgjegjshëm përpara ligjit.”- tha ai.

Atmosfera festive vijoi përreth dy orë, me këngë popullore të trevës dhe interpretime nga këngëtarë të muzikës së lehtë.

Next Post

Haxhinasto inspekton Rrogozhinë- Kapshticë, ndëshkim dëmtuesve të rrugës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In