• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të bukura, të pasura e të suksesshme! 14 vajzat VIP që jetojnë në luks

by A R
16/08/2016 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kelvi Kadilli

Vendosa të shkruaj për vajzat të cilat i shoh shpesh vërdallë nëpër Tiranë të cilat bëjnë një jetë vanitoze dhe janë të njohura më së shumti për këtë gjë.

Këto bukuroshe bien në sy nga shumë larg dhe përveç të tjerash janë të njohura sepse janë të pasura. Ja lista më poshtë!

1- Lori Hoxha, Sara Hoxha: Dy motrat simpatike të cilat lakmohen nga të gjithë për stilin në të veshur dhe jetën që bëjnë, janë edhe shumë të zonjat në mbarëvajtjen e bizneseve që babai i ndjerë i ka lënë trashëgimi. Lori Hoxha ka provuar se ka mundur të vazhdojë rrugën e babait të saj me shumë rigorozitet. Tashmë ajo nuk njihet thjesht si vajza e Dritan Hoxhës, por si një Fashion Icon dhe producente në rritje. Familja Hoxha ka burim të ardhurash nga Top Media, Digitalb dhe Lori Caffe.

2- Adela Sollaku: Vajza e ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku, është një tjetër figurë interesante. E kuruar në detaj dhe gjithnjë në super formë fizike. Gjithashtu e njohur edhe si e dashura e zemrës e reperit Ledri Vula.

3- Kristina Neranxi: Një tjetër bjonde simpatike, gjithnjë e krahasuar me Paris Hilton për nga ngjashmëria fizike. Kristina është menaxherja e firmës së babait të saj dhe ka Bar Divina në bllok të cilën e punon me produktet e saj.

4- Sindi Xhillari: Sindi është vajza e pronarit të Folie Terrace Alban Xhillarit dhe gjithashtu edhe të Millenium Group. Bukuroshja është 21 vjeç.

5- Adela Masha, Freda Doçi: Adela dhe Freda janë dy bjonde të cilat shpesh krahasohen me Wilson Sisters tek filmi White Chicks por janë shoqe të ngushta. Gjithnjë të kuruara, sexy dhe gati për party të fuqishme. Familja e Adelës ka shkollën Wilson ku Adela është edhe presidente. Prindërit e Fredës kanë kompani ndërtimi dhe kompleksin Lura në Lalz.

6- Jonida Maliqi: Këngëtarja e njohur ka rënë në sy për stilin dhe pamjen e jashtme që në moshë shumë të re. Jonida zotëron Unique Shop me këpucë dhe veshje të cilat kanë çmime pak të kripura duke qenë se janë ekskluzivitete të Kenzo dhe firma të tjera prestigjoze, por duket se mjaftojnë për ta bërë bukuroshen të ketë një jetë mjaft vanitoze.

7- Elena dhe Erisa Male: Vajzat e biznesmenit Behar Male i cili zotëron Nobis dhe Plaza Hotel. Të dyja bukuroshet janë menaxhere tek bizneset e familjes.

8- Era Xhabafti: Vajza simpatike e familjes Xhabafti njihet për hijeshinë që ka kur shfaqet në jetën e Tiranës. Era nuk është vetëm e bukur por edhe shumë e zënë me punë. Ajo ka Mini Invest, kompani që merret me Parmalat, Danone, Aktivia etj, menaxhon Liu Jo dhe gjithashtu punon si pedagoge e jashtme në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Ekonomisë.

9- Ersi Ngjela: Një personazh kontrovers, gjithnjë e zhurmshme dhe me stil të veçantë. Vajza e biznesmenes Shefikat Ngjela, Ersi, njihet për veshjet dhe lifestyle-in e saj të shtrenjtë. Të gjitha këto, bukuroshja i ka si pasojë e bizneseve familjare që përfshijnë Insig, Birra Tirana, Uji Selita etj.

10- Manjola Sulaj: Bashkëshortja e pronarit të Taiwan e cila menaxhon edhe pishinat e Aquadrom.

11- Ornela Muçaj: Arkitekte, punon me bashkëshortin i cili gjithashtu është arkitekt. Ata kanë një studio të suksesshme e cila duhet të sjellë goxha fitime nëse i hedhim një sy garderobës së Ornelës.

12- Krista Merkoçi: Fashion Blogger, dhe princesha e mamit. Familja e Kristës ka një farmaci dhe ekskluzivitetin e firmës “Korf” dhe “Dermastir”.

13- Armina Mevlani: U bë e njohur për publikun si Miss Albania por që në moshë shumë të vogël njihej nga shumica e njerëzve si vajza e vetme e Arben Mevlanit dhe Moza Mevlanit, dy personazhe me shumë influencë në botën e medias dhe spektaklit. Bukuroshja shquhej që adoleshente për rrobat e shtrenjta dhe stilin e veçantë Punk Rock. Më pas Armina kthehet në një Business Woman dhe hap dyqanin e saj më veshje Delirium ku merr brande eksluzive si Diane Von Furstenberg, Michael Kors, Giuseppe Zanotti etj.

14- Bora Kokëdhima: Rebelja e familjes Kokëdhima, Bora, shquhet për personalitetin e saj eksploziv dhe ndër të tjera edhe për brandin Savage të cilin ja ka dalë ta prezantojë me shumë sukses në treg. Bjondia simpatike është vajza e deputetit Koço Kokëdhima i cili zotëron edhe shumë biznese./INTV/a.m.

vajza-2vajza-2-1vajza-3vajza-4vajza-5vajza-6vajza-7vajza-8vajza-9vajza-10vajza-11vajza-12vajza-14

Next Post

Gjykata turke mbyll gazetën pro-kurde “Ozgur Gundem”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In