• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të blesh protestën “e hallexhinjve”

by Artur Ajazi
14/06/2020 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Partia Demokratike po mundohet të gjejë patjetër terrenin e duhur për të fragmentizuar “parafushatën” e saj elektorale. E ndërsa Lulzim Basha nuk po lë ditë pa takuar “tregëtarë dhe biznesmenë” të cilët po “rrënohen nga qeveria Rama”, një tjetër mesele ka nisur të marrë ngjyrimin “bllu”. Bëhet fjalë për “protestat” e blera të ish-opozitaristëve, kudo nga  vjen sinjali se “ka njerës të pakënaqur”. Dy ditë më parë ky fenomen qesharak, ka ndodhur në Labinot Fushë të Elbasanit, nga ku Partia Demokratike, u investua fort, në “sensibilizimin” e një proteste që kishte synim të godiste një biznes të ndershëm, një kompani që ka ngritur një qytet, dhe ka investuar dhe punësuar pothuajse gjysmën e të papunëve që ka ai qark. Bëhet fjalë për  kompaninë “Fish-City”, e cila operon në zonën e Labinotit-Fushë prej  disa vitesh, dhe ka punësuar mijëra vetë, burra, gra, të rinj dhe të reja. Eshtë një biznes, që i ka dhënë  frymëmarrje, një  zone  e cila ishte e harruar, nga ata që dikur sa ishin në pushtet  dhe premtuan shumë, por që sot  u shkojnë  atje për  ti ndërsyer kundër një biznesi privat. Ata që prej 7 vitesh, ulurijnë  se “jemi me biznesin, po  rrënoni  biznesin, qeveria po falimenton biznesin”, sot po blejnë protestat  spontane të 5-6 familjeve që ndoshta nuk kanë asnjë  lidhje me atë biznes privat. Ata  që deri sot, sulmonin  dhe akuzonin ministra, kryeministrin, deputetët dhe tatimorët se “po falimentoni biznesin e ndershëm, po rrisni  taksat, po vini gjoba, po  largoni investimet”, i janë sulur një kompanie  e cila është sot lider në treg, për punësimin dhe investimin në fushën e industrisë së peshkimit. Ata që deri sot, nuk  lanë  gjë pa thënë, akuzuar dhe denoncuar për gjoja “në mbrojtje  të biznesit, kompanive dhe tregëtarëve”, ata që deri  sot kanë lexuar dhe propoganduar  traktet  e SHQUP-it, duke “mbrojtur” biznesin, dhe duke derdhur lotin e krokodilit, sot po blejnë protestat e një grushti njerësish, dhe po akuzojnë  dhe i ndërsejnë ata kundër kompanive  private. Duket se stradegjia e Lulzimit  dhe sekretarëve të tij kokëulur, për të sulmuar biznesin, pastaj për ti bërë ata “ortakë” në rrugëtimin e tyre kaotik, është sa qesharake aq edhe  e turpshme. Ti  sulesh  biznesit  që punon, investon, punëson, që mban me taksat  që paguan rrogat e ish-ligjvënësve mandatdjegur, që ka kontrata me firmat më dinjitoze në botë, vetëm e vetëm, sepse kërkon të ngjallësh pakënaqësi në popull, je sa i dështuar aq edhe i dënuar, të mos fitosh kurrë  zgjedhjet, jo në Labinot –Fushë, por edhe në gjithë qarkun e Elbasanit. Të ndodhesh “rastësisht mes protestuesve” në çdo qytet dhe fshat, mes atyre  që  porosit  me sms, dhe u premton se “Lulzim Basha pas zgjedhjeve  do të bëhet  kryeministër”, është marrëzi  që kapërcen  çdo  imagjinatë  dëshpëruese. Të blesh “protestat” në kohë pandemie, dhe të shpresosh se “duke sulmuar një biznes, kam fituar 100 vota”, do të thotë të firmosësh humbjen e rradhës  me duart  e tua Lulzim. Aq më tepër në Labinot-Fushë, ku PD nuk ka fituar asnjëherë as  40 vota, edhe në pikun  e pushtetit  të saj……. 

 

 

Next Post
Ja kush është zgjedhja më efektive për të humbur peshë

Ja tre 3 rregulla të mira për rënien nga pesha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In