• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të burgosurit duan amnistinë/ 80 milionë euro në vit për të mbajtur në burg hallexhinjtë

by Java News
26/03/2024 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shteti shqiptar shpenzon plot 80 milionë euro për të mbajtur në burg vetëm hallexhinjtë.

“Fiks Fare” siguroi dokumente nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe bisedoi me Avokaten e Popullit dhe Drejtoreshën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit për kostot dhe kushtet e mbajtjes në qeli të personave që kryejnë vepra penale.

Në redaksinë e emisionit investigativ mbërriti një letër, e firmosur nga 145 të burgosur në Peqin, të cilët kërkojnë ndihmë që t’u dëgjohet zëri. Ata kërkojnë të amnistohen, teksa pohojnë se mos të lirohen vetëm VIP-a. Shumica e personave që që kanë firmosur, janë të paraburgosur dhe jo të dënuar!

“Kemi problematika të shumta në dhënien e vendimeve të gjykatës. Ne jemi të dënuar dhe në proces gjykimi. Po hetohemi dhe gjykohemi me një Kod Penal që nuk ka të përcaktuar masat e dënimit. Ligji parashikon të njëjta dënime si për një konsumator të një cigare hashashi dhe të njëjtin dënim për atë që prodhon dhe shet disa tonë drogë. Rreth 65 % nga ne jemi në paraburgim për nenin 283, shitja narkotikëve. Duke pasur besim në humanizmin dhe vullnetin tuaj të mirë, ju kërkojmë që amnistia të jetë minimalisht 2 vjet e përgjithshme” pohojnë të burgosurit.

Kërkesa e tyre vjen në një kohë që ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dërguar në Kuvend një draft për amnistinë penale, teka përfitojnë 4 kategori. Nga kalkulimet e deritanishme, sipas Manjës, “përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2500 persona në shërbim prove”. Ministri tha disa javë më parë se janë “2500 persona të paraburgosur më shumë sesa standardet e BE”. “Amnistia në këtë moment përveç parimeve të tjera, do na shërbejë edhe ne për të na krijuar një mundësi të sistemit siç duhet” pohoi ai.

Më shumë të paraburgosur sesa të dënuar

Por, sa shpenzohet për të mbajtur një të dënuar/paraburgosur në qeli?! Aktualisht, në burgjet shqiptare ka më shumë të paraburgosur se të dënuar! Nga rreth 5800 të burgosur, 2292 janë të dënuar dhe 3087 janë të paraburgosur. Gjithashtu janë edhe 460 persona me masë mjekësorë. Ndërkohë, kostoja ditore e një të burgosuri është 3.759 lekë! “Gjithashtu ka edhe 460 persona që janë persona me masë mjekësore. Janë ata që janë të paaftë që kanë probleme të shëndetit mendor. Është një shifër e lartë, nga vitet e larta dhe ka ardhur në rritje. Sot jemi me një mbipopullim prej 150 persona në total” tha Erinda Ballanca, Avokate e Popullit. Ndërkohë, në sistemin e burgjeve punojnë plot 4594 persona, të cilët mbajnë të izoluar 5800 të privuar nga heqja e lirisë.

Fiks Fare siguroi të dhëna zyrtare për buxhetin vjetor të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke llogaritur pagat e punonjësve, mirëmbajtjen e institucioneve të vuajtjes së dënimit, naftën, riparimet, tenderët e ushqimeve, kamerave etj. Në total, në një vit, burgjet shpenzojnë gjithsej 8 miliardë lekë, ose rreth 80 milionë euro. “Vetëm për shpenzimet e personelit, paga dhe sigurime, harxhohen 5,5 miliardë lekë, ose 69 % e vlerës totale të buxhetit” thuhet në përgjigjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, drejtuar Fiks Fare.

Avokatja e Popullit thotë se shifra është akoma më e lartë në buxhetin e shtetit, pasi ka qindra të burgosur që marrin pafajësi. “Nëse të tëra paratë që ne shpenzojmë për këta të paraburgosur, që është një shifër jo e ulët, do të çoheshin në projekte sociale, ndoshta s’do të kishim një numër kaq të madh të personave që janë të kriminalizuar. Shifra që ne harxhojmë për një person të dënuar për të mbajtur në burg është gati 15 fishi i asaj që i japim një familjeje të tërë në nevojë”  pohon ajo.

Gati çdo muaj, Drejtoria e Burgjeve shpall tendera me vlerë disa miliona euro për blerje ushqimesh, veshjesh apo edhe për sistemet e sigurisë. Disa nga këto procedura janë hetuar edhe nga organet ligjzbatuese, ku në pranga kanë rënë disa drejtues të burgjeve. Madje, një nga procedurat e dyshimta ishte edhe tenderi i mirëmbajtjes së sistemit të sigurisë në vitin 2023, me vlerë 6 milionë euro. Ngjarjet e mëvonshme, ku një i dënuar vrau po një të dënuar në Peqin, treguan se ky sistem nuk funksiononte.

Shkaktarët e burgosjes masive, Vetingu dhe reforma në drejtësi

Fiks Fare bisedoi me Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca, duke e pyetur se si ka mundësi që ka më shumë të paraburgosur sesa të dënuar. “Shqipëria ka një numër të lartë të të burgosurish por edhe të paraburgosurish që është e treta në Këshillin e Europës për numrin më të lartë të vendeve. Dhe vjen pas vetëm pas Turqisë dhe Azerbajxhanit. Mendoj se ka ardhur për shkak të politikës penale, s’ka qenë e duhura dhe vazhdon të jetë e tillë. Rregulli duhet të jetë që burgosesh kur ke një vendim të formës së prerë” thotë ajo, teksa më tej sqaron se një nga faktorët ka qenë edhe reforma në drejtësi.

“Problematikë që ka sjellë këtë situatë është edhe reforma në drejtësi, sot kemi gjysmën e kapaciteteve të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kjo sjell zgjatjen e proceseve gjyqësore. Në vitin e fundit ne kemi evidentuar jo vetëm afate në gjykim, por edhe afate të gjata edhe në zbardhjen e vendimeve. Nuk zbardhen as vendimet në kohë dhe kemi mesatarisht për persona që janë dënuar 6 muaj për t‘u zbardhur vendimi në kohë” shton Ballanca.

Por, me reformat që janë marrë apo po ndërmerren, a mund të rregullohet kjo situatë?! “Doli edhe një draft i Kodit Penal dhe mesa u pa kemi edhe një ashpërsim tjetër, duke kriminalizuar edhe një numër tjetër veprash penale. Procesi i Vetingut ka sjellë në një lloj vullneti të madh të prokurorëve dhe gjyqtarëve që të çojnë në burg të gjithë personat” pohon ajo./tch

Next Post
“Kurti duhet t’i bëjë mirë llogaritë me aleatët”/ Minxhozi: Kosova s’mund t’i zgjidhë vetë problemet me Serbinë

Kaosi i pronave/ Minxhozi: Investimet e mëdha nuk realizohen, nuk dihen pronarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In